Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe thellësi 11 km ka goditur Greqinë rreth orës 12:20 të mesditës së sotme. Sipas mediave greke, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në 10 km në veri të Klitos dhe 25 km në Kozan. Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë edhe në Korçë.
Author: tirana
Një nga moderatoret më simpatike të sportit, Lei Kraja, zgjedh që herë pas here të realizojë një ‘intervistë’ me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ nëpërmjet opsionin “Ask me”. Së fundmi ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes se me cilin lojtar do martohej. Lei nuk se ka preferuar të përmendë emra shqiptarë, por ka zgjedhur futbollistë të huaj. “Definitivisht me një nga lojtarët e Liverpool-it sepse duken djem shumë të mirë. Ose Frenkie De Jong pasi duket si një zemër”, shkruan Lei, duke i shtuar edhe doza humori sigurisht.
Dashi Ju pret një ditë mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit pozitiv të yjeve. Duhet të përvishni mëngët, por mundohuni që të mos merrni të mirëqenë gjithçka që ndodh, sidomos në punë. Mbajini sytë hapur. Demi E enjtja do të jetë një ditë gjatë së cilës do të ndiheni shumë të vendosur dhe do të fokusoheni vetëm në punë. Përfitoni nga kreativiteti që ju sjell Neptuni. Binjakët Mundohuni që të përfitoni nga prania e Venusit në shenjën tuaj, për tu angazhuar më shumë në dashuri, duke qenë se e keni lënë pas dore kohëve të fundit. Është momenti i…
Biologu Et’hem Ruka ka bërë sot një parashikim se bredna dy javëse mund të zhduket pandemia e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim teska ka treguar edhe disa grafikë, Ruka shkruan se pika kritike e pandemisë është arritur në 12 prill, ku numri të shëruarve dhe të prekurve ishte i njëjtë. “Ritmi i permiresimit luhatet nga 2%-3% per cdo dite. Kjo do te thote se teorikisht nese do te ecet me kete ritem, pandemia duhet te shuhet pas 2 javesh”, shkruan ai. REAGIMI I PLOTË SI KA EVOLUAR NUMRI I TE INFEKTUARVE DHE I TE SHERUARVE ME SARS COV-2, I…
Moderatorja i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke shuar kështu sado pak kuriozitetin e tyre. “Si reagon kur njerëzit të sulmojnë? A thua ua ke për borxh!”, shkruante një prej ndjekësve të Ponarit. “Më dhimbsen, sepse e di që janë njerëz që ndihen të vegjël, të palumtur dhe atë pak “fuqi”, “liri” që u japin rrjetet sociale e keqpërdorin. Është si puna e qenit kur lirohet nga zinxhiri, që s’di nga t’ia mbajë më përpara”, është përgjigjur Fjoralba në ‘Instastory’.
Agjencia federale në Gjermani ka njoftuar ditën e sotme se 5 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik u arrestuan në shtetin e Rhein-Westfalisë për planifikimin e sulmeve terroriste kundër forcave amerikane. “Ata së bashku themeluan një grup në Gjermani. Ata fillimisht kishin planifikuar të udhëtonin në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Pasi të akuzuarit nuk ishin përmbajtur nga ky projekt, ata tani synonin të kryenin sulme fatale në Gjermani”, tha prokurori në një deklaratë. Anëtarët e dyshuar të Shtetit Islamik formuan grupin e tyre terrorist në janar të vitit 2019.…
Pas një muaji pushim, nesër rikthehet Kuvendi. Kjo do të jetë seanca e parë që do të zhvillohet që pas përhapjes së koronavirusit në vend, ku deputetët do të votojnë për ndryshmet në Kodin Penal, për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Megjithatë për deputetët janë marrë masa për t’i mbrojtur nga ndonjë infektim i mundshëm kështu që të gjithë do të jenë të pajisur me maska, doreza e dezinfektantë. Për këtë arsye është hapur tenderi për “Blerje pajisje dhe materiale në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”, i cili…
Kryeministri Edi Rama shprehet se riatdhesimi i shqiptarëve në këtë fazë duhet të jetë i kontrolluar. Rama sjell shembullin nga Singapori ku numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm në momentin kur u riatdhesuan 500 studentë. “NJË SHEMBULL KONKRET PSE RIATDHESIMI NË KËTË FAZË DUHET TË JETË ABSOLUTISHT I KONTROLLUAR: Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin m të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa…
Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Tyli Çupi përmes një statusi në Facebook të shoqëruar me një video tregon se biznest e vogla, që janë lejuar të hapen në Klos po përjetojnë një situatë të vështirë përgjatë krizës së COVID 19. Në video shfaqet tregtari i një dyqani që tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë këtij muaji. STATUSI I PLOTË Situata Migjeniane ne realitet dhe propaganda qeveritare ne facebook. Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme. Në këtë kategori…
Ajo që u bë e njohur si Covid-19, ose Koronavirus, filloi në fund të vitit 2019 si një grup rastesh pneumonie me një shkak të panjohur. Shkaku i pneumonisë u zbulua se ishte një virus i ri, sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes Koronavirus 2, ose Sars-CoV-2. Sëmundja e shkaktuar nga virusi është Covid-19. Tani e shpallur si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO), shumica e njerëzve që kontraktojnë Covid-19 vuajnë vetëm simptoma të buta të të ftohtit apo gripit të zakonshëm. OBSH thotë se rreth 80% e njerëzve me Covid-19 shërohen pa pasur nevojë për ndonjë trajtim…
Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Organizatorët fillimisht e shtynë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se ata synojnë ta organizojnë atë në qershor ose në korrik të këtij viti. Por në një deklaratë të fundit, ata thanë se tashmë festivali “nuk është më i mundur” pasi Franca zgjati masat e izolimit këtë javë. Ata nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë “t’i komunikojnë menjëherë” ato. Festivali prestigjoz fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në jug të Francës nga 12…
Prodhimi vendas dhe produktet “Made in Albania” operojnë në një mjedis sfidues ku duhet të përballen me konkurrencën që ju vjen nga rajoni. Por qytetarët pëlqejnë të konsumojnë prodhime vendase edhe në këtë kohë pandemie. Vetë qytetarët thonë se prodhimet e vëndit janë më cilësore dhe të besueshme për ta ndaj do të donin t’I siguronin dhe t’I konsumonin ato gjithmonë. “Të marrin bio të vendit janë më të mirë të sigurta sepse prodhimet jashtë janë me hormone nuk janë të mira.Unë kam qënë më e kohë vendase dhe këtë mbështes.” “Jam shumë dakort që produktet shqiptare të blihen. Ju…