Moderatorja Klea Huta ka vendosur që një pjesë të kohës së saj të lirë ta kalojë me ndjekësit në ‘Instagram’. Një prej ndjekësve e ka pyetur Klean edhe nëse ajo ka hequr dorë nga karriera si aktore në kinematografinë turke dhe përgjigja e Kleas ka qenë mjaft e qartë. “Jo nuk ka dështuar ende dhe nuk është hequr dorë akoma. Një ditë do jem në atë kinematografi”, ka pohuar Klea. Ndër të tjera moderatorja ka treguar dhe se ka shtuar disa kilogramë gjatë shtatzënisë, por me rëndësi për të është vetëm shëndeti i bebit.
Author: tirana
Aktorja portugeze, Giovanna Antonelli, e njohur si “Zhade” nga filmi “Kloni” ka hapur së fundmi një argjendari , e quajtur “Rommanel”, e cila gjendet edhe online. Si imazh, aktorja ka preferuar të jenë fëmijët e saj, djali dhe vajzat binjake. Nga foto duken qartë që fëmijët dhe “Zhade” kanë vendosur aksesorë të ndryshëm. Kujtojmë se djalin, aktorja e ka nga martesa me Murilio Benicio-s, i cili luante rolin e Lukasit tek “Kloni”.
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” ish-banori i “Big Brother Albania 4”, Petirit Bylykbashi. Tashmë, ai e ka fituar luftën me sëmundjen dhe dëshironte që të dhuronte plazmën e tij të gjakut (sipas studimeve mund të ndihmojë në kurimin e të infektuarve), për një person të infektuar dhe që është në prag të vdekjes. Ndërkaq, ai tha që i mungon shumë normaliteti dhe ndër mungesat e tij më të mëdha ai përmendi tre aktivitete: “1: Të pi një birrë të ftohtë me miqtë, 2: Të bëj një zgarë me miqtë. 3.…
Shqipëria i kthehet sërish shifrave minimale me përhapjen e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar vetëm 8 raste të reja me COVID-19 nga 236 teste. Mes tyre, janë testuar 45 punonjës shëndetësie, kryesisht në Spitalin e Shkodrës, dhe u zbuluan 2 raste, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës. Me testimet e fundit, në listën zonave të prekura nga COVID-19 u shtua edhe Kukësi, ku gjendet 1 punonjës shëndetësie i prekur, por ende asnjë qytetar. Ndërsa 6 rastet e tjera janë gjetur në Tiranë. Në dy spitalet COVID aktualisht janë 46 pacientë të shtruar. Në Shqipëri koronavirusi ka…
Dashi Pritet qe partneri t’iu kushtoje me shume vëmendje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Do kaloni çaste te mrekullueshme dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret duhet t’i gjykojnë mire te gjitha gjerat para se te fillojnë histori dashurie. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme nëse vazhdoni te shpenzoni me maturi. Demi Mos ëndërroni shume gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha. Beqaret do kenë plot mundësi për takime te rëndësishme te cilat mund te përfundojnë ne histori dashurie…
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e tij për rritje globale në përgjigje të pandemisë Covid-19 dhe paralajmëroi një rënie të prodhimit këtë vit, të pashembullt që nga “Depresioni i Madh” i viteve ‘30. Në parashikimet gjashtëmujore, FMN tha se “Bllokimi i Madh” do të shkaktonte një rënie dramatike të aktivitetit që do të ishte shumë më e dhimbshme sesa recesioni që pasoi nga shkrirja bankare. FMN tha se tronditja e papritur e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit do të thotë se ajo ishte detyruar të hidhte poshtë një vlerësim të bërë vetëm tre muaj më parë të 3.3% të rritjes globale…
Pamjet që shihni në videon më poshtë i përkasin momenteve kur në Levan të Fierit shpërndahen ndihmat për banorët në nevojë. Por siç shihet, në asnjë moment nuk respektohen rregullat dhe masat me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët qëndrojnë në radhë pranë njëri -tjetrit he të mbledhur grumbull afër një furgoni policie, ku një person me listë dhe me maskë thëret emrin për pakon e ndihmës. Pamjet i ka publikuar në Facebook ish kryeministri Sali Berisha i cili shkruan: “Kjo eshte ndihma qe jep narkopolicia ne luften kunder covid19!Video eshte bere ne Levan, Fier! Krim!sb”
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me një deputet që sipas Ruçit ka dalë në një klub në Kamëz. Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi u kërkoi kryetarëve të Komisioneve Parlamentare që të marrin masa ndaj çdo deputeti dhe u shpreh se një prej tyre ‘jep mendimin e tij në Kamëz’. Ruçi shtoi më tej se duhet përjashtuar nga mbledhja e komisionit çdo deputet që shkel masat dhe u bëri thirrje që të respektojnë kodin e veshjes, ndonëse marrin pjesë në mbledhje, online. Në fund, kreu i Kuvendit u ka kërkuar deputetëve…
Shkencëtarët nuk janë të sigurt për rolin që luan klima në përhapjen koronavirusit të ri. Ndërsa mendohej fillimisht se vendet më pak të populluara dhe moti i nxehtë mund ta zbutin pandeminë në stinën e verës, tani infeksionistët thonë se sëmundja nuk është studiuar plotësisht. “Këto viruse, nuk e kanë shumë mendjen te periudha e vitit. Atyre u intereson prezenca e sa më shumë njerëzve pranë, që të kalojnë nga njëri te tjetri. Edhe pse temperatura e kufizon disi aftësinë e tyre të transmetimit, nëse ke grupe njerëzish, nuk ka rëndësi a është jashtë nxehtë apo ftohtë, infeksioni nuk kontrollohet,” deklaron…
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili mori sot lajmin e mirë se është shëruar nga COVID-19 ka dy fjalë për këtë të fundit. Duke e parë vetën si pacientë këtë herë, Brataj shkruan se kjo gjë kaq e vogël dhe e padukshme e frikësoi dhe i hoqi buzëqeshjen, por në fund kuptoi se sa e shtrenjtë është jeta. Brataj shprehet se ishte duke punuar se të mbronte njerëzit dhe vetën nga koronavirusi, ndërkohë që sëmundja kishte hyrë në trupin e tij. “Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke…
Covid-19 vazhdon të shtojë tensionet jo vetëm mes anëtarëve që jetojnë nën të njëjtën çati, por edhe mes atyre që dikur ishin një familje dhe që për shkaqe të ndryshme i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit. Burri, i cili siç rezulton në vendimin e zbardhur, ishte divorcuar prej mëse pesë vitesh. Por ndërsa secili nga partnerët ka vazhduar jetën, shtetasi O.B., i merakosur për fëmijët e mitur që ishin të karantinuar me të ëmën, i ka furnizuar shpesh me ushqime. Njëri nga fëmijët e ka porositur të atin edhe për një picë. Ai ka rendur ta çojë tek banesa ku jetonin…
Granti i parë prej 15 milionë eurosh, pjesë e grantit prej 115 milionë euro, që Komisioni Europian i akorodoi Shqipërisë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kryesore publike të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, do të nënshkruhet të mërkurën. Lajmin e ka dhënë sot Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili ka theksuar se në muajin shkurt, Bashkimi Europian dhe donatorët ndërkombëtarë premtuan 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019. Delegacioni i BE bën të ditur se 15 milionë euro është granti i parë, pjesë e grantit prej…