Author: tirana

Një lajm tragjik raportohet nga Serbia, ku katër punonjës të ministrisë së Brendshme kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19. Lajmin e rëndë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i cili i ka thënë “Radio Beogradit” se 180 zyrtarë të ministrisë së Brendshme janë infektuar me koronavirus, dhe se të gjithë janë në gjendje stabile. Serbia gjendet në javën e gjashtë të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri dhe sipas të dhënave zyrtare, në këtë vend janë të konfirmuar 4873 raste të infektuarve. Deri më tani, 99 persona kanë vdekur.

Read More

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull. Demi Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë…

Read More

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 90 000 personave në Europë, rreth më shumë se 65 % të të vdekurve në botë, sipas të dhënave zyrtare. Me një total prej 90 180 të vdekur për 1 047 279 raste, Europa është tashmë kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e 137 499 personave në botë. Italia me 21 645 të vdekur dhe Spanja me 19 130 të vdekur janë vendet europiane më të prekura, të pasuara nga Franca me 17 167 të vdekur dhe Britania e Madhe me 12…

Read More

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagic është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë. E ndjera ishte prej vitesh gazetare në RTK rrjeti televiziv shtetëror i Kosovës. Janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. “Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e…

Read More

Ndërsa bota ka filluar të kuptojë rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë të përgjithshme, shpesh harrohet kur flasim për ushqimin, stërvitjen dhe strategjitë e sjelljes për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit dhe formën më të mirë personale. Ndërsa ka shumë mënyra për të promovuar marrjen e gjumit, gjumi me cilësi më të mirë ndodh kur trupi përshtatet natyrshëm në kohën e duhur ditore të vakteve, stërvitjes dhe relaksimit. Është gjithashtu e rëndësishme të praktikohet higjiena e mirë e gjumit e cila përfshin, të mos hani tre orë para shtratit, mbyllja e punës dy orë para…

Read More

Koronavirusi dëmton zemrën, si dhe mushkëritë, zbulojnë mjekët amerikanë. Mjekët në të gjithë botën kanë parë prova se Covid-19 po shkakton gjithashtu inflamacion në zemër, sëmundje akute të veshkave, mosfunksionim neurologjik, mpiksje gjaku, dëmtim të zorrëve dhe probleme të mëlçisë. Independent shkruan se koronavirusi i ri vret duke përflakur dhe bllokuar qeskat e vogla të ajrit në mushkëri, duke mbytur furnizimin me oksigjen të trupit deri sa të mbyll organet thelbësore për jetën. Por klinicistët në të gjithë botën po shohin prova që sugjerojnë se virusi gjithashtu mund të jetë duke shkaktuar inflamacion të zemrës, sëmundje akute të veshkave, mosfunksionim…

Read More

Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar, deklaroi futbollisti i Juventusit Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Instagram, direkt nga Madeira. Ronaldo dërgon një mesazh në luftën kundër koronavirusit me një foto në plan të parë ku tregon futbollistin i cili ka veshur një maskë me flamurin italian. “Në këtë moment është shumë e rëndësishme të bashkohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, shkroi kampioni portugez. Cristiano Ronaldo po merr pjesë në një fushatë dhurimi për Kryqin e Kuq Italian në faqen e internetit ”nevergiveup.tinaba.it”. Tek kjo fushatë morën pjesë shumë kampionë, përfshirë Javier Zanetti dhe Gianluigi Buffon.

Read More

Ministrja e Drejtësisë, nga salla e Kuvendit, duke folur për punën që është bërë në sistemin penitenciar për të përballuar situatën e pandemisë, ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë stafit që ka zbatuar masat dhe që ka kryer me përpikmëri punën pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet vendi. “Theksoj se një sërë masash shëndetësore janë ndërmarrë në të gjitha burgjet, me mjete mjekësore parandaluese por edhe me kontrolle të shtuara nga ekipet shëndetësore për të gjithë personat e privuar nga liria, të cilat mbajnë në vrojtim raste të dyshuara në këtë pandemi ku padyshim edhe sistemi i burgjeve nuk është…

Read More

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend, që të rritet mbështetja financiare për mjekët e infermierët që janë sot në vijën e së parë të luftës me COVID-19. Duke marrë fjalën në Kuvend, Hajdari tha se “sakrificat e tyre duhet të shpërblehen, pasi për të gjithë ne ata janë përkufizim i shpresës dhe i humanizmit njerëzor”. Ndërsa shprehu solidaritetin me çdo familje shqiptare, Hajdari tha se “duam apo s’duam ne sytë i kthejmë nga udhëheqja për të na orientuar gjatë kësaj krize”. “Ndërkohë që kemi më shumë se 1 muaj të izoluar, shohim pabarazinë e thellë ekonomike…

Read More

Paraja e blen lumturinë për personat me shënjën e horoskopit… Gaforrja! Këta persona janë aq të varur nga paratë saqë janë në gjendje të gërmojnë për t’i fituar ato ashtu siç gërmojnë gaforret në rërë pasi paraja është një manifestim i sigurisë për ta. Ata i fitojnë, i grumbullojnë dhe kur i kanë i mbajnë me shumë zell, përveç kur bëhet fjalë për njerëzit e dashur. Ata shqetësohen gjithashtu edhe për të hollat dhe asnjë sasi parash kurr nuk duket e mjaftueshme që këta persona të përmbushin nevojat e tyre. Ata paguajnë vetëm për gjëra që vlejnë, ose ndryshe se…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare, po punon intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha. Aktualisht, subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të MSHMS, po aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre dhe ky proces vijon me ritme të larta, si për pranimin e kërkesave, verifikimin e kritereve dhe më pas pagesën e ndihmës financiare në llogaritë bankare të…

Read More

Franca ka publikuar raportin e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi sa u përket 24 orëve të fundit. Numri është ai më i larti i regjistruar nga ndonjë vend në Europë deri më tani, 1438 të vdekur. Sipas zyrtarëve francez 514 persona kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa 924 në qendrat mjeko-sociale. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 17167. Deri më tani në Francë janë prekur 147863 persona ndërsa në 24 orët e fundit janë 4560. Të shëruar janë 30955, raste aktive 99741 ndërsa 6457 janë në gjendje serioze për jetën.

Read More