I pari vjen në liste Demi, i njohur si shenja e pirunëve. Thuhet se personat nën shenjën e demit mund të hanë gjithçka, pa bërë shumë naze. Të dytët në radhë vijnë Peshqit, të cilët njihen si persona shumë misteriozë, por që nuk i rezistojnë dot një tavoline me ushqimet e tyre të preferuara. Të tretët janë Ujorët, të cilët “vdesin” për makaronat, biftekët, tavën e kosit, si dhe byrekët. Të katërtët, vijnë në listë Gaforret, të cilat kanë një karakteristikë shumë të veçantë. Ata përpiqen gjithmonë të zhvasin diçka prej pjatave të të tjerëve, vetëm për të shuar urinë…
Author: tirana
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi duke vlerësuar masat e marra në fillim të pandemisë është shprehur kundër për lehtësimin e tyre në këtë fazë. Në një intervistë për Report Tv, Meksi zgjodhi që të mos jepte një notë për vendimet e marra nga qeveria Rama, por tha se nuk është aspak dakord me hapjen, sipas së cilit shqiptarëve po u thuhet “bëni çfarë të doni”. “Shkollat janë mbyllur nuk ka nota për qeverinë Rama. Ai bëri mirë që e mbylli, nëse bëri mirë kur hoqi kufizimit, nuk është në lartësinë e duhur që e ka lëshuar fare “bëni cfarë të doni”. Mos…
Fjoralba Ponari ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se me cilat nga vajzat e programit ‘E diell’ gëzon më shumë miqësi. Moderatorja i është përgjigjur pyetjes së ndjekësit në ‘Instastory’, duke i eriketuar menjëherë dy shoqet e saj. “Mendoja që ishte evidente. @nevinashtylla @argjiraspanca”, ka shkruar Ponari krah postimit në rrjetet sociale. Ndonëse ‘E diell’ përbëhet nga një staf i madh vajzash plot talente, duket se Fjoralba e gjen më shumë vetes pranë natyrës së Nevinës dhe Argjirës. Kujtojmë se Ponari ka lajmëruar se përveç angazhimeve në ekran si moderatore, shumë shpejt do të vijë me…
Presidenti Ilir Meta ka komentuar përplasjen e ashpër me kreun e KED-së Ardian Dvorani. I pyetur nëse beson se Ardian Dvorani do të largohet nga detyra e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta tha se nuk varet nga ai. “Se çfarë do të ndodhë kjo është diçka tjetër që nuk varet vetëm nga unë, së pari duhet të keni parasysh konsideratën, nëse e keni lexuar të plotë kërkesën që institucioni i Presidentit i ka bërë Këshillit të lartë Gjyqësor, por jo vetëm atij, edhe Gjykatës së Lartë, Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, që mandate i zotit Dvorani ka përfunduar…
Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave dhe Bujqve në Greqi, Christos Giannakakis, ka folur ditën e djeshme në lidhje me emigirmin e 7 mijë punëtorëve shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për median greke “Anagnostis”, ia tregoi se vendi i tij pret 700 mijë punëtorët, që do jenë në punë gjatë muajve të verës. Ai tha se ka një plan me 11 pika, që është propozuar për ministrinë e Bujqësisë, për të gjitha procedurat e ardhjes dhe karantinimit të emigrantëve, por ende nuk është marrë një përgjige. Giannakakis shtoi ndër të tjera se shoqata ka treguar kushtet e marrëveshjes që…
Ish-presidenti, Bujar Nishani në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” tha se kryeministri Rama shan dhe ofendon qytetarët nëpër komente dhe përgjigje kur ata kërkojnë me të drejtë sqarime nga qeveria. Ai ka akuzuar qeverinë dhe autoritet për keqmenaxhim të situatës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa theksoi se ka informacione se kanë ndërruar jetë jo në ambinetet e spitaleve persona të infektuar me koronavirus. “Unë po bëj një kundërpyetje për qytetarët. Çfarë emri tjetër mund të ketë kreu i një qeverie kur në komunikim me qytetarët, në përgjigje të halleve dhe probleme të tyre të shumta dhe ankesave…
Një bandë kriminale me sede në Catania, është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas mediave lokale, mësohet se bëhet fjalë për një bandë të rrezikshme që kishte lidhje të afërt me “Cosa Nostran”. Guardia di Finanza në bashkëpunim me grupin Ajror-Naval të Messina-s, knaë organizuar operacionin “Shoes”, bazuar në emrat e markave të këpucëve që përdornin anëtarët e bandës dhe kanë vënë në pranga 25 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë: Klodian Shkrela dhe Rodolf Sotiri, alias Elton Agalliu Sipas hetuesve, banda është shumë e rrezikshme dhe që vepronte në të gjithë Italinë e Jugut me kontakte të shumta edhe jashtë…
Teoricieni Piers Corbyn është i bindur në teorinë konspirative se pandemia po përdoret për të instaluar mikrochip tek njerëzit, për të vendosur “rendin e ri botëror”. 73 vjeçari ka folur disa herë publikisht rreth kësaj teorie dhe ka zhvilluar deri më tani 3 protesta. Përgjatë protestës së fundit, është detyruar të ndërhyjë edhe policia, e cila ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur hetimet për disa pjesmarrës të tjerë. “Masat e bllokimit nuk kanë dështuar, jo sepse janë efektive, por sepse në realitet nuk ekziston pandemia. Numrin më të lartë të vdekjeve do e kemi nga vetmia, vetëvrasjet dhe sëmundjet…
Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Kështu u shpreh drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore. Përmes këtij videomesazhi drejtuar maturantëve, të cilin e ka publikuar ministrja e Arsimit në Facebook, Vrapi thekson se “çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”. Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë…
Ambasada amerikane në Tiranë njofton se Departamenti i Shtetit ka shtyrë datën e kontrollit të statusit për programin e Vizës së Diversitetit (Lotarisë Amerikane) deri në 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të pandemisë nga COVID-19, “e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021”. “PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021. Për të…
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të bëjë thirrje kundër rendit. Ai ka publikuar një video, sipas tij nga Rumania, duke bërë thirrje që qytetarët t’i përvishen policisë. “Rumunet guximtar i pervishen policise! Nderim te gjithe atyre qe mbrojne me guxim te drejtat e tyre”, shkruan ai. Kjo nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje të tilla, ndërkohë që efektivët e policisë janë në vijën e parë të rrezikut nga COVID-2019.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës, ku këto kohë kanë përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione. Postimi i Ramës #BukuriNjerëzore???? Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit? Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të…