Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se takimi me palët e Këshillit Politik ka qenë konstruktiv dhe se kjo duhet të vazhdojë ditën e nesërme. Soreca tha se kufijtë për reformën zgjedhore janë vendosur nga OSBE/ODIHR dhe se përfundimi i kësaj reforme do të ndihmonte shumë vendin për të ardhmen e tij drejt BE por dhe shqiptarët. “Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpëjtë. Kufijtë janë vendosur nga…
Author: tirana
Pas plot 9 orësh konsultime me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane ka reaguar për mediat. Duke folur së bashku me ambasadorët Duncan Norman dhe Luigi Soreca, Yuri Kim tha se ishte një ditë e gjatë por që pati një farë progresi. Keshilli Politik do të vijojë takimet me ambasadorët edhe ditën e nesërme, tha ambasadorja amerikane. “Jam shoqëruar nga kolegët e mi ambasadorët Soreca dhe Norman. Të tre kaluam nënëtë ore me anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por progres është bërë. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha…
Dalin pamjet nga momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit të B. L., 34 vjeç, i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz. Ai duket duke ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga. I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka…
Shtyhet për 17 qershor seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë. Beçaj pritej të dilte para vettingut më 3 qershor ditën e nesërme, por që është shtyrë pasi ka çuar një raport mjekësor. Njoftimin e ka dhënë vetë KPK, ku njofton se takimi i ardhshëm do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00. Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i…
Në tjetër detaj tronditës është zbuluar në dëshminë e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila u abuzua seksualisht nga një 65-vjeçar, si dhe 3 rinj, bashkëpunëtor të tij. Në dosjen hetimore, e publikuar nga ‘BW’, thuhet se vajza ka pohuar para oficerëve të çështjes se Abas Doku kishte dashur të abuzonte me nusen e djalit të tij, por nuk ia kishte dalë. “Në lidhje me bashkëshorten e shtetasit Abaz, vajza ka treguar se e ka pyetur nëse ka marrë ndonjë gocë. Sipas saj Abazi i ka treguar se ka dashur të kapë nusen e djalit, por s’ka mundur.”, thuhet në dosjen…
Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e…
Për deputeten Mimi Kodheli, përgjegjësi për ngjarjen e rëndë në Babrru ka edhe sistemi arsimor, ku nuk i kurseu rezervat për mësuesit. “Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lyesh edhe flokët, sytë, buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara…
Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit është mbajtur nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete”, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj deklaroi se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit. “Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në…
Regjisori Robert Budina, i cili ndodhet në Berat ditën e sotme për të grumbulluar firmat e peticionit për ndërtimin e Teatrit të ri siç ka qenë dhe në vendin që ishte shprehet se nuk e kanë ulur kokën dhe nuk janë dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën. Ai paralajmëron protesta në vijim. “Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana. E bëri ky kryeministër që…
Të shumtë kanë qenë personazhet shqiptarë që kanë reaguar për vrasjen e 46-vjeçarit George Floyd nga policia amerikane.Ata kanë postuar në Instagram shprehjen “Jetët e zeza kanë rëndësi”, në formë proteste. Mirëpo, jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë reagim masiv të VIP-ave. Më e fundit është moderatorja Amarda Toska, e cila e konsideron një modë që të gjithë e ndjekin. ‘Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit dhe mbani këtë qendrim të drejtë por duket më shumë si modë që ju pëlqen ta ndiqni! Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë,…
Qytetarët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në qendër të Tiranës për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim, vënien në funksion të teknologjisë 5G dhe rikthimin e karantinës. Protesta është zhvilluar ditën e sotme në qendrë të kryeqytetit dhe ka kaluar pa incidentet. Të rinj, gra e burra mbushën trutuarin pranë parkut “Rinia” dhe vazhduan një marshim deri para godinës së Presidencës.
Kallashi, kërcimtarja që dikur bënte namin është rikthyer në ekran duke marrë pjesë në emisione e intervista. Së fundmi Kallashi e ftuar “n’Kosovë shoë”, tregoi se kaloi në depression për shkak të situatë dhe ndihej keq kur dëgjonte për fatkeqësitë. “Nervoze gjatë qëndrimit në karantinë më bëri më shumë qeveria, politika. Tre javë i mbylla rrjetet sociale se kalova në depresion, pastaj kur dëgjoja fatkeqësitë që i ndodhnin njerëzve më bënin nervoze. Kam dalë të eci, më mungonte shumë palestra dhe shtova shumë kilogramë”, u shpreh Donjeta Kosumi. Ajo rrëfeu se ka kaluar simptoma të ngjashme me koronavirusin por nuk…