Author: tirana

Me vetëm dy orë në dispozicion, deputetë të pajisur me doreza, maska e dezinfektantë dhe me një distancë prej 1.5 metrash nga njëri tjetri në parlament do të diskutojnë 24 çështje. Pas një muaji që nga shpërthimi i pandemisë në vend, sot është hera e parë që Kuvendi do të mblidhet nën masa të rrepta. 22 nisma ligjore do të diskutohen që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për…

Read More

Një test i shpejtë i pështymës që do të lejonte për të diagnostikuar infeksionin Coronavirus në 10 minuta: i konceptuar nga studiuesi Lorenzo Azzi dhe Profesor Mauro Fasano i Universitetit të Insubria, ai do të testohet në Spitalin Circolo di Varese dhe do të përfshijë një grup pune të klinikantëve dhe studiuesve të koordinuar nga profesori Paolo Grossi. Parimi i funksionimit është i ngjashëm me atë të testit të shtatzënisë: duke aplikuar një kampion pështymë në një shirit të vogël të letrës absorbuese, nëse lënda është pozitive, brenda disa minutave do të formohet një brez me ngjyrë. Risia e testit…

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar takimin e krerëve të shtetit në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri. Ajo e ka cilësuar takimin si mbresëlënës dhe një udhëheqje të vërtetë që bëhet bashkë për të mbrojtur popullin shqiptar. “E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse teksa sheh Presidentin Meta, kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha si dhe udhëheqësit e tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID19.…

Read More

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka urdhëruar të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit për familjarë dhe biznese që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike. AKEP jep të gjitha adresat, që kompanitë e internetit duhet të bllokojnë. Njoftimi i AKEP: AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në një komunikim të datës 14 Prill 2020, ka dhënë urdhër kompanive që ofrojnë shërbimin e intenetit, për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike. Në njoftim urdhërin e lëshuar kuptohet qartë që bllokimi nuk është për portalin…

Read More

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur publikisht deklaratës së Jozefina Topallit, që do tha se nëse do të ishte në qeveri do të bashkëpunonte me qeverinë për situatën e COVID-19. “Fatkeqësi e madhe që qeveriset në këtë mënyrë dhe nuk janë marrë masat dhe përgjegjësia nga qeveria. Ato që nuk janë pjesë e qeverisje kanë mundësinë për të dhënë mendimin e tyre, me të gjithë kontributin që japin me tezat që shtrohen si diskutim si pjesë e një komuniteti. Mendoj që kjo është diskursi i secilit prej nesh dhe nuk mund të dyshoj askush. Fatkeqësi shumë e madhe…

Read More

Tre persona që u përpoqën që t’i tregonin botës rreth shkallës së vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Kinë vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Ende nuk ka asnjë lajm rreth tyre edhe pse kanë kaluar dy muaj që pas herës së fundit që ata janë parë. Vendndodhja e Chen Qiushi, Fang Bing dhe Li Zehua vazhdon të mbetet mister që nga muaji shkurt, dhe zyrtarët kinezë nuk kanë komentuar publikisht mbi ta, shkruan abcnews.al Tre gazetarët kishin nisur që të ekspozonin shkallën e vërtetë të përhapjes së epidemisë në epiqendrën e atëhershme të koronavirusit duke publikuar video në YouTube dhe…

Read More

Kreu i FSHF, Armando Duka siç lajmëroi dhe vëllai i tij Agron Duka kanë humbur nënën e tyre dhe ka një mesazh prekës. Duka thotë se në këtë situatë të vështirë nuk arriti ta përcjellë sipas zakoneve të ëmën ashtu siç ai dhe ajo do donin. Ai dëshiron që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe që ta kujtojnë nënën e tij apo zysh Vajdijen edhe njëherë.

Read More

Shtohen zërat se përhapja e Covid-19, mund të jetë një lojë shumë më e madhe se ajo që paraqitet. Mediat të ndryshme ndërkombëtare pretendojnë se ai që po përfiton nga kjo gjë është themeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili po financon krijimin e vaksinës së re. Nga ana tjetër janë të shumta faktet që tregojnë se një kategori e caktuar njerëzish e kanë ditur që vite më parë se do të vinte kjo situatë. Vetë Bill Gates në 2015 e paralajmëroi. “Ne nuk jemi gati për epideminë e radhës. Rreziku më i madh i një katastrofe globale i përngjan…

Read More

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19. Ndërkohë rreth kësaj mbledhje ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se mbledhja ishte e gjatë por e dobishme. Rama shkruan se pati një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim. Ndërkohë Rama është shprehur i kënaqur me…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku mori pjesë dhe Lulzim Basha. Në një njoftim Presidenca bën me dije se në mbledhje është diskutuar rreth situatës së COVID-19, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal. Në njoftim bëhet me dije se Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të…

Read More