Author: tirana

Jürgen Habermas, çfarë zbulon kjo krizë shëndetësore globale, nga pikëpamja etike, filozofike dhe politike? Nga pikëpamja filozofike, më bën shumë përshtypje fakti që pandemia po i detyron të gjithë drejt një reflektimi që më parë e bënin vetëm ekspertët. Sot të gjithë qytetarët po mësojnë se si qeveritë e tyre duhet të marrin vendime, duke i ditur mirë limitet e dijeve të vetë virologëve me të cilët konsultohen. Rrallëherë, terreni i veprimit në kushte pasigurie, ka qenë ndriçuar në mënyrë kaq të fortë. Ndoshta kjo eksperiencë e pazakontë do të lërë shenjë në ndërgjegjen e jetës publike. Po cilat janë…

Read More

Shkencëtarët thonë se ata kanë zbuluar provat e para të një mutacioni “të rëndësishëm” të koronavirusit – duke ngritur shqetësime që hapat e bëra drejt një vaksine deri më tani mund të jenë “të kota”, sipas një studimi të ri, shkruan “New York Post”. Studiuesit, të cilët izoluan një shtresë të virusit nga një mostër e mbledhur në Indi në janar, thanë që mutacioni duket se e bëri virusin më pak të aftë të lidhej me një receptor në qelizat njerëzore të quajtur ACE2, një enzimë që gjendet në mushkëri. Zbulimi i kësaj mutacioni “ngre alarmin se zhvillimi i vazhdueshëm…

Read More

Këtë të mërkurë është zhvilluar ceremonia e firmosjes së kontratës së parë të BE me Ministrinë për Rindërtimin, në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, është shprehur se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për 15 milionë euro, të cilat do të përdoren për ndërtimin e shkollave që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit. Ndër të tjera ambasadori ka theksuar se shkollat do të ndërtohen sipas standarteve ndërkomëbtare, dhe se ky program do të shtrihet dhe për institucionet e tjera arsimore dhe në Tiranë. “BE ka mundur që…

Read More

Prof.Dr. Besnik Baraj/ Prej vitesh nuk kanë munguar paralajmërimet e shkencëtarëve për rreziqet që i kanosen jetës në Tokë, përfshirë dhe atë nga viruset. Në vitin 2007, në revistën e mirënjohur “Clinical Microbiology”, një grup shkencëtarësh paralajmëronin se “praktikat në Kinën Jugore të ngrënies së kafshëve ekzotike, të cilat janë rezervuarë të viruseve SARS-CoV, përbën një bombë, shpërthimi i së cilës është ҫështje kohe”. Ndërsa në 2016, figura më e spikatur shkencore në 50 vitet e fundit Stephen Hawking paralajmëroi “Ne po përballemi me një numër kërcënimesh: luftën bërthamore, ngrohjen globale dhe viruset e modifikuara gjenetikisht në rrugë inxhinjerike”. Këto…

Read More

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se epidemia Covid-19 mund të quhet e tejkaluar, kur për 1 muaj mos të ketë asnjë rast të ri. I pyetur nëse ka rrezik kur qytetarët marrin kafe te furrat e bukës, ai u shpreh se nëse respektohet distanca nuk përbën problem. “Nëse një qytetar shkon brenda fashës që ka caktuar qeveria blen bukën merr edhe kafen dhe ikën në shtëpi duke ruajtur distancën nuk ka asgjë të keqe, por nëse merr kafen dhe ulet brenda fashës dhe bën disa minuta muhabet kjo është e rrezikshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre.…

Read More

Pasi fitoi një nga sfidat më të rëndësishme, duke mundur virusin Covid-19, Paolo Maldini duhet të vendosë për të ardhmen e tij te Milan. Legjenda kuqezi është në një raport shumë delikat me klubin, sidomos pas largimit të Zvonimir Boban. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, ish-kapiteni milanist, tashmë në rolin e drejtorit teknik kërkon siguri për të ardhmen. Ai ka në plan një përballje me pronarët e fondit “Elliot” për të kuptuar projektin, që për momentin bie ndesh me idetë e tij, duke nisur nga trajneri. Ralf Rangnick I projektuar si e ardhmja e pankinës së Milanit nuk pëlqehet nga…

