Author: tirana

Hazard po i kalon në shtëpinë e tij në Madrid ditët e karantinës, me shpresën që deri në maj do të qetësohet gjithçka për të nisur dalëngadalë me jetën normale. Për futbollistët këto ditë izolimi për shkak të COVID-19, nuk janë të lehta, të paktën kështu thotë Eden Hazard. Ata duhet të kujdesen që të mos shtojnë peshë dhe të stërviten vazhdimisht për të qëndruar në formë, diçka që sipas yllit të Real Madridit nuk është e lehtë. “Mundohemi që të mos hamë shumë, tentojmë të qëndrojmë sa më larg gjërave ushqimore, por nuk është aspak e lehtë”, tha Hazard…

Read More

Edhe pse ndodhet shumë pranë SHBA-ve (vendi me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë), Kanadaja nuk raporton kaq shumë raste të vdekjeve dhe të të infektuarve nga koronavirusi. Në Kanada, kanë ndërruar jetë si shkak i virusit deri tani 717 persona. Ndërsa, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 24 383 njerëz. Edhe bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire Trudeau rezultoi pozitive me Covid-19. Si rrjedhojë, kreu i qeverisë kanadeze Justin Trudeau hyri në një regjim karantine, ndërsa doli prej andej pak më parë.

Read More

Dy shenjat më me fat të horoskopit për sot, 13 shkurt 2020 Binjakët- Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori- Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e dielë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të…

Read More

Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ato fasha orari, ku nuk lejohet të dilet jashtë shtëpisë, të mund të kontrollojë territorin e vendit, me anë të droneve. Droni ka kamera, që ka pamje të qarta nga sipër, ku fluturojnë. Ata (dronet) janë të pajisura edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, e ku kalimtarët paralajmërohen. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kërkuar forcime në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, pasi në këta rrethe ka pasur raste më problematike. Vendi do të futet në karantinë të plotë në…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 28km ne veri të Tiranës, 7 km verilindje te Durresit dhe 7km ne veriperendim te Shijakut, ndërsa nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme. Tërmeti është ndjerë në oren 00.03 pas mesnate.

Read More

Dhimbjet e ndryshme të trupit jo domosdoshmërisht duhet të jenë tregues i një problem madhor shëndetësor. Megjithatë, njeriu duhet të tregojë kujdes dhe vëmendje ndaj të paktën disa simptomave, të renditura më poshtë nga AgroWeb.org. Mpirje Të Gjymtyrëve Nëse vëreni mpirje të krahut, këmbës ose fytyrës, atëherë duhet të dini që kjo mund të jetë një tregues i ishemisë. Kjo simptomë është veçanërisht shqetësuese nëse vërehet në njërën anë të trupit. Ishemia manifestohet edhe me vështirësinë në ruajtjen e ekuilibrit, marramendjes ose problemeve në të ecur. Nëse krejt papritur vëreni se nuk ndiheni mirë, ju dhemb koka, jeni konfuzë ose…

Read More

Dihet që në afërsi të qytetit kinez të Wuhan, epiqendra nga e cila shpërtheu zyrtarisht pandemia e koronavirusit, ndodhet një laborator i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve infektive. Një laborator i kushtueshëm ai i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, me kosto rreth 37 milionë dollarë, por që sipas dokumenteve të botuara nga disa media angleze, si “Mail on Sunday”, është financuar edhe me para amerikane. Sipas këtyre burimeve, disa partnerë amerikanë si Instituti i Shëndetit Amerikan, Harvardi dhe universitet i Alabamës, kanë financuar pjesë të eksperimenteve në Wuhan mbi disa lakuriqë nate të gjetur në disa shpella në zonën e…

Read More

Tabloidi britanik “Daily Mail”, ka publikuar foton e disa përdoruesve të Instagramit që e teprojnë me “photoshop-in”. Këtij spektri nuk i ka munguar dhe këngëtarja e njohur Enca Haxhia. Në foton e publikuar shikohet Enca, në dy pamje paralele. Në njërën shihet e veshur me një fustan ngjyrë vishnjë dhe duket tepër e bëshme. Ndërsa nga krahu tjetër shihet po me të njëjtën fustan, por me linja thuajse perfekte.

Read More

I kërkuar prej muajsh, por kokë e këmbë me veshje luksi, Orgest Bilbili nga qyteti i Lushnjës nuk bënte aspak një jetë të vështirë si një person në telashe me drejtësinë. Përkundrazi, ai lëvizte lirshëm madje edhe duke përdorur tabela dhe distinktivë të policisë, të cilat asnjëherë nuk janë verifikuar derisa ai u përplas rastësisht tre ditë më parë me një polic që po kontrollonte masat anti-Covid. Provat materiale të sekuestruara nga policia kriminale tregojnë sqimën e 30 vjeçarit, jo vetëm për veshjet që u përkasin firmave të njohura, por edhe armët nga Izraeli. Burimi i policisë kriminale i tha…

Read More

Mjeku i Shërbimit të Infektivit Tritan Kalo, ka deklaruar se nëse qytetarēt nuk respektojnë rregullat e distancimit fizik rrezikojnë të bëhen burime infektimi për të tjerët. “Raporti po ndryshon ka më shumë të shëruar se sa të infektuar. Duhet të kemi parasysh se këta individë të infektuar janë në mjedise familjare shumica e tyre dhe jo në mjedise spitalore dhe nese nuk zbatojmë me korrektësi vetëizolimin dhe distancimin social mund të bëhen burrim infeksioni për te tjerët” tha Kalo. Në një lidhje direkte nē televizionin Klan, prof.Tritan Kalo u shpreh se nëse do të zbatohen këshillat e Ekspertëve vendi ynë…

Read More

Numri i të shëruarve ua kalon për herë të parë atyre që janë të infektuar aktivë. Ky grafik tregon se prej 8 marsit, kur numri i të infektuarve po rritej në vendin tonë, krejt ndryshe ndodhte me të shëruarit. Deri në 22 mars, në vendin tonë po rritej numri i të infektuarve duke arritur në 89, ndërsa numri i atyre që rezultonin negativë pas dy testeve të kryera ishte vetëm 3. Pikërisht në 22 mars ishin 3 pacientët e parë që dolën të shëruar nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ashtu siç duket edhe në këto pamje…

Read More