Author: tirana

E ndërsa e gjithë bota po përballet me shifrat e frikshme të infektimit dhe humbjes së jetëve për shkak të shpërthimit pandemik të Covid-19, një e keqe e madhe janë edhe dezinformimet që po vijojnë të përhapen aktualisht online, duke përfshirë këtu shumë “fake kura” (kura false) për sëmundjen. Prof. Dr. Kim M. Drasa tregon për “Dita”, se deri pak ditë më parë, të paktën 7 kompani janë paralajmëruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) për produktet e tyre false se gjoja trajtojnë Covid-19. Produktet e cituara në këto shkresa paralajmëruese përfshijnë: Çajrat, vajrat thelbësore, Tinkturat, dhe Argjendin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndjerë nostalgji për bregdetin e Vlorës këtë pasdite, pamjen e të cilin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet perëndimi i diellit nga qyteti bregdetar. Qielli deti, e dielli të shkrirë në një ngjyrrë të zjarrtë, e kanë bërë kryeministrin të ndjejë mall për vendin, plazhet e të cilit janë të preferuarit e Ramës.

Read More

Mbi 100 mijë mjete motorike, që përbëjnë 20% të numrit të makinave nuk janë të siguruara. Ky numër ka ardhur në rritje së fundi edhe nga bllokimi i qarkullimit të qytetarëve me makina, me përjashtim të subjekteve të lejuara. Në një intervistë me Skype, kreu i Shoqatës së Siguruesve, Edvin Libohova thotë se aktualisht tregu ka pësuar një tkurrje për shkak të rënies së qarkullimit të mjeteve, ndërsa rënie ka edhe sigurimi i pronave të patundshme. “Ka patur rënie të kërkesës për të bërë sigurimin motorik dhe kjo lidhet me një pjesë që nuk kanë nevojë se nuk lëvizin, por…

Read More

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, është arrestuar të dielën në Podgoricë. Mitropoliti Amfilohije është arrestuar pas liturgjisë së mbajtur në kishën ortodokse në lagjen Zllatica të Podgoricës, të cilën e ka udhëhequr ai. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre priftërinjë të tjerë dhe një grup besimtarësh që kanë marrë pjesë në liturgji, për shkak se e kanë shkelur vendimin që ndalon ritet në objektet fetare publike. Ky vendim është marrë në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Mal të Zi.

Read More

Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmerrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në Neë York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent. I riu rrëfeu ditët e përballjes me koronavirusin, që nisi me temperaturë dhe ethe të forta, për të vijuar me dhimbje koke dhe dhimbje të forta trupi, sa siç tha Dritoni, duke sikur i kishin…

Read More

Drejtori i spitalit që u ndërtuar në pak ditë për pacientët e koronavirusit në Wuhan, në kulmin e epidemisë në këtë qytet, sjell një paralajmërim të qartë për rreziqet e krizës me të cilën tani përballen vende të tjera. Wang Xinghuan thotë se koronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftrat botërore së bashku dhe qytete si Nju Jorku, duhet të bëjnë më shumë. Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët…

Read More

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një plan të veçantë kontrolli në territor për të ndaluar lëvizjen e personave në këto ditë të Festës së Pashkëve. Në çdo qytet e rajon të vendit, autoritetet policore po patrullojnë nga toka e nga ajri me përdorimin dhe të dronëve specialë që të parandalojnë lëvizjen dhe spostimet e pakotrolluara të banorëve. Italia prej datës 10 mars ndodhet në masat e izolimit total shkaktuar nga pandemia Covid 19, e cila deri më tani ka çuar në mbi 19 mijë numrin e viktimave e mbi 152 mijë numrin e të infektuarve. Gjatë javës që po mbyllet, autoritetet…

Read More

Nuk ishte e lehtë të gjeje një personel në sektorin e shëndetësisë për të biseduar, momenti është shumë i vështirë për ta më shumë sesa për të tjerët. Vërtet në TV dhe në gazeta ne shohim nga ata çdo ditë e orë, por ne gazetarët e dimë ç’heqim për t’i gjetur të disponueshëm, pasi janë gjithmonë të ngarkuar dhe të zënë me punë, por edhe të heshtur dhe të pazbërthyeshëm në historitë dhe rrëfimet e tyre. Që të marrësh një intervistë te ata duhet të jesh i kujdeshëm, t’u afrohesh me butësi dhe takt. Më ka ndodhur shpesh që intervista…

Read More

Në 1965, studiuesit zbuluan një infeksion të frymëmarrjes të quajtur 229E. Sot ne e njohim si të ftohtin e zakonshëm. Në 2016, një mësuese 45 vjeçare në një shkollë të Athinës mbërriti në spital me simptoma të pazakonta – ethe, kollë të thatë dhe dhimbje koke. Duke e menduar si një rast të pneumonisë bakteriale, mjekët e trajtuan me antibiotikë, mirëpo kjo solli përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së pacientes. Në një kohë që frymëmarrja e saj përkeqësohej, të gjitha testet rezultatet negative, përfshirë dhe SARS-in apo MERS-in. Në fakt, vetëm një test doli pozitiv, por ishte një rezultat kaq…

Read More

Ndërron jetë nga koronavirusi, Dragoslav Kosmajac, i njohur si trafikanti më i madh i drogës në Serbi. Dragoslav Kosmajac, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në Qendrën Klinike-Spitalore Dragisa Misovic në Beograd. Kosmajac ka qenë në spital që nga fundi i muajit mars dhe ka shfaqur gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të pandemisë. Ai u bë i njohur për Serbinë kur kryeministri i Serbisë në 2014, Aleksandar Vucic e quajti “trafikantin më të madh të drogës” dhe kërkoi arrestimin e tij. Akuzat ndaj tij nuk u vërtetuan megjithëse u arrestua dhe pasuria iu konfiskua përkohësisht. Nuk pati…

Read More

Italia shënoi 24 orët e fundit 431 të vdekur, shifra më e ulët e regjistruar prej shumë ditësh. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, përmes një raporti që u jep medieve para se të dalë në konferencën e orës 18.00. Në Itali, totali i viktimave ka shkuar në 19.899. Një ditë më parë ishin 619 të vdekur ndaj, shifra e sotme shikohet si mjaft më optimiste. Sakaq numërohen edhe 4.092 njerëz të infektuar që u identifikuan vetëm në 24 orët e fundit që e çon në 156.363 numrin e tyre të përgjithshëm. Ndërkohë janë konfirmuar si…

Read More

Nga Artur AjaziPërgjatë ditëve të karantinës, si shkak i coronavirusit, kam dëgjuar ish-mandatdjegësit e Partisë Demokratike, të merresh jo vetëm me “shitje leksionesh” mbi krizat, epidemitë, ndihmat, financat dhe biznesin, por edhe “se si do të vijë ndryshimi pas krizës virusale”. E ka shprehur këtë “shpresë” Grida, Ervini, Enkeledi, madje edhe Lulzimi dhe Doktori. E ndërsa qeveria po merret me punët dhe problemet e ditës, rritjen e besimit dhe pajisjen e spitaleve me pajisjet modern të kësaj situate, e ndërsa kryeministri Rama është duke ndjekur në çdo minutë ecurinë e karantinimit të populates dhe sukseseve të ekipeve mjeksore, gridaervinët dhe…

Read More