Shumë gjëra kanë ndryshuar, dhe shumë do të ndryshojnë pasi pandemia e koronavirusit të kalojë. Një mjek seksolog italian jep këshilla të vlefshme, ku një ndër to sipas tij është shmangia e puthjeve me gjuhë. Francisco Cabello, gjatë një interviste për gazetën “La Vanguardia”, shprehet se ai ka përpiluar një material të sjelljeve të lejueshme gjatë fazës 2 dhe atyre të palejueshme. Drejtori i Institutit të Seksologjisë Andaluziane thotë se puthjet tejet pasionante me gjuhë, duhet të shmangen me çdo kusht. Do të ketë disa lëshime të vogla për çifte që kanë jetuar nën të njëjtën çati gjatë bllokimit, por…
Author: tirana
Paulo Dybala po vuan shumë në këtë periudhë. Ai u testua pozitiv në testin e katërt radhazi. Argjentinasi së bashku me të dashurën e tij kanë 6 javë të prekur me COVID-19 dhe ende nuk janë shëruar. Ylli i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë një intervistë për brazilianen Anitta në instagramin e Adidasit. “Të them të drejtën, nuk e kisha menduar kurrë se do të më mungonte të luaja futboll dhe të stërvitesha kaq shumë. “E ndjej se dua të stërvitem, të shoh shokët e ekipit dhe miqtë, e më e vogla të prek topin, pasi të stërvitesh në shtëpi…
Turqia ka intensifikuar kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht pandemisë së COVID-19, që së bashku me uljen e çmimit të naftës, ka rezultuar dhe në një pezullim të përkohshëm të aktiviteteve të kompanive të huaja të arit të zi në rajon. Dy anijet turke – Fatih dhe Yavuz – kanë vazhduar operacionet e tyre, ndërsa një e tretë, Kanuni, ka mbërritur në qytetin bregdetar Taşucu në mesin e marsit. Koronavirusi shkaktoi një rënie te papritur ekonomike globale, pasojë e së cilës ishte dhe e tatëpjeta e kuptimit të naftës në tregjet botërore. Situata e krijuar prej pandemisë ndikoi edhe…
Pas bërjes publike të lidhjes me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj nuk i kursen më postimet në rrjetet sociale. Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë. Pak orë më parë, moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet e lumtur me ish-deputetin dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar Të shumtë janë ata që ia kujtoj partnerët e saj të mëparshëm, dhe Rudina pa hezitim u ka kthyer përgjigje. Një prej komentuesve i ka thënë ta mbajë mirë Markun, pasi…
Motra e të riut shqiptar Aleksandër Luka, i cili akuzohet për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudis ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor. Midis të tjerash, ajo tha se “disa orë më parë gjeta forcën mendore të bisedoja me z. Topaloudis dhe të kërkoja falje”, dhe më pas tregoi lidhjen që kishte me vëllain e saj dhe problemet që kishte kaluar ai në Greqi. “Ne kemi shtatë vjet diferencë. Marrëdhënia jonë karakterizohet nga një dashuri e madhe dhe besim i veçantë. Gjatë viteve të shkollës së mesme, ai kishte përjetuar ngacmim për shkak të prejardhjes së tij. Ata e nënvlerësuan…
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj konsiderohet si një nga vajzat më të bukura të skenës shqiptare. Por së fundmi ajo duket se ka gjetur dhe sozinë e saj. Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Donika e cila ka nxjerrë një video në “Tik Tok” dhe të gjithë e kanë pyetur nëse e ka ndonjë gjë Xhensilën pasi ngjanin si dy pika uji me njëra-tjetrën. Ky fakt i ka tërhequr vëmendjen edhe vetë këngëtares, ku ka publikuar dhe ajo videon edhe e ka komplimentuar vajzën në fjalë duke thënë se ishte më e mirë se ajo.
Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me mosmarrëveshjet që ka pasur në të kaluarën me kryetarin e Opozitës Lulzim Bashësn. I ftuar në “Hard Talk”, Meta u ngacmua edhe nga gazetari Roland Qafoku, i cili i kujtoi Presidentit pjesë nga intervista që dha në “Opinion”, në vitin 2015, teksa shprehje se ‘Luli të gënjne edhe për orën. Pjesë nga Intervista Roland Qafoku: Ju keni shfaqur disa herë edhe mosbesim për kryetarin e Partisë Demokratike, madje jeni shprehur se ai të gënjen dhe për orën. Sa e kishte orën Lulzim Basha më 2 mars? Ilir Meta: Në 2…
Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha se shifra e ulët e rasteve do të bëjë që të vazhdojmë të jemi të përqendruar ndaj virusit. Sipas tij edhe për dy javë të tjera do të jetë e vështirë që në vendin tonë të mos ketë raste të reja me Covid-19 “Shifrën 0 nuk do të mund ta kemi mendoj edhe për dy javë të tjera. Ne do të vazhdojmë të jemi të fokusuar te Covid-19 dhe në këtë kuptim është mirë që të kemi raste të reja çdo ditë. Sheshimi në zero i rasteve është shumë i vështirë. Ne duhet të mësohemi me…
Renato Mekolli është një nga shefat më të njohur të kuzhinës në Shqipëri. I komentuar pas programit “Hell’s Kitchen” në Top Channel, ai u vu në qendër të vëmendjes për mënyrën e të drejtuarit dhe stilin që përdorte në kuzhinë me komunikimin dhe gatimet. Por së fundmi ai ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se ky program nuk do realizohet më dhe se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Ende nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë Mekollin që të lërë vendin. Teksa ka bërë një postim në rrjete sociale, ku kujton me nostalgji pjesë të veçanta…
Pekini mund të përballet me një valë në rritje të armiqësisë, pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në “konfrontim të armatosur”, paralajmëroi një raport i brendshëm kinez. Raporti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se ndjenja globale kundër Kinës është në nivelin më të lartë që nga goditja e Sheshit Tiananmen në 1989, thanë burimet. Si rezultat, Pekini përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vijim të…
Presidenti Ilir Meta gjatë një bisede në emisionin “Hard Talk” tregoi nëse është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama apo me kryeopozitarin Lulzim Basha. Pyetje : Zoti President, unë ju kam ndjekur dhe herë të tjera dhe për mua jeni i qartë në këtë që argumentoni megjithatë, opinioni publik ka disa paqartësi, a keni kontaktuar ju personalisht me zotin Rama në atë që ju vetë thatë se ‘mazhoranca më ka kërkuar mua që në këtë situatë pandemike të mos bëjmë luftë politike’? Kështu e interpretuat ju, ajo që unë thashë është që sjellja ime në situatën e pandemisë duhet…
Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun e zemrës. Gjithçka nisi me një sherr mes çiftit, në dukje nga ato grindjet e vogla, por që nga gruaja është mbyllur me një përplasje dere dhe largim nga shtëpia pa adresë. Burri e ka telefonuar pa fund partneren. Por asnjë rezultat. E ka pritur për orë të tëra që i janë dukur të pambarimta. Dhe pastaj është dorëzuar dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3. Sipas një burimi të sigurt të Gazetës…