Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 7 persona, ndërsa është sekuestruar 60 kg kanabis në formë çokollate. Mësohet se personat janë arrestuar në Tiranë, Durrës dhe Fier. Në Tiranë mësohet se janë arrestuar shtetasit Sh.M., P.A., E.R., dhe D.M.
Author: tirana
Në listën e masave që pritet të merren për të ulur numrin e aksidenteve rrugore në vend do të jetë edhe ai që emërtohet si “Testi i Idiotit”. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tryezën ku u paraqit plani i masave për uljen e aksidenteve në vend. Në fjalën e tij, Lleshaj tha se drejtuesit e automjeteve që nuk sillen në përputhje me normat ligjore dhe normat e sjelljes në rrugë, do të duhet t’i nënshtrohen edhe një testi psikologjik. “Testi i Idiotit” bëhