Author: tirana

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se pas takimit të sotëm prej 9 orësh në ambasadën e SHBA-së të Këshillit Politik dhe ambasadorëve, ra kushti për qeveri kujdestare për 100 ditë para zgjedhjeve. Opozita kërkoi qeveri kujdestare më herët. “Ka rënë kushti për qeveri kujdestare për 100 ditë para zgjedhjeve. Gjatë negociatave të sotme, u ra dakord për identifikimin biometrik dhe tani po priten modalitetet. Nuk duan listat e hapura, nuk duan sistem danez, ata refuzojnë. Sistemi danez mbështetet nga ambasada e SHBA. Ata refuzuan dhe duket qartë se duan të mbajnë këtë sistem që është aktualisht.’, tha Hajdari…

Read More

Rreth pesë muaj më parë të gjithë u mahnitëm kur pamë propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”. “Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha asokohe Arditi në emision. Por mesa…

Read More

Javët e fundit një ngjarje e rëndë ka tronditur opinioni publik, ku një 15-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar, i cili e kishte filmuar dhe shpërndarë videon edhe tek tre persona të tjerë. Redina Sulstarova, pedagoge dhe psikologe klinike në Gjykatën e Tiranës, ka sqaruar çrregullimet, profilin klinik të një pedofili dhe si duhen trajtuar rastet e tilla. Sulstrarova thekson se këto fenomene nuk duhen anashkaluar dhe duhet treguar një kujdes shumë i veçantë për mënyrën se si ekspozohen fëmijët, ndërsa shton se shoqëria, media, familjet, instancat kryesore nuk duhet të kujtohen vetëm kur zbulohet një rast tragjik. “Për…

Read More

Nëntë orë takim i vështirë, i gjatë por konstruktiv. Kështu është cilësuar takimi i ditës së sotme nga ambasadorët e SHBA, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman me 4 anëtarët e Këshillit Politik. Në momentin kur dolën para mediave një ‘incident’ i vogël ka ndodhur me gazetarët, të cilët prej orësh prisnin me padurim detaje nga takimit. Sapo Kim ka nisur që të flasë, gazetarët i kanë drejtuar mikrofonat. Por disa prej tyre i kanë mbajtur shumë lart, duke shkaktuar të qeshura tek vetë Kim. “Siç e shihni jam e shoqëruar nga Soreca…

Read More

Xhevdet Bizhdili, pronar i një hoteli 3-katësh në zonën e Malit të Robit tregon se në vitin 2017 vendosi t’ia shesë hotelin për 850 mijë euro Rasim Docit. Marrëveshja legale u bë te noteri për 300 mijë euro dhe kontrata parashikonte shlyerjen e kësaj shume brenda 6 muajve. Ndërsa 550 mijë euro do të shlyheshin me klering me apartamente. Pas 6 muajsh Xhevdeti nuk i mori apartamentet, por mori një fletë-thirrje nga Gjykata e Kavajës pasi blerësi Rasim Doci kërkonte lirimin dhe dorëzimin e hotelit.  Gjykata e Kavajës i dha të drejtë Rasim Docit dhe ky i fundit, bashkë me…

Read More

Në Shqipëri bisedimet mes palëve politike për reformën zgjedhore u zhvilluan sot me praninë e ambasadores amerikane Yuri Kim, atij të Bashkimit europian Luigi Soreca, ambasadorit britanik e përfaqësuesve të OSBE-së. Për ish-deputeten e PS-së Arta Dade reforma zgjedhore nuk ka pse lihet në momentin e fundit, pasi do të kesh ato kompromiset ose pazaret. “Reforma nuk ka pasi lihet në momentin e fundit dhe në momentin e fundit nuk ke çfarë të prodhosh, pasi do të kesh ato kompromiset ose pazaret, ose do të bëhen në këmbë dhe reforma do të ketë defekt kur ky kod të zbatohet”, tha…

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Në Fokus”, u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshje qeverisësë PS-PD. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të ishte një turp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin. “Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë”, tha ai. Shehi u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshjeje që…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar sonte se Shqipëria tashmë është gati për të rihapur kufijtë e saj tokësorë dhe ato ajrorë me vendet e tjera. “Për të thënë të drejtën, ashti siç ka deklaruar kryeministri të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur për të gjitha pikat kufitare, si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë”, tha ajo në Euronews Albania. Ajo shtoi më tej se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave të hartuar…

Read More

Ditën e sotme, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia” në Durrës, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”. Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Read More

Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku ka deklaruar se do të krijojë një parti të re, Partinë për Zhvillim Kombëtar. E ftuar sonte nga Adi Krasta në emision, Zhaku u shpreh se plani i saj është krijimi i një partie të re. Në fakt, Zhaku duket se e ka marrë seriozisht krijimin e një force të re politike pasi edhe në Facebook ka nisur mbledhjen e firmave. Së fundmi Zhaku doli edhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në reagimet e saj ajo nuk ka kursyer fyerjet ndaj qeverisë. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Mustafa Nanos, pasi ky i…

Read More

Mato Lale, një nga reperat më të rinj në vendin tonë, u përfshi në një sherr të dhenshëm me mikun e tij para dy ditësh dhe për pasojë u plagosën rëndë. Pas sherrit, denoncuan reperin e njohur Stresi, së bashku me shokët e tij, pasi sipas tyre kanë qenë pikërisht këta “bad boys” që i kanë rrahur. Reperi Stresi e bëri publike këtë histori në një video duke thënë se sapo kishte dalë nga komisariati dhe ka sqaruar se në fakt as ai dhe as shokët e tij nuk kanë aspak lidhje me sherrin në fjalë. Ai ka shtuar se…

Read More

Presidenti Vladimir Putin ka dhënë mbështetjen e politikës bërthamore të vendit që i lejon Rusisë të përdorë armë atomike në kundërpërgjigje të një sulmi jo-atomik ndaj infrastrukturës kritike qeveritare apo ushtarake. Duke përfshirë edhe sulmet jo-bërthamore si një aktivizues i mundshëm i kundërpërgjigjes atomike nga Rusia, dokumenti duket se është një paralajmërim ndaj SHBA. Zgjerimi i tekstit të dokumentit reflekton shqetësimin e Rusisë për krijimin e armëve që mund t’i japin Uashingtonit aftësi shtesë për goditje të aseteve të rëndësishme ruse, pa përdorur armë bërthamore. Në përshtatje me linjën e doktrinës ruse, dokumenti konfirmon se vendi do të përdorë armë…

Read More