Qentë në SHBA po trajnohen për të zbuluar Covid-19 te pacientët, për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë koronavirus Në programin e provës, të drejtuar nga Shkolla e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvania, tetë qen do të aftësohen gjatë tre javëve për të nuhatur koronavirusin nga mostrat e urinës dhe pështymës. Dr Cynthia Otto, një profesoreshë në Universitetin e Pensilvania, tha në një deklaratë, se qentë tashmë kanë aftësinë të nuhasin kushtet e tjera të rrezikshme. “Qentë për zbulimin e aromave mund të zbulojnë me saktësi përqendrime të ulëta të komponimeve organike të paqëndrueshme, të njohura ndryshe si VOC,…
Author: tirana
E sotmja shënoi një kthesë për italianët, të cilët prej më shumë se dy muaj kanë qenë të izoluar si pasojë e masave kundër koronavirusit. Këtë të hënë autoritetet vendosën që të lëshojnë pak nga karantinimi i gjatë, dhe diçka e tillë u reflektua menjëherë. Trenat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh. Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se vendimet për koronavirusin i ka marrë vetëm kryeministri Edi Rama, dhe jo ekspertët. Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të tij, të bërë në emisionin “Real Story”, në News24, Vasili publikon një video, që sipas tij, tregon se i vetmi përgjegjës për vendimet e marra që shkatërruan vendin është Edi Rama. Mesazhi i Vasilit: Vetem Edi Rama i ka marre vendimet dhe jo ekspertet!! Ne 29 prill kam thene ne REAL STORY i intervistuar nga Gazetari Sokol Balla: “Ctë them kur akoma edhe sot që flasim nuk dimë përbërjen e grupit…
Komrom Zukhurov nga Taxhikistani u arrestua pasditen e 29 Prillit në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në kryeqytet. Ai u arrestua për llogari të autoriteteve gjermane pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani. Në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21 Prill 2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS). Por sipas të dhënave të…
Tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga puna deri në muajin korrik. Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Infermierëve, sipas të cilit ata janë kapur duke ngrënë molto gjatë orarit të punës. Shoqata thotë se në asnjë vend të botës, nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit. Reagimi i plotë: Reagim publik per masen e marrë ndaj tre Infermierëve të shërbimit të Neurokirurgjikë: Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar…
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me origjinën e COVID-19. E ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi tha se koronavirusi është prodhuar nga një laborat në Kinë, duke iu referuar laboratorit të virologjisë në Wuhan. Ajo shtoi se ky virus është si një armë për vrasje në masë, e sipas saj kemi të bëjmë me një virus sintetik dhe jo bakterologjik. “E dimë të gjithë se koronavirusi është prodhuar nga një laborator në Kinë, prandaj ka përplasje mes SHBA dhe Kinës. Ideja e koronavirusit kishte idenë e një arme…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha me datë 11 maj do dalin rezultatet e para se si ka ndikuar lirimi i masave në Shqipëri. “Ne po ndjekim një strategji 2 javore për hapjen. Më datë 11 maj do dalin rezultatet e para se si ka ndikuar hapja graduale. Pas publikimit me datë 11 maj do të shohim kurbën gjatë hapjes. Kjo do na shërbejë për të vazhduar me lehtësimin e masave të tjera”, tha Manastriliu për Open.
Studiuesit britanikë kanë prezantuar imazhet e para spektakolare që japin një analizë tmerruese sesi mikrobi vrasës shumohet në brendësi të trupit të njeriut. Grupi i Universitetit të Shkencave të Dundee ka publikuar pamjet me qartësinë më të madhe të virusit që ka vrarë deri tani më shumë se 247,000 njerëz në të gjithë botën. Aty tregohet sesi pjesëzat e virusit Sars-CoV-2, i cili më tej shkakton sëmundjen Covid-19 – prekin indet e zorrëve të njeriut, të para në një mikroskop super-të-fuqishëm. Ato tregojnë sesi virusi grumbullohet dhe më pas largohet nga qelizat njerëzore të zorrëve. Studiuesit e Universitetit të Dundee…
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi shprehet se po mblidhen prova për një “deputet oligark” të kryeministrit Rama. Sipas Bardhit, ai ka kryer disa shkelje në Shqipëri dhe sipas tij duhet ta kishte humbur mandatin prej kohësh. “Një deputet i PS duhet të kishte humbur mandatin prej kohësh. Është një oligark që është në grupin parlamentar të PS. Se në PS ka tre kategori deputetësh. Janë pedagogët, ata që dalin të dosja 339, dhe grupi i oligarkëve që përdoren për të blerë votat. Kemi disa prova, jemi duke mbledhur dhe prova të tjera për ta kompletuar dosjen. Shkeljet janë…
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuara e parë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë. Xhaçka iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, të cilët kësaj here nuk ishin në studio për shkak të masave ndaj pandemisë. Një prej tyre ishte edhe Emelit, vajzës trazovaçe, e cila në këtë kohë karantine nuk ka lënë pa i prekur çdo veshje apo buzëkuq mamasë. Emel: Unë jam trazovaçe, i kam marrë mamit të gjitha gjërat, fustanet, takat, këpucët, ia shkatërroj të gjitha. Po ti Olta që je ministre a ke shumë lekë? A blen, çanta, këpucë, buzëkuqe? Olta Xhaçka:…
I shtrirë në krevat, i vetëm në dhomë, deputeti Adriatik Alimadhi ka gjetur forcën dhe të flasë për mikrofonin e Report Tv. Gjendja e tij tashmë është e mirë, koronavirusin e kaloi, por i shkaktoi probleme të shumta në mushkri, që e kanë detyruar të qëndrojë për 40 ditë në spital. Ai ka vetëm një urim: Koronavirusi që i ra atij, mos i rëntë asnjë shqiptari…teksa këmbëngulë që duhet të respektohen masat. “Jam më mirë, duke kërkuar jetën. 40 ditë sot bëj në spital. Si ky rast nuk më ka ndodhur më para, shumë e çuditshme, gjendja e trupit tim…
Gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u bë pjesë e diskutimit mbi thinjat dhe domethënien e tyre. Si gjithnjë pa komplekse, Zhaklina tregoi se do të donte të thinjej bukur, ashtu si e ëma. “Unë do doja të thinjesha si ajo. T’i kisha të gjitha të bardha ose të kisha një tufë flokësh që të dukesha dhe moderne. Kur të thinjem ndoshta do ndryshoj mendje, po do doja të kisha flokë të bardhë edhe të gjatë… ashtu e imagjinoj veten”, tha ndër të tjera ajo.