Author: tirana

Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot do të prezantohet paketa e zgjeruar ekonomike. Ashtu sikurse kishte lajmëruar më herët kryeministri bën me dije përmes një njoftimi në “facebook” se sot në orën 19.00 do të prezantohet paketa e zgjeruar për Covid-19, por nuk saktëson se çfarë konkretisht. “Sot në 19.00 paketa e zgjeruar”, shkruan Rama në postimin e tij në facebook pak minuta më parë. Nuk dihet se për çfarë ka lidhje paketa e zgjeruar por kujtojmë se në paketën e marsit u la jashtë biznesi i madh teksa në këtë paketë pritet përfshirja e punonjësve.

Read More

Këngëtarja ]Dhurata Dora ka ndarë së fundmi një pjesë të kohës së saj me ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet disa prej pyetjeve të tyre,duke zbuluar për të gjithë dhe se si po e kalon karantinën. “Mirë shumë, po punoj për këngë të reja, në të njëjtën kohë dhe po pushoj, po ha, po fshi, netflix, tiktok aty këtu dhe përsëritje”, ka shkruar Dora krah postimit në ‘Instastory’. E pyetur nga fansat dhe se cila është kënga e saj e preferuar nga gjithë çka ka sjellë deri më tani, Dhurata ka pohuar duke qeshur se nuk mund t’i…

Read More

Pas incidentit flota ajrore franceze është urdhëruar të rishikojë procedurat që lejuan një civil 64-vjeçar të bënte ‘një xhiro’ me gjuajtësin Rafale-B Një pensionist në Francë të cilit iu bë si dhuratë të daljes në pension një fluturim me gjuajtësin 100 milionësh Rafale-B, ka fluturuar jashtë sediljes së avionit pasi kapi dorezën e lëshimit “për të qëndruar më rehat”. Piloti 35-vjeçar që drejtonte mjetin kishte më shumë se 2000 orë fluturimi në karrierë por në vendin e pasëm ai mbante zakonisht vetëm asistentin e fluturimit.Ai thotë se dëgjoi një zhurmë të fortë kur pensionisti lëshoi jashtë veten e tij, duke…

Read More

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë tej mase një person te cilin me pare as qe e konsideronin fare. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida te vështira, por ne fund do ja dilni ta stabilizoni situatën. Demi Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh, sot do kaloni një dite shume te veçante dhe te mbushur me surpriza te mëdha. Tregohuni ne çdo moment te disponueshem për partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë…

Read More

Qyteti i Korçës duket se po i largohet hartës të së prekurve me koronavirus. Prej disa ditësh nuk janë raportuar raste të reja, ndërkohë që ditën e sotme thuhet se janë shëruar 15 pacientë të infektuar. Burime zyrtare pranë Spitalit Rajonal të Korçës konfirmuan për News24 se kanë mbetur vetëm dy raste me Covid-19. Ky është një lajm shumë i mirë që vjen nga qyteti juglindor, por ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Deri tani, vatrat më të mëdha janë Tirana me 221 raste, Shkodra me 70 raste dhe Durrësi me 42 raste. Me 21 rastet e reja…

Read More

Institute i Shëndetit Publik jep katër këshilla të rëndësishme dhe jetike, që ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.Përmes një mesazhi në “Facebook”, ISHP iu bën thirrje qytetarëve të ruajnë distancën, të shmangin kontaktet fizike, të mos frekuentojnë mjedise të populluara dhe të lajnë duart shpesh. Mesazhi i ISHP: Të mos harrojmë 4️⃣ keshilla të arta për të mundur COVID-19 🦠 Mbani distancë sigurie nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër) Shmangni kontaktin fizik edhe nëse jeni të shëndetshëm Mos frekuentoni mjedise të populluara Lani shpesh duart

Read More

Reagon ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 59-vjeçarit, M.S., sot në Shkodër. Sipas raportimeve, ai ishte i prekur nga Covid 19 ndërsa prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spitalin e Shkodrës si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Ndërkaq, MSH mohon që 59-vjeçari të ketë pasur coronavirus. “59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19. Ministria e Shëndetësisë informon se…

Read More

Meqenëse obeziteti është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, studiuesit kanë studiuar për të përcaktuar nëse konsumi i arrave zvogëlon rrezikun e mbipeshës dhe Sindromës Metabolike. Ky studim tregoi se ngrënësit e rinj dhe të rritur kishin një indeks të ulët të masës trupore. Gjithashtu, një studim i kryer në Universitetin Loma Linda arriti në përfundimin se ekziston një ulje e konsiderueshme dhe e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare për individët që konsumojnë arra më shumë se 5 herë në javë. Në mënyrë të veçantë, ky studim tregoi se njerëzit që kishin konsumuar arra 4-5 herë në javë në…

Read More

Ndërsa vendet europiane nën bllokim kanë ngadalësuar qarkullimin e zakonshëm dhe prodhimin për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndotja atmosferike duket se është zvogëluar. Po në Tiranë çfarë po ndodh në këtë kohë izolimi? Ambasada e BE gjatë kësaj periudhe në Shqipëri ka bërë një monitorim të ajrit në Tiranë. Në një video të publikuar në mediat sociale, BE shkruan se ajri në Tiranë është pastruar gjatë ditëve të fundit dhe ky është një lajm shumë i mirë. Po ashtu theksohet se në kryeqytet është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero, gjatë një komunikimi me “Skype” me “News 24”, dha një lajm të mirë sa i përket përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, momentet më kritike kanë kaluar për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se me kaq përfundon zbatimi i masave. Pipero tha gjithashtu se java që vjen do na gjejë me numra më të ulët të të prekurve nga COVID 19. “Unë vazhdoj të mbetem i mendimit që këtë javë numrat do vijnë duke u ulur, por gjithësesi është herët për të festuar. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Masat e marra duhet…

Read More

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka këshillur turistët që mos planifikojnë pushime verore jashtë vendeve të tyre këtë vit pasi nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia e COVID-19. Von der Leyen thotë se nuk mund të bëhen parashikime për korrikun dhe gushtin teksa paralajmëron se dhe për disa muaj dhe ndoshta deri vitin tjetër europianët do të duhet të jetojnë me këtë virus. ”Do ju këshillojë të gjithëve të prisni përpara se të bëni plane për pushime. Në këtë moment asnjë nuk mund të bëjë parashikime për korrikun dhe gushtin. Ne duhet të mësojmë të jetojmë…

Read More

“Mrekullia në qelinë numër 7” është filmi turk që po bën xhiron e botës këto ditë. Ai është renditur si një nga filmat më të ndjekur në Netflix dhe siç duket ka qenë i preferuari i publikut gjatë kësaj periudhe pandemie, kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi. Pas suksesit të filmit, aktori kryesor Aras Bulut Iynemli ka reaguar i emocionuar që filmi po shihet anë e mbanë botës. “Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7″ nisi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli. Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në…

Read More