Author: tirana

Kombëtarja Shqiptare dhe ajo e Zvicrës prej vitesh janë në një betejë për lojtarët me origjinë shqiptarë, të cilët kanë lindur apo kanë nisur karrierën në kampionin zviceran. Pas konflikteve, betejat mes tyre shpesh janë zgjidhur nga FIFA. Glorian Kamberi, i cili ka luajtur me ekipet përfaqësuese zvicerane deri në U-21, pasi zgjodhi Shqipërinë, mësohet se i është bërë presion, aq sa FSHF iu drejtua FIFA-s, për të drejtën ligjore që i takonte talentit kuqezi. Florian Kamberi ishte një nga risitë e trajnerit Edy Reja, në ekipin tonë Kombëtar, ndaj Andorrës dhe Francës, edhe pse FSHF nuk kishte siguruar ligjërisht…

Read More

Gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit amerikan, Donald Trump filloi të enjten me një sërë procedurash ceremoniale që përgatisin terrenin për argumentat hapëse në fillim të javës së ardhshme. Është vetëm hera e tretë në historinë amerikane që senatorët do të gjykojnë një president amerikan dhe do të përcaktojnë nëse duhet të shkarkohet apo jo nga detyra. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson gjyqi mbahet ndërsa demokratët argumentojnë se prova të reja vërtetojnë se presidenti është fajtor për vendosjen e kushteve për ndihmën ndaj Ukrainës, në këmbim të interesave të tij politike. Senatorët amerikanë bënë betimin…

Read More

Një burrë me aftësi të kufizuara në dëgjim, ka hedhur në gjyq një kompani të njohur për prodhimin e filmave për të rritur. Yaroslav Suris pretendon se kjo kompani ka shkelur të drejtat e njeriut, duke diskriminuar të gjithë personat me aftësi të kufizuar si ai, pasi në videot e tyre nuk kanë vetë titra. Duke folur për TMZ ai ka deklaruar se kompania ndërkombëtare e filmave me pullë të kuqe nuk ka marrë parasysh të gjitha nevojat e personave që blejnë videot apo i shohin ato në faqen e tyre të internetit, veprim të cilin ai e konsideron si…

Read More

Grupi i hakerave turq “Anka Neferler” ka sulmuar faqet e internetit të institucioneve qeveritare të Greqisë, përfshirë dhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Bursën e Athinës. Hakerimi i faqeve të institucioneve qeveritare greke konfirmohet nga vetë grupi “Anka Neferler”, të cilët përmes një postimi në Facebook njoftojnë faqet e bllokuara dhe shkruajnë se “Greqia po kruhet përsëri ndaj ata vendosën të luajnë pak”. Edhe Athina zyrtare përmes një deklarate ka konfirmuar hakerimin e faqes së internetit të Agjencisë greke të Inteligjencës, Parlamentit të Greqisë, Ministrisë së Jashtme, Bursën e Athinës, Portalin qeveritar të Greqisë dhe faqen e Ministrisë së Financave. Ndërkohë,…

Read More

Ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj Kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra. Bëhet fjalë për shkarkimin nga puna si drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 ku socialistët sapo erdhën në pushtet. Menjëherë pas këtij vendimi të mazhorancës, Mandija do t’i drejtohej gjykatës ku do të kërkonte të drejtën e saj. Si për ironi, në qeverinë teknike e cila u krijua në vitin 2017 do të bëhej zv/ kryeministre, si emër i propozuar nga të djathtët. Për më tepër Rama do të detyrohej që ta vendoste atë dhe në krye të grupit të Task Forcës…

Read More

Është zbuluar identiteti i personit të marrë peng sot në Kamëz nga disa persona ende të paidentifikuar nga Policia. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Jak Prenga, i marrë peng me dhunë në Kamëz pas një konflikti të çastit, është dhënë nga banorët e zonës për Policinë. Dëshmitarët që kanë parë fillimisht sherrin me grushte e mjete të forta mes Jak Prengës dhe dy personat e tjerë, kanë thënë se ata janë konfliktuar për një parakalim me makinë në rrugë. Pasi e kanë rrahur, dy personat ende të paidentifikuar e kanë futur me dhunë 49 vjeçarin në mjetin e tyre dhe janë…

Read More

Gazetari Alfred Lela ka komentuar marrëveshjen mes Opozitës dhe maxhorancës. Në një shkrim të publikuar në portalin “Politiko“, Lela shkruan se kreu i PD-së Lulzim basha kërkon që analistët të kenë by**ë dhe ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Sipas Lelës, kryeopozitari mendon se fakti që Parlamenti ka dalë nga insitucioni dhe është ulur me Opozitën, tregon që ata janë dorëzuar para tyre. Gazetari shkruan më tej se marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim dhe se Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një…

Read More

Depresioni është një gjendje emocionale që karakterizohet nga mendimet dhe ndjenjat negative. Shpesh është thellësisht e fshehur në mendje dhe mbetet e pa diagnostikuar, megjithëse efektet e saj rëndojnë mbi organizmin. Si për çdo sëmundje edhe për ato që prekin turin, parandalimi apo kurimi që në zanafillë i tyre bën diferencë të madhe në kurimin përfundimisht të saj. Për këtë arsye në këtë artikull nga AgroËeb.org, ju shpjegojmë shenjat e para që kjo sëmundje jep në mënyrë që ta parandaloni sa më shpejt. Si shfaqet depresioni Ndër shenjat më të përhapura të kësaj sëmundje janë ndjenjat e vazhdueshme të plogështisë,…

Read More

Deputetja e PS, zgjedhur nga qytetarët lushnjarë, Tatjana Nurçe propozon që në këtë 100 vjetor, Kongresi i Lushnjes të kujtohet e nderohet me një datë zyrtare nga shteti shqiptar. Nurçe thotë se pavarësisht ndasive politike dhe mendime të ndryshme rreth periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, Kongresi i Lushnjes, është ai i cili na bën të gjithëve bashkë. “Në mund të debatojmë pafund për çështje të ndryshme. Por si rrallëherë, shqiptarët bashkohen rreth Kongresit të Lushnjës. Nuk ka ngjarje më madhe që na bën të gjithë bashkë. Ndaj, e shoh të arsyeshme, që në këtë jubile një…

Read More

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes. Si Ndodh Procesi I Plakjes Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’ Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar. Sipas të dhënave të AgroËeb.org, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara. Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e…

Read More

A keni menduar ndonjëherë se nga vjen gjithë ushqimi që hani? Epo, mund t’ju befasoj që një pjesë e konsiderueshme, në një mënyrë ose tjetrën vjen nga bletët. Instituti “Earthwatch” ka shpallur bletët si insektet më të paçmueshme në këtë planet. Dhe, së bashku me të vjen edhe pjesa shqetësuese që nëse bletët do të zhdukeshin sot, njerëzimit do t’i vinte fundi shumë shpejt. Shkencëtarët dhe ekspertët e botës së egër kanë shtuar bletët në listën e insekteve që janë të dënuara me zhdukje në të ardhmen e afërt, nëse njerëzimi nuk bën diçka të dobishme për to. Madje, sipas…

Read More