Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku denoncon një polic i cili nuk ka trajtuar siç duhet një qytetarë nga Vlora. Ai thotë se ky është një trajtim shtazor që u bëhet qytetarëve nga policia e Edi Ramës, që shfrytëzon epideminë për të vendosur mbi qytetarët shtypjen e egër. Berisha bën thirrje për t’u ngritur në të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet e policit. Por e vërteta është krejt ndryshe. Një efektiv i patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë ka shpëtuar një grua e cili kishte tentuar të vetëmbytej në det.…

Read More

Ina Kollçaku e “Përputhen” ishte e ftuar së fundmi në “Glamour zone”, ku gjatë emisionit ka treguar një moment të vështirë në jetën e saj. Ina rrëfeu se për më shumë se një vit është përndjekur nga një mashkull i fiksuar pas saj. Ina tregoi se e kishte të pamundur të dilte nga shtëpia dhe u detyrua ta kërcënonte me denoncim. “Kam një histori me një stalker që më ndiqte kudo dhe më vinte edhe poshtë shtëpisë. Madje kishte një vit e gjysëm që më shkruante në Instagram dhe unë s’i ktheja përgjigje fare. Dhe i kishte thënë dikujt që…

Read More

Nga Esiona Konomi Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit arritën një tjetër marrëveshje politike, në këtë stinë të re të marrëdhënies së tyre, duke prodhuar një variant të ri të Kodit Penal në kohë epidemie.Por Parlamenti sërish nuk ja doli të mbrojë veten nga lojërat politike.Deputetëve ju shpërnda fleta e votimit qysh në orën 11.Ata u ftuan të shprehnin vullnetin e tyre “pro, kundër, abstenim” përmes kryqeve në fletë votimi për 23 akte, dhe baza e gjykimit për këtë votim ishin raportet e komisioneve përkatëse për cdo projektligj (përfshirë dhe Kodin Penal).Rreth orës 13:00, të gjithë deputetët kishin votuar…

Read More

8 muaj pas shpalljes në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga anëtarët kyçë të skuadrës që akuzohet se ekzekutoi mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko, arrestohet në zonën e Xhamllikut, Ilir Selmani. Ai është prangosur nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë. I veshur me të kuqe, Selmani është parë nga dëshmitarët teksa hyn në furgonin e Policisë i prangosur. I njohur si “boksieri”, Selmani akuzohet se është një nga personat kyç që mund të zbardhë këtë vrasje dhe ekzekutimin e Malkos. Sipas…

Read More

Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda e cila është mjaft aktive në rrjete sociale në një komunikim me ndjekësit ka treguar se përse zihet më shpesh me mamanë e saj. Një ndjekëse e ka pyetur Kejdën “A po bën punë shtëpie, këto ditë?”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Mosss me këtë pyetje se do na fusni në sherr me mamin”. Në këtë mënyra ajo ka treguar se edhe marrëdhënia e tyre nuk ndryshon shumë nga ajo e nënave dhe vajzave të tjera, që siç dihet fiksim kanë punët e shtëpisë dhe pastërtinë.

Read More

Si një efekt domino, shtet pas shteti u mbyllën prej situatës së koronavirusit. Përtej faktit se kërcënimi sa erdhi dhe u shtua në të gjithë globin, kishte një model të qartë përballjeje në shumë vende. Disa e mohuan koronavirusin, të tjerë e quajtën mashtrim, por në fund u dorëzuan duke shpallur karantinën. Në botën e globalizuar që jetojmë, u nxorën pak mësime në javët e para të pandemisë të secilit vend, kur gjasat për ta ndalur virusin ishin ende të larta. Tani fokusi është te kurba, ose te ngadalësimi i përhapjes së virusit me qëllim shmangien e numrit të lartë…

Read More

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se nuk mund të rrezikohet jeta e punonjësve të OSHEE në këtë kohë koronavirusi, prandaj në rast se nuk lexohen matësat, atëherë do të ketë fatura energjie, aq sa një familje apo biznes ka paguar për energjinë në të njëjtin muaj të vitit 2019. “Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë se sa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. P.sh., nëse do të paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë…

Read More

Ka shkuar çdo gjë mirë për një tjetër operacion tek një person i cili ishte i infektuar me covid-19. Bëhet me dije se pacienti i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi” i është nënshtruar një operacioni në zemër. Lajmin e ka bërë me dije mjeku Meriton Sineqa, i cili ka publikuar foto nga salla, pas finalizimit me sukses të operacionit. “Nga salla e hemodinamikës, spitali Covid-19. Rasti me Covid u krye me sukses. Bashkë do ia dalim. Qëndroni në shtëpi, na ndihmoni t’ju ndihmojmë”, shkruan mjeku Sineqa në “facebook”.

Read More

Pothuajse 1 vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me bionden bukuroshe, Ira Seferi. Me sa duket Ira ka ndjerë nostalgji për një nga ditët më të bukura të saj dhe ka ndarë me ndjekësit disa foto nga dita e martesës, të papublikuara më parë. Në foto shfaqet çifti teksa po realizon setin fotografik. Këto ditë në izolim duket se i kanë bërë të gjithë të kthehen pas në kohë.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po kërcënon që të pezullojë punimet e Kongresit, sepse ligjvënësit nuk kanë miratuar kandidatët e tij për disa poste të larta në administratën e tij, përfshirë personin që ai ka caktuar për të drejtuar agjencinë që mbikëqyr Zërin e Amerikës. “Unë kam shumë pushtet”, deklaroi të mërkurën Presidenti Trump duke iu referuar nenit të dytë të Kushtetutës amerikane që e lejon presidentin “në rrethana të jashtëzakonshme” që të pezullojë punimet në njërën ose dy dhomat e Kongresit. “Senati ose duhet të përmbushë detyrën dhe të votojë për emërimet e mia, ose duhet të…

Read More

Babai i këngëtares me famë botërore, Rihanna-s, rezultoi pozitiv në testin për Covid-19. Gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa Fenty mendoi se do të humbte jetën, megjithatë vajza e tij i ka ardhur në ndihmë. Rihanna i dhuroi të atit një ventilator enkas për të, për t’i ardhur në ndihmë me frymëmarrjen. Kështu, Ronald Fenty e mposhti virusin për shkak të së bijës. Pasi u mbajt dy javë në qendrën e izolimit në Paragon, i ati i këngëtares rezultoi negativ në testin e fundit. Ai i është jashtëzakonisht falenderues Rihanna-s, e cila është kujdesur shumë për…

Read More

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka qenë e ftuara e radhës në “Glamour Zone” në TV Ora, ku foli më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. E pyetur nga moderatorja se a ka pasur ndonjë kërkesë të çuditshme gjatë periudhës së koronavirusit, ajo ka treguar rastin kur një djalë më biçikletë e ftoi për kafe, ndërkohë që lokalet janë të mbyllura. “Po ditët e para kur ndodhi ditët e para ku ishte vënë shtëtrrethimit, që nuk duhet të dilnim nga shtëpia. Unë po shkoja të bëja pazarin dhe aty ishte një djalë me biçikletë që çuditërisht më kërkoi…

Read More