Mjekët dhe infermierët janë sot heronjtë e heshtur të luftës kundër Covid-19, me të cilën po përballet i gjithë globi. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Gjatë këtyre ditëve kemi zbuluar se disa nga mjekët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, janë prindër të personazheve shumë të njohur të shoëbizit. Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja është djali i doktorit Dhimitër Kraja, i cili pasi kishte dalë në pension u kthye t’i bashkohej luftës kundër Covid-19. Pas rikthimit në detyrë, babai i Vikit u infektua me…
Author: tirana
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi kryesor jo vetëm drejtëpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare…
Qeveria greke kerkon nje marreveshje me palen shqiptare per hapjen e kufijve vetem per shqiptaret te cilet jane punetore sezonale. Ministri grek i Bujqësisë Makis Voridhis eshte shprehur i shqetesuar pasi mbyllja e kufijve me vendin tone per shkak te koronavirusit demton vjeljen e frutave dhe perimeve duke pasur impact edhe ne renien e ekonomise se vendit fqinj. Ministri grek ka treguar ne nje interviste radiofonikese si do te ndodhe konkretisht marrja e fuqise punetore sezonale nga Shqiperia. “Shqiptarët do të karantinohen për një kohë, e me pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negative do të dalin…
Filmi turk “Mrekullia në qelinë numër 7” është padyshim një ndër filmat më të ndjekur të momentit. Filmi u shikua nga më shumë se 5 milion njerëz kur ishte në kinema, ndërsa tani në këtë periudhë izolimi është kthyer në filmin e preferuar edhe të personazheve të njohur. Historia e tij ka prekur të gjithë dhe midis tyre edhe futbollistin brazilian Neymar. Përmes një story, Neymar tregon se filmi e ka bërë të qajë si fëmijë. “Ata që kanë fëmijë do të kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Filmi shumë i bukur, kam qarë si…
Komentatori sportin Dritan Shakohoxha i pyetur nga Fax Neës për përgjigjen negative të qeverisë për të financuar futbollin, Shakohoxha tha se pushteti qendror nuk e mbështeti, por pushteti lokal i ka paguar pagat e futbollistëve. Më tej Shakohoxha shtoi se FSHF bëri një punë të mirë për një pjesë të fubollistëve që i shpërbleu, ndërkohë që shtoi se do të ishte mirë që në këtë periudhë FSHF t’u hiqte gjobat klubeve të futbollit. “Përgjigja negative e qeverisë është gjë e keqe, si çdo gjë negative. FSHF bëri një punë shumë të mirë një pjesë të futbollistëve i shpërbleu. Pushteti qendror…
Koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pjesën më të madhe të botës. Shumë po e shijojnë karantinën, ndërsa të tjerë janë mërzitur. Sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël. Mes tyre është edhe modelja shqiptare, Emina Çunmulaj. Emina shkruan se, sapo të mbarojë karantina, do të shkojë me pushime vetëm, qoftë dhe te një hotel 5 minuta larg shtëpisë. Vajza 4-vjeçare e Eminës shpërthen në ulërima si të ishte një 17-vjecare. Emina është lodhur nga zhurmat, të bërtiturat, si shumë mama të tjera dhe tani do ca pushime. Ja çfarë shkruan modelja në Instagram! “Unë nuk e di për fëmijët tuaj,…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak minuta më parë se mjekët e familjes monitoruar gjendjen shëndetësore të 90 pacientëve të konfirmuar me #COVID19. POSTIMI I MANASTIRLIUT 90 pacientë të konfirmuar me #COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit. Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi. Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe…
Dy vajza të reja kanë dalë të shëtisin me makinë rrugëve të qytetit të Tiranës, por u mungon çakmaku. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si vajzat u kërkojnë disa efektivëve çakmak, pasi duan të pinë edhe cigare. “A ke çakmak? Po si more s’paske çakmak?”– thitë njëra nga vajzat, që në pamje duket bionde. “Kam dy orë, më ngeli në dorë,”_ thotë ajo më tej. “Mbaje në dorë,”- vjen një përgjigje nga makina tjetër. “Po çfarë polici je ti që s’pi cigare?”- thotë një tjetër vajzë.
Italia regjistroi 24 orët e fundit 578 të vdekur, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali përmes komunikatës zyrtare që i shpërndahet medias pak minuta para daljes së përditshme në konferencë për shtyp në orën 18:00. Një ditë më parë ishin 602 të vdekur. Aktualisht ka arritur 21.645 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura. Në 24 orët e fundit u identifikuan 2.667 njerëz, numri më i ulët deri sot i të infektuarve në një ditë. Një ditë më parë ishin 2.972 të infektuar. Numri total tani ka arritur në 165.155. Raportohet se në një ditë janë shëruar 962 njerëz.…
Në muajin tetor, Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Lajmin ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se tashmë rrugët e tyre ishin ndarë dhe pas kësaj Mozzik u kthye të jetojë në Kosovë. Pas ndarjes, vogëlushja e tyre, Hana jeton në Zvicër me të ëmën dhe Loredana ndan shpesh foto dhe video të saj. Së fundmi, reperja ka publikuar një video, e cila na preku zemrat. Hana, teksa po sheh një foto të të atit e puth dhe gëzohet para portretit të tij. “Puthje për babin”, shkruan Loredana në videon e vogëlushes.
Pas kompanive dhe qytetarëve privatë, edhe politikanët kanë zbritur në shesh për të ndihmuar vendet e tyre të përballojnë emergjencën e koronavirusit. Në Japoni, Zelandën e re, Greqi dhe Bullgari, parlamentarë dhe ministra kanë vendosur të reduktojnë pagat e tyre, tërësisht ose pjesërisht, për ti përdorur ato para në luftën kundër Covid 19. Në Japoni, përballë përpjekjeve të mbështetura nga të gjithë, kundër pandemisë, parlamentarët japonezë kanë vendosur të heqin dorë nga 20 për qind e pagës së tyre për një vit. Në bazë të ligjit aktual, një përfaqësues i zgjedhur në një nga dy dhomat e legjislativit japonez, merr…
Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtari Devis Xherahu. Këngëtari i është bashkuar trendit më të ri të karantinës, flokëve zero. Por shprehet se ai këtë gjë e aplikon çdo vit, në qershor, por këtë vit si pasojë e koronavirusit, ka vendosur ta bëjë pak më herët. “Kam të paktën tre vite që e bëj këtë ternd. Arsyeja këtë vit është karantina. E mora zero anash dhe më pas sipër (I referohet tentativave të dështuara për të prerë flokët vetë). Më pas…