Higjena, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik në kushtet e shtëpisë janë tre hapat më të rëndësishëm të përballjes me karantinën. Megjithatë, ekspertët kanë vënë re një përdorim të shtuar të suplementëve nga njerëzit që janë të shqetësuar për sigurinë në këto kohë të vështira. Ndër suplementët më të përdorur në këto kohë pandemie janë: vitamina C, zinku, probiotikët dhe vitamina D. Së pari, dhe kjo është shumë e rëndësishme, duhet të dini që deri më tani nuk ka asnjë kurë për koronavirusin. Pra, asnjë suplement, çaj bimor, zhardhok, lëng, zbardhues apo substancë tjetër nuk ju mbron nga Covid-19 apo…
Author: tirana
Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj rreth orës 19.00 të së mërkurës. Vdekja e saj është zbuluar, pasi i biri i kërkoi ndihmë policisë lokale, teksa prej dy ditësh ajo nuk i përgjigjej më në telefon. Futja brenda apartamentit ku jetonte e vetmuar gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH, të cilët kanë arritur fillimisht të futen nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia, që kanë konstatuar se e moshuara që jetonte e vetmuar ishte pa shenja…
Një çift në Britani është fotografuar duke kryer marrëdhënie seksuale, në mes të një parku fëmijësh, për më tepër në kohë koronavirusi. Dyshja u fotografua duke kryer marrëdhënie seksuale në parkun e fëmijëve “West Hoe” në Plymouth, ndërkohë që ambienti ishte i mbyllur nga qeveria, për shkak të CoVid-19. Besohet se ngjarja ka ndodhur të dielën e Pashkëve dhe ende nuk dihet nëse policia është në dijeni për këtë ngjarje, shkruan Daily Mail.
Shqipëria përgatitet për daljen e matur nga izolimi. Në mbrëmjen e të martës, (14.04.2020) kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri me dije në rrjetet sociale, se hapja nga izolimi mund të fillojë pas 10 ditësh. Ajo do të jetë “me pikatore dhe e njëjtë me atë të Austrisë, që e ka pak më të avancuar në kohë” theksoi ai. “Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme”, citoi kryeministri Rama kancelarin austriak Sebastian Kurz. Ai theksoi gjithashtu që “nëse shifrat e rasteve të reja të të prekurve përkeqësohen sërish, do të ketë një mekanizëm që…
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë për Report Tv tha se këtë vit do kemi sezon turistik duke ruajtur distancën, pa organizuar koncerte e grumbullime, ndërsa do kemi turistë që do vijnë në rrugë tokësore. A po studion Shqipëria masa specifike për distancat mes çadrave në plazhe? Ministri Klosi tha se po punohet me ekspertët për planin konkret ku do të ketë distancë mes çadrave, por nuk tha detaje pasi gjithçka pritet të vendoset deri në momentin kur mund të mendohet hapja e aktivitetit turistik. “Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë…
Kryepiskoti i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janulatos, ka shpërndarë një mesazh për të gjithë besimtarët ortodokë në vigjilie të festës së Pashkës. Në një mesazh, Janulatos shkruan se askush nuk duhet të ketë frikë dhe pasi është një këshilluese e njeriut. “Te njeriu frikën e shkaktojnë shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin”, shprehet ai. Janulatos shton se sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. “Është nevojë urgjente që…
Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të gjithë për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi, megjithatë të gjithë janë munduar të merren me punë në shtëpi, ndër to edhe sistemimi i rrobave. Së fundmi ka qenë Ilda ajo e cila na ka hapur dyert e garderobës për të parë më shumë brenda saj. Garderoba e moderatores është gjigande, me çanta e rroba luksoze dhe mjaft e rregullt. Me sa duket dhe Ilda i ka shfrytëzuar këto ditë për të vendosur rregull në shtëpi.
Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe. Ekspertë nga ky vend kanë bërë me dije se javën e ardhshme vaksina kundër koronavirusit do të fillojë të eksperimentohet te njerëzit. Janë 510 qytetarë të cilët janë ofruar vullnetarë që të injektohet vaksina e përgatitur. Në terma shkencorë, kur një vaksinë arrin të testohet te njerëzit, është në fazën e vet finale, pasi në çdo proces të tillë, pa u siguruar suksesi ose padëmshmëria e injeksionit nuk veprohet, ndaj ky konsiderohet si lajmi i një arritjeje të madhe. Shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit janë besimplotë se mund ta kenë gati…
Amarda Toska ka ndarë momente të ndryshme me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku ka treguar rutinën përgjatë ditëve të vetizolimit së bashku me njerëzit e saj më të dashur. Së fundmi moderatorja ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku shfaqet babai i saj duke luajtur me Joelin. Në videon pasardhëse duket se familja po shijon rrezet e diellit duke gatuar në kopshtin e shtëpisë.
Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka treguar se kujdeset maksimalisht për të mbajtur trupin e saj në formë. Megjithatë duket se gjatë ditëve të vetizolimit artistja nuk ka mundur ta respektojë siç duhet dietën e saj ushqimore. “Me gjithë të ngrënën që kemi bërë këto ditë, vetëm këpucët na rrijnë fiks”, ka shkruar Malaj krah postimit të fundit ku shfaqet e kuruar deri në detaje. Ndonëse Soni ka treguar se ka konsumuar shumë ushqime, këngëtarja vazhdon të duket po aq tërheqëse sa më parë.
Një polic i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi kishte të infektuar bashkëshorten dhe djalin më parë. Polici është vetëkarantinuar bashkë me familjen në shtëpinë e tyre teksa janë testuar 12 kolegë policë të tij që kanë patur kontakte me të infektuarin. Ai nuk kishte lidhje me ambientet e burgut pasi merrej me librat e shërbimit ndërkohë nuk është rasti i parë që burgjet në Shqipëri preken nga COVID-19, raporton News 24. Ndërkohë në burgun e Reçit një polic që ka familjarë me COVID-19 vetë ai ka rezultuar negativ teksa edhe 5 kolegë të tjerë të…
Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj ashpërsimit të Kodit Penal në Shqipëri. Ai shprehet se këto masa të marra nuk janë zgjidhje, por demagogji e propagandë. “Çfarë do të sjellë ashpërsimi i Kodit Penal, kur Rama para pak kohësh nxori nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar me Covid-19. Çfarë do të zgjidhe ky ashpërsim? Kush e ka penguar mazhorancën prej 7 vitesh që ta ndryshojë? Kjo është demagogji dhe propagandë për të trembur njerëzit. Ku do t’i çojë, do të bëjë stadiumin në burg. Jam kundër kësaj gjejë. I kemi mbyllur shqiptarët për një muaj…