Read More

Covid-19 vazhdon të shtojë tensionet jo vetëm mes anëtarëve që jetojnë nën të njëjtën çati, por edhe mes atyre që dikur ishin një familje dhe që për shkaqe të ndryshme i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit. Burri, i cili siç rezulton në vendimin e zbardhur, ishte divorcuar prej mëse pesë vitesh. Por ndërsa secili nga partnerët ka vazhduar jetën, shtetasi O.B., i merakosur për fëmijët e mitur që ishin të karantinuar me të ëmën, i ka furnizuar shpesh me ushqime. Njëri nga fëmijët e ka porositur të atin edhe për një picë, raporton Gazeta “Si”. Ai ka rendur ta çojë tek…

Read More

Kalimi në një gjen të kancerit mund të jetë çelësi për shërimin e sëmundjeve të zemrës, thonë shkencëtarët e Kembrixhit. Shkencëtarët e Kembrixhit e bënë zbulimin ndërsa kishin për detyrë një mision të veçantë për të zbuluar se si të fiknin një gjen që lejon përhapjen e kancerit. Mjekët sugjerojnë se gjetjet mund të ndihmojnë zemrën për tu përmirësuar, edhe pas një sulmi në zemër, raporton Metro. Autorja e studimit kryesor Dr Catherine Wilson, një studiuese në Universitetin e Kembrixhit, tha: “Kjo është me të vërtetë emocionuese sepse shkencëtarët janë përpjekur të bëjnë që qelizat e zemrës të shumohen për…

Read More

Me paketën e zgjeruar financiare të prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama do të mbështeten edhe 10 mijë punonjës të angazhuar në sektorin e turizmit. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në listën e individëve që do të ndihmohen me bonus të drejtpërdrejtë prej 40 mijë lekësh për 40 ditët në vazhdim, do të përfshihen edhe 10 mijë punonjës të regjistruar në sektorin e turizmit. Fondi i vënë në dispozicion për këtë kategori, bëri të ditur Kryeministri, është 400 milionë lekë ose 4 milionë dollarë.

Read More

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha sot se do të bashkëpunonte me qeverinë për t’u përballur me COVID-19, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të respektojnë masat e qëndrimit në shtëpi dhe distancimin social. E vendosur në vendin e kryetares së opozitës, Topalli tha gjatë një interviste televizive se do të bashkëpunonte me qeverinë në këtë situatë, pa e përdorur për pushtet. Topalli u shpreh se “bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, kur është fjalë për jetën dhe mbijetesës, sigurisht që aty nuk ka vend për të bërë politik. Në këtë aspekt do kisha ofruar bashkëpunim, duke kërkuar edhe masat…

Read More

Pas dy ditësh rënie, SHBA-ja regjistroi sërish një rekord të errët prej më shumë se 2 200 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi i ri, bilanci më i rëndë i regjistruar nga një vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë që numri i të vdekurve ishte ulur dy ditë më parë në rreth 1 500 të dielën dhe të hënën, SHBA-ja ka regjistruar 2 228 të vdekur në orën lokale 20:30, sipas shifrave të universitetit, të aktualizuara në vazhdimësi. Kjo e çon bilancin amerikan në 25 757 të vdekur në total. Rekordi i mëparshëm i të vdekurve…

Read More

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. QKUK ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë 69 vjeçari nga Suhareka, që ishte pranuar në klinikë më 10 prill. Siç ka njoftuar QKUK, i njëjti kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore që lidheshin me zemrën.Kjo është viktima e 9-të nga koronavirusi në Kosovë. Njoftimi i plotë: Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon: 39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi…

Read More