Në Kosovë ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së.Në Kuvend mungon i gjithë Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje. Më herët LVV nuk e kishte sqaruar nëse do të merrte pjesë në seancën ku pritet që zyrtarisht Albin Kurti të largohet nga udhëheqja e Qeverisë. Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, i pranishem sot ne prezantimin qe iu be projektit te Hidrocentralit të Skavicës, theksoi se “Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit”. Kryeministri ka deklaruar gjate fjales se mbajtur ne kete ceremoni, se ‘Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit”. “Ne e kthyem Skavicen ne tavoline dhe ne 2017, ne Samitin e Trestes, HEC i Skavices u miratua si nje…
Të shtëna armësh janë dëgjuar disa minuta më parë në afërsi të bashkisë së Kamzës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës së shtetasit Ronald Kryemadhi, i cili ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij. NJOFTIMI I POLICISË Shërbimet e Komisariatit…
FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15 vjecares. Të rinj të FRPD kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit. Ata mbanin pankarta në duar dhe kërkonin shkarkimin e ministres. Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot. Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi…
12 milion euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare, ky është akordi që drejtuesit e Barcelonës kanë arritur me Lautaro Martinez. Dëshira e lojtarit për të luajtur përkrah Leo Messit nuk ka qenë kurrë një sekret, në Spanjë e bëjnë të sigurt arritjen e marrëveshjes, por për të hedhur të zezën mbi të bardhë duhet gjetur akordi edhe me Inter. Katalunjasit e kanë të vështirë të paguajnë klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro, për këtë arsye kërkojnë nga Inter një skonto të vogël, të pranojnë përfshirjen e ndonjë lojtari në tratativë, gjithsesi në çdo rast, oferta kesh nuk…
Ka shumë përfitime nga banania e cila përmban shumë vitamina dhe veti antiinflamatore. Bananet përmbajnë sasi të larta kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A, antioksidantë etj dhe përbërës me veti antiinflamatore, çka e bëjnë frutin e preferuar për shumë njerëz. Mirëpo keni menduar ndonjëherë që krahas frutit, të përdorni edhe lëkurën e tij. Nuk është aspak një ide e çuditshme, por e provuar shkencërisht që funksionon. Living ju njeh me 3 mënyra të përdorimit të lëkurës së bananes tejet të dobishme për shëndetin: 1.Konstipacioni (kapsllëku): Në qoftë se keni probleme me…
Çdo shenjë ka kohët e saj të mira e të këqija. Për fat të keq, viti 2020 nuk do të jetë shumë premtues për shenjën e Dashit, nga cilado pikëpamje që ta shohësh. Astrologu Gregory Scott e bën këtë paralajmërim në kohë në mënyrë që veprimet e tyre të mëpasshme të jenë të matura e të kujdeshme! “Dashi mund te bjere pre e dobësisë së momentit duke u bere pjesë e një loje jo te pastër ne pune e në jetë personale”-ka thënë ai! Shpresojmë t’iu kemi njoftuar në kohë dhe të mos veproni vetëm me instikt!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë. Protestues janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore prej më shumë se një jave. Ka grupe paqësore por nuk kanë munguar as grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara. Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës. Megjithatë, një…
Një dekoratë për shpëtim të jetës me përkushtim të guximshëm i është dhënë zviceranes me prejardhje shqiptare Antigona Kalimashi. Madje, siç bëhet e ditur, Antigona Kalimashi ishte personi i parë që ka marrë deri sot një shirit CdA. Antigona Kalimashi kishte shpëtuar një grua që kishte rënë para trenit në stacionin e trenit në Freiburg nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës.
E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade foli për ardhjen në pushtet të Ramës me Erion Veliajn dhe lëvizjen Mjaft që zëvendësoi të “vjetrit” në PS. Arta Dade: Më lejoni tu them që nga një miku i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e Mjaftit me vajza të reja, që tashme janë në krye të punëve të pushtetit. Dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, pro nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në. Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan G99 dhe ajo kontrollohej nga Rama.…
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar këtë të martë në një xhami në Kabul të Afganistanit. Mediat e huaja raportojne se sulmi në xhami u krye ndërsa brenda saj besimtaret ishin duke falur namazin e mbrëmjes. Si pasojee sulmit humben jeten një besimtar dhe imami të njohur, Ayaz Niazi.
Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen dhe ka zbuluar një debat të ashpër të zhvilluar mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim. Në edicionin e lajmeve, Peka ka thënë se Basha i ka bërë të qartë diplomates amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”. Më tej, siç citon gazetari, Basha ka akuzuar Kim se është palë me kryeministrin Rama. “Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh, ka pasur një bisedë…