Author: tirana

Si ta reduktoni stresin dhe ta lini atë jashtë derës së shtëpisë suaj? Më poshtë do të gjeni disa mënyra të cilat kanë rezultuar mjaft të vlefshme përsa i përket kësaj çështje. Përpiquni t’i zbatoni ato me përpikmëri dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Identifikoni atë që ju streson.Mos bëni shumë gjera në të njëjtën kohë.Pastroni rregullisht shtëpinë tuaj.Një shtëpi e pastër në mënyrë të pavetëdijshme na bën të ndihemi më mirë. Kur të jeni të stresuar pastrojeni shtëpinë tuaj do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë e të ndiheni më mirë. Mbusheni frigoriferin me ushqime të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për cilësinë e rrugëve që po ndërtohen nga qeveria e drejtuar prej tij! Ai bën një krahasim me rrugët të disa prej vendeve të Europës, siç është Franca, Italia dhe Zvicra, duke vënë theksin se rrugët që po ndërtohen në Shqipëri nuk kanë as më shumë e as më pak se qytetet europiane. Postimi i plotë i kryeministrit Edi RamaVijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë…

Read More

Mjeku infeksionist, Sali Ahmeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse koronavirusi i ri ndjekë një zhvillim normal, në fillim të muajit maj do të fillojë të tërhiqet. Sipas mjekut, nëse bëhet një krahasim me viruse e tjera që janë shfaqur në Kosovë si ai i etheve krime-kongo, ka treguar virulencë më të madhe dhe ka qenë më patogjen në raport me koronavirusin. Intervista: Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti cila janë sfidat me të cilat po përballeni ju dhe stafi shëndetësor me personat me COVID-19? Sali Ahmeti: Vetë qasja ndaj këtyre pacientëve është një sfidë…

Read More

Një traditë e vjeter kjo në kryeqëndrën e veriut në Shkodër. Këta shkodranë sfiduan çdo vendim të autoriteve për qëndruar në shtëpi. Përplasja e vezëve nën rrezet e ngrohta të diellit i bëri bashkë për të ruajtur këtë traditë të vjetër. Kampioni dhe ish trajneri kombatëres së boksit Zef Gjoni u shpreh se në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolike masat nuk duhet të ishin kaq të rrepta. “Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, tha ai për Abc News. E nëse ndaj tyre merret masë se…

Read More

Një magazinë në zonën e Kamzës është përfshirë sot nga flakët. Mësohet se është shkrumbuar e gjithë magazina bashkë me materialet që kishte brenda saj. Sakaq, dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë bëhet me dije se janë rrezikuar edhe disa banesa, të cilat rrethonin magazinën. Ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur në vendgjarje, ku luftoi menjëherë për shuar zjarrin.

Read More

Prejardhja e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, është një nga thashethemet më të përhapura në Greqi, që nuk është shuar kurrë, madje vitet e fundit është rikthyer edhe më fuqishëm se më parë për shkak të përfshirjes së tij më të madhe në politikë. Thuhet që e ëma e tij është ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis, e cila deri më tani është paraqitur si motra e tij e madhe. Para se gjërat të konfuzohen edhe më shumë (duke marrë shkas edhe nga shumë artikujt e shumtë të shkruar në mediat greke lidhur me historinë) bëjmë një përshkrim të shkurtër të…

Read More

Mësimi online vijon, por janë të shumtë skeptikët e tij. Besa Shahini, ministrja e Arsimit ishte e ftuar sot në emisionin “E diela shqiptare”, ku zbuloi se aktualisht po mendon lejimin e përsëritjes së vitit për disa nxënës, për shkak të pandemisë. Ministrja theksoi se kjo nuk do të funksionojë për të gjithë pasi nuk mund të kthehet mbrapa gjithë gjenerata. “Nuk do të kthehemi në shkollë nëse nuk kemi sigurinë që ka kaluar epidemia. Ne kthehemi në shkollë vetëm nëse arrijmë të sigurojmë kushtet që nuk përhapet virusi më tej. Këtë vendim do e marrë Ministria e Shëndetësisë dhe…

Read More

Gjesti simbolik i kryeministrit Edi Rama me dërgimin e disa mjekëve dhe infermjerëve për të punuar në Itali, pavarësisht se bëri jehonën e mediave italiane dhe u përshëndet nga shumë personalite, ka hasur në kritikën e Fatos Lubonjës. Shkrimtari dhe gazetari u është drejtuar përmes një letre të hapur italinëve, ditën e sotme duke i thënë se Rama është si Gadaffi dhe nuk duhet besuar prej tyre. Ai thotë se Shqipëria është Kolumbia e Evropës ndërsa vendi ka veç drogë dhe krim. Lubonja e nis letrën duke thënë se i kupton emocionet që ngjall gjesti i kryeministrit tonë, si dhe…

Read More

Distancimi shoqëror ka krijuar situata për të cilat nuk ka pasur një kod sjelljeje të vendosur më parë. Në vetëm disa javë, gjestet themelore njerëzore, të tilla si shtrëngimi i duarve ose përqafimi i një miku janë evituar jashtë mase shumë. Thomas Farley, i njohur si “Mister Manners”, është një ekspert i bazuar në etiketimet moderne të New York City, i cili shpjegon disa nga çështjet e ndërlikuara të ngritura nga ankthi dhe frika e natyrshme në botën e sotme.Kohët e fundit ai i është përgjigjur pyetjeve se si të sillemi në kohen e koronavirusit të ri. Pyetje: Nëse dikush…

Read More

Një i moshuar i ka përlotur efektivët e policisë, që ishin në shërbim, kur e dëgjuan teksa denonconte të birin. Ai ka kallëzuar se, djali i tij 44 vjeç e dhunonte, dhe se e kishte paralajmëruar se, do ta vriste në rast se nuk i jepte lekë për drogë. I moshuari Qemal T. ka pritur sa erdhi ora për të dalë nga shtëpia dhe është drejtuar në komisariatin Nr.1, që ndodhet në zonën ku ka banesën. “ Jam i trembur nga im bir Gentian T. pasi është bërë i papërmbajtshëm”. Më tej, ai ka treguar se, Gentiani, nga nevoja për drogë gjatë vet-izolimit është…

Read More

Nga Anila Kolgjini Pandemia e Covid-19, bëri që e gjithë bota po ashtu edhe Shqipëria të izolohej, rrugët të mbetën bosh, dyqanet të zbrazen, shkollat të mbyllen dhe gjithçka tjetër të anulohet. E teksa të gjithë stresohen nga ankthi se kur do të mbarojë kjo luftë, stresohen nga izolimi apo ndenjia në shtëpi… kjo gjë nuk ndodh te disa fshatra të Kukësit e konkretisht në Lusën ku jeta vazhdon normalisht. Një fshat në verilindje të Kukësit, ku banorët e kësaj zone, Covid-19 e njohin vetëm nëpërmjet televizorit. Edhe ata shqetësohen dhe e dinë se është një sëmundje vdekjeprurës dhe përpiqen…

Read More

Qeveria ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm, të datës 6 janar 2020, lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në Vendimin e mëparshëm parashikohej që individët dhe familjet, banesat e të cilëve kishin pësuan dëme të rënda mund të merrnin deri në 50% të vlerës së dëmit, por jo më shumë se 500 mijë lekë. Ndërkohë, 250 mijë lekë ishte tavani për dëmtimet mesatare dhe 100 mijë lekë për ato të lehta strukturore.

Read More