Author: tirana

Ka ndërruar jetë një 39-vjeçare nga Istogu, e cila ishte infektuar nga coronavirusi duke e çuar kështu në 8 numrin e viktimave në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Istogut, Haki Rugova. “Po sot ka ndërruar jetë”, tha shkurtimisht ai. Vik tima vuante edhe nga disa sëmundje tjera, ajo ishte transferuar nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës për në Klinikën Infektive të QKUK-së, ditën e diele. “Ka qëndruar në Spitalin tonë dy ditë e gjysmë me probleme me zemër dhe përkeqësime në lukth, pa shenja tjera primare. Në përmirësim e sipër, mbrëmë në moment i është përkeqësuar situata.…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në Francë të paktën deri në 10 maj. Sipas burimeve pranë presidentit lajmi do të njoftohet mbrëmjen e sotme nga vetë Macron. Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i krizës së Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj. Deri tani në Francë numërohen rreth 133 672 raste të identifikuar pozitiv me COVID-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 412.

Read More

Ndonëse shumë flitet se fëmijët dhe të rinjtë nuk i prek koronavirusi, ose nëse ndodh, me shenja të lehta, rastet në Itali tregojnë krejt të kundërtën. Mësohet se në shtetin italian janë 2 mijë fëmijë dhe të mitur të prekur, ndërkohë që 60 prej tyre ndodhen në spital. Po ashtu nga të dhënat, bëhet e ditur se në mesin e të prekurve, 44 janë foshnje të porsalindura Gjatë një konference për media, mjeku pediatër në Itali, Alberto Villani, pohoi se në kohën e epidemisë së COVID-19 është e nevojshme që fëmijët të vaksinohen sipas programit të parashikuar. “Çdo proces i…

Read More

Një tjetër viktimë e prekur me Covid 19 është shënuar në qytetin e Shkodrës, ndonëse rasti nuk është deklaruar ende nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se shtetasi me inicialet M.S, i moshuar, i cili ka qenë i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm. Viktima ndërroi jetë në oren 4 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm, raporton fax news. Pacienti ishte pozitiv me covid 19. Mostra e pacientit per te bere analizat ndaj covid eshte marre mengjesin e djeshem ku ka rezultuar pozitiv me Covid.

Read More

Në këto ditë të vështira për të ghithë, Bashkia Tiranë vijon çdo ditë shpërndarjen e pakove me ushqime në çdo cep të kryeqytetit. Jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët të Tiranës po dërgohen ndihma ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, për të moshuarit e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti. Në mënyrë që askush të mos detyrohet të dalë nga shtëpia, për të shmangur epideminë që ka përfshirë gjithë botën, ekipi i Bashkisë Tiranë dhe vullnetarët dalin në terren për t’i ardhur në ndihmë…

Read More

Më 8 prill, revista e njohur shkencore ndërkombëtare “PNAS” botoi artikullin me titull “Analizë e rrjetit filogjenetik të gjenomeve të SARS-CoV-2”. Artikulli është shkruar nga studiues britanikë e gjermanë dhe autori i parë i tij është dr. Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit. Ditët e fundit, CMG-ja zhvilloi një intervistë me dr. Peter Forster. Forster-i tha se qëllimi i këtij studimi është përcaktimi i “tipit origjinal të virusit”. Për arsye të ndryshimit të shpejtë, me metodat tradicionale është shumë e vështirë të gjendet “pema familjare” e COVID19. Studiuesit përdorën teknikën e “algoritmit të rrjetit matematik”, që është shfrytëzuar për të…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo deklaron se “epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë shtete e sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për t’u përballur me to. Kalo thekson se politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike, duhet të heshtin në këto kohë covidiane. “Jo dhe vetëm jo partitizmit, militantizmit dhe politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….po dhe vetëm po në çdo moment profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit të mantelbardhëve. Politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të…

Read More

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktorëve më të njohur e më të vlerësuar të kinematografisë britanike, Tim Brooke. Aktori dhe komediani i njohur Tim Brooke ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 79-vjeçare. Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që Tim ka vdekur sot në mëngjes prej COVID-19. Ai ishte i jashtëzakonshëm dhe ishte një kënaqësi e madhe për të përfaqësuar atë. Ne jemi mirënjohës që kemi kaq shumë punë të tij për të parë, lexuar dhe dëgjuar. Ai kishte shumë fansa të cilët gjithmonë i trajtonte me gëzim edhe…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson, është në një gjendje të mirë shëndetësore, pasi la spitalin ku u kurua për koronavirus ditën e djeshme. Ai tashmë është në shtëpi dhe u shpreh se nëse e fiton plotësisht betejën më Covid-19 gjithçka ua dedikon mjekëve, që siç thotë ai u ka borxh jetën. Johnson, 55 vjeç, kaloi tre netë në kujdes intensiv para se të kthehej në një repart të enjten. Në një video të regjistruar menjëherë pasi doli nga Spitali i St Thomas, Johnson falënderoi mjekët e shkëlqyeshëm dhe vlerësoi infermierët për kujdesin e tyre të mahnitshëm. “Dua të falënderoj shumë infermierë,…

Read More

Ndryshimi i fashës së orarit nga një pjesë e bizneseve, të cilët do e zhvillojnë veprimtarinë e tyre deri në orën 17:30 do të sjellë reduktimin e qytetarëve. Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndryshuar fashën e orarit, ndërsa njofton se shërbimi për klientët do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:30.Tashmë të gjithë qytetarët që duan të paguajnë energjinë elektrike, do të kenë mundësi që ta bëjnë deri në këtë orar të caktuar nga qeveria. “Zgjatet orari i shërbimit Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim…

Read More

Nga Luçiano Golemi/ “Besoj në forcën e t’u Luturit së bashku” Është kjo një ndër fjalitë e para të një prologu rrënqethës nga tenori i madh Italian, Andrea Bocelli, i cili e jehoi këtë të thënë- thjeshtësisht të komplikuar, me tingujt e një kënge pa dytëse, siç është “Amazing Grace”. “Le të përqafojmë zemrën që pulson të botës së plagosur…Do të jetë lumturi ta dëshmoj ne ‘Duomo’ gjatë fesës së Pashkës që evokon misterin e Lindjes dhe Rilindjes”-përmbyll tenori i madh fjalën e tij,  duke e mbuluar narrativën me pamjet e kryeqëndrës së Veriut të Italisë, Milanos, krejtësisht e zbrazur,…

Read More

Shkodra ka sërish rritje të personave të prekur me koronavirus. Në të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë të përditësuara për 24 orët e fundit, evidentohet se janë 13 raste në Shkodër, 6 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Has. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë – 221 raste – Durrës – 42 raste – Lushnje – 6 raste – Elbasan – 15 raste – Fier…

Read More