Author: tirana

Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike. Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale. Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit, Oriola dhe Eros tashmë nuk fshihen më. Futbollisti ka festuar ditëlindjen me romantike, me tortë me qirinj dhe madje është veshur nga vetë modelja për të bërë foton e 25-vjetorit. Në një foto të fundit ku Eros shfaqet i veshur sportiv me tuta dhe…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero tha nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin studimet tregojnë se fiton imunitet. “Kush kalon njëherë COVID-in le imunitet nuk infektohet për herë të dytë thonë studimet. Por duhet të kalojë të paktën 6 muaj, që të themi që imuniteti është i qëndrueshëm. Studimet dëshmojnë se mundësia për t’u rikthyer është e vogël. Por ende ka shumë pikëpyetje nëse sëmundja lë apo jo imunitet, por konfirmimet më të shumta flasin në favor të një imuniteti afatgjatë” tha Pipero në Report Tv.

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ngjitjen e shkallëve të karrrierës së Orges Bilbilit, që ka nisur me grabitje që në vitin 2010. Hoxha tha se Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi, në vitin 2010, kanë qenë thjesht adoleshentë dhe kryenin grabitje ordinere në fshatra, që nga televizorët, e deri ën stekat e cigareve. Sipas Hoxhës, Bilbili mori vëmendje në rastin e avionit të rrëzuar në Divjakë dhe filloi të bëhej i fuqishëm. ai shtoi se në Lushnje, shumë familje janë larguar dhe kanë marrë azil në vende të ndryshme. “Atëherë, Blendi së pari dua të them…

Read More

Në Shqipëri vijon prirja pozitive për dalje nga pandemia. Drejt mbërritjes së fazës së pikut dhe fillimit të daljes edhe në Europë. Rënie e numrit të humbjeve të jetëve njerëzore në shkallë botërore (Relacion ditor i E-group-it ndërdisiplinar “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave për përhapjen dhe përballimin e saj në Shqipëri, në Europë e në botë, sipas të dhënave të bëra të njohura zyrtarisht, datë 14 prill 2020) 1 Me rritjen prej 1.7 për qind të numrit të të prekurve nga virusi Corona shenjuar gjatë 24 orëve të fundme, në Shqipëri vazhdon e stabilizuar prirja pozitive për…

Read More

Një kompani mjekësore amerikane ka lëshuar një test gjaku, i cili do të ndihmojë në përcaktimin se kush është imun ndaj COVID-19. Të hënën, ARCpoint Labs me bazë në Milëaukee njoftoi se testi i ri i gjakut është lëshuar në tregun e SHBA-së, duke e bërë atë të disponueshëm për miliona persona. Testi do të identifikojë raste të reja të COVID-19 si dhe njerëzit që kanë antitrupa në gjakun e tyre që shkatërrojnë virusin. Sipas ARCpoint Labs, SHBA-ja më parë ishte mbështetur në testet e administruara jashtë Gjermanisë dhe Kinës. FDA tashmë ka krijuar testet, duke vërejtur se ato janë…

Read More

Edvin Murati është një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij në kombëtaren tonë, teksa gjatë karrierës ka provuar të veshë edhe fanellën e PSG-së. Në një intervistë për Super Sport në emisionin “Fan Zone”, ish-sulmuesi kujton të shkuarën, propozimin e Dukës për trajner në kombëtaren kuqezi dhe lojtarët e kombëtares sonë që mund të ishin të suksesshëm në Francë. PROPOZIMI PËR DUKËN- Posti i trajnerit është një post trajner-politk. I kam propozuar trajner francez. presidentit Duka i kam propozuar trajner si Luis Fernandez, por dëshira e presidentit ka qenë italian. KUJTIMET ME KOMBËTAREN- Të gjithë mbajnë mendje me Greqinë,…

Read More

Pastrimi i rrobave në 60 gradë mund të ndihmoj në mbrojtjen kundër koronavirusit, shkruan Dailystar Virusi Covid-19 nuk mund të mbijetoj në nxehtësi, prandaj rrobat dhe të gjitha objektet e tjera duhe të lahen mbi këtë temperaturë, në mënyrë që të bëhet dezinfektimi o tyre. Brendan Wren, profesor I patologjisë në Shkollën e Higjienes në Londër, tha se virusi nuk është organizëm që jeton, për një spërkël e vogël. Ai nuk mund të riprodhohet në ambiente të jashtme por vetëm mbijeton, derisa të arrij në mukozë të njeriut, si hunda, goja apo sytë, në mënyrë që të aktiviohet. Koronavirusi nuk…

Read More

Ilir Meta ka dhënë një intervistë në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit Rezar Xhaxhiu. Gjatë intervistës ai e ka pyetur presidentin Meta se ku e kalon fundjavën gjatë kohës kur duhet të jetë në karantinë dhe nëse ka frikë nga koronavirusi, pasi ka thuajse të njëjtën moshë me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Xhaxhiu: 40 orë me gruan, fëmijët. Nga dhima në kuzhinë, si ia del që mos çmendesh? Ilir Meta: Bëj shëtitje në pallat. Xhaxhiu: Jeni në një moshë rrisku, rrotë më rrotë me Boris Johnson, a keni frikë z. Meta nga koronavirusi? Ilir…

Read More

Ish-futbollisti i njohur i Shqipërisë Ervin Skela do të marrë postin e trajnerit të skuadrës U17 të Eintrahtit të Frankfurtit. Lajmi bëhet i ditur nga media gjermane “ëiesbadener”, e cila thekson se drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim ish-mesfushorit kuqezi për të stërvitur njërën prej skuadrave zinxhir të Eintrahtit të Frankfurtit. “Duhet dhe kam dëshirë të mësoj shumë”, u shpreh Skela. Më parë, ish-lojtari vlonjat ka stërvitur Hesen U17, ndërsa është pajisur me liçencën e trajnerit në Shqipëri, e cila njihet si e vlefshme dhe në Gjermani. Gjithashtu, Skela mban dhe titullin honorifik si njëri prej ambasadorëve të Eintrahtit…

Read More

Nga Ronen Bergman – The New York Times Kur ministri i shëndetësisë i Izraelit u zbulua se ishte i infektuar me koronavirus në fillim të këtij muaji, të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë në kontakt të ngushtë me të u karantinuan, përfshirë edhe atë që nuk ishte me të: drejtori i Mossad, spiuni i shërbimit izraelit, shkruan New York Times. Oficerët e Mossad, të lidhur kryesisht me operacione të fshehta jashtë vendit në emër të mbrojtjes së Izraelit, nuk janë normale për çështjet e shëndetit publik. Kështu izraelitët ngritën dyshimet menjëherë. Pse ishte drejtori Mossad, Yossi Cohen, një figurë e respektuar…

Read More

“Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke. Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online, me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve për frikën e infektimit të saj. Vera Ora tregon edhe pasionin më të ri të vajzës së saj, divës shqiptare të muzikës Rita Ora. Muhamed Veliu: Doktoreshë Vera ju punoni në Shërbimin Kombëtar të…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur me publikun. Ajo asnjëhe nuk e ka fshehur origjinën e saj shqiptare dhe shpesh tregon histori që lidhen me vendin tonë. Së fundmi, nëpërmjet një videoje live në Instagram ajo ka treguar se si i ka mësuar i ati makinën dhe më shqiptare se kaq nuk mund të ishte. Në live këngëtarja i tregon shoqes së saj Charli D’Amelio se teksa i ati i mësonte makinën, ajo i ka dhënë shumë gaz dhe gjejeni pak çfarë i bëri i ati. “Vëllai im tha që as unë nuk di. Herën…

Read More