Në gjithë botën qeveritë po miratojnë paketa ekonomike shumë më të mëdha se ndihma që po jep qeveria “Rama”. Kryeministri i Italisë Guseppe Conte e quajti paketën ekonomike “Cura Italia” duke simbolizuar shërimin e ekonomisë. Ndërsa në Shqipëri emrat e paketave ekonomike po pagëzohen me emrin e kreut të qeverisë. Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin dhe situatën e COVID-19, i pagëzoi sot paketat ekonomike si “Rama 1” dhe “Rama 2”. Sipas Ahmetajt, këto janë paketa të pastra sociale dhe kanë fokus punonjësit dhe individët që goditen më rëndë nga koronavirusi. “Paketat “Rama 1” dhe “Rama 2” janë paketa të pastra…
Author: tirana
Kur mund të quhet e izoluar dhe nën kontroll përhapja e koronavirusit në një vend? Kjo pyetje mundon prej javësh e muajsh mjaft ekspertë. Megjithatë, duket se tani një pjesë e mirë e tyre bien dakord se epidemia në një vend të caktuar mund të quhet nën kontroll në momentin kur numri i të infektuarve ulet për tre ditë radhazi dhe numri i të shëruarve, apo personave që dalin nga terapia intensive rritet në të njëjtën kohë. Në këtë përfundim, që ashtu si shumë detaje të tjera rreth koronavirusit mbetet hipotetik, studiuesit thonë se kanë mbërritur duke analizuar të dhënat…
Nga Ben Andoni Gjendja e jashtëzakonshme, që ka përcjellë Covid-19 në Shqipëri dhe të gjithë botën, provoi shumë gjëra në aspektet makro dhe mikro të çdo fushe jetësore, porse në rastin tonë konfirmoi kotësinë e dhjetëra partive, që i marrin buxhetit të shtetit tonë fonde pa fund dhe si shkëmbim i “filtrojnë” individë të pavlefshëm, që jo pak herë u bien në dorë fatet e vendit. Ashtu si ndodh rëndom, pesha e fajit i vendoset KQZ-së, një strukturë që megjithë reformimin nuk i shmanget dot stigmës politike. Të paktën, edhe zgjedhjet e fundit, me kushtet shumë specifike që u realizuan…
Ashtu si të gjithë ne, edhe Morena Taraku është duke i kaluar ditët e karantinës në shtëpinë e saj. Vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram ajo ndan momente nga përditshmëria dhe duket se këngëtarja së fundmi është fiksuar pas aplikacionit të ri TikTok. Aty ajo publikon video të shumta, por ne na ka tërhequr vëmendjen njëra prej tyre. Teksa imiton një pjesë nga filmi më i komentuar i momentit “Mrekullia më qelinë Nr. 7”.
“Duke filluar nga dita e shtunë Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina. Transporti ajror do të kryhet nga Air Albania, e gjithë paketa do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Graancia santirae dhe shëndetësore. Për të kryer erezerveimin duhet të të shkoni te Air Albania dhe klinkoi te. Formulari do të firmoset fizikisht në sportelet e Air Albania-s. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e…
Dy studime të universiteteve të Neë York kanë dalë në rezultatin se njerëzit obezë dhe të moshuar janë më të rrezikuarit të preken dhe vdesin nga COVID-19. Sipas studimeve këto dy kategori janë më të rrezikuara edhe se pacientët me kancer. Teksa studimi thotë se virusi nuk ka lidhje me ata që konsumojnë cigare dhe duhan. Ata mbi moshën 65- vjeçare janë shumë të rrezikuar nga COVID-19 kurse ata poshtë 60- vjeç nëse janë obezë mund të kenë nevojë për spitalin apo ventilator. Sa përket duhanpirësve studimi bazohet në një fakt të fortë se në spitalet apo rastet e konfirmuara…
Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Krejt ka pak”. Ai ka zbuluar shumë gjëra rreth kësaj periudhe të vetë-izolimit, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë se me kë prej personazheve shqiptare do të ishte mbyllur. I pyetur se me kë prej artisteve do qëndronte i izoluar, përgjigja e Berishës nuk ka munguar. “Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë mes tjerash ai.
‘Familja e Zemrës’ është një nismë e ndërmarrë “Në Zemër të Tiranës” nga deputeti i PS, Ervin Bushati, e cila iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë të njësisë bashkiake nr. 8, aty ku edhe Bushati ushtron mandatin si deputet. Gjatë një lidhje me skype deputeti i PS-së Bushati thotë se në këtë njësi janë ndihmuar afro 190 familje. ’’Një situatë e tillë ka vënë në test të gjithë shoqërinë dhe politikën, duhet të ndihmojmë të gjithë ato që kanë nevojë, hallkën me të dobët, pensionistët, të papunët, etj. Tek të gjitha njësitë e Tiranës ka iniciativa të tilla që…
Bes Kallaku ka ndarë momente të ndryshme gjatë vetizolimit së bashku me partneren e tij, Xhensilën në shtëpi. Sē fundmi Besi ka publikuar një video ku duket se Xhensila është mbyllur në dhomë për shkak se Besi i ka vendosur një kërmill të vogël tek dera. “Pas një ore e mbyllur brenda, vendosi të dalë e armatosur. Mos i bëni tagg”, ka shkruar Kallaku krah postimit të fundit, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit e tij.
“Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme” ky është reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama në lidhje me lirimin e masave kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri. Rama ka marrë si shembull veprimet e Austrisë ku shkruan se ata kanë një plan të ngjashme me të Shqipërisë por janë më të avancuar në 10 ditë. Ndërkohë që Rama duke plotësisht dakord me kancelarin Austriak që thotë se nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat…
Revista “Forbes” ka përpiluar një klasifikim të pronarëve më të pasur në botë në klubet sportive dhe ku nuk janë marrë parasysh shumat e fondeve të tyre të investimeve në këto shoqëri. Steve Ballmer Ish-CEO i kompanisë Microsoft, Steve Ballmer, ka blerë Los Angeles Clippers, ekip në NBA, në vitin 2014 për shifrën e 2 miliardë dollarëve. Një pikë uji kjo për amerikanin 64-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në 52.7 miliardë dollarë. Mukesh Ambani Biznesmen indian ka bërë pasuri të madhe në industrinë petro-kimike. Sot drejton konglomeratin Reliance Industries, që është kompania private më e madhe në Indi. Mukesh…
Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë si shembull Portugalinë dhe Spanjën, për të vënë në pah se respektimi i masave është shumë herë më i i rëndësishëm se testimi në masë. Ajo zgjodhi që të mos e komentonte politikisht, por tha se shumë e rëndësishme është mbyllja në shtëpi, vendosja e maskave, ruajtja e distancës. Kjo është ajo që sjellë një kurbë më të ulët, shprehet Topalli, duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër kërkesës së PD, që kërkon më shumë teste. “Debati për testimet është debat global, nuk mund ta trajtojmë këtë cështje thjesht si në Shqipëri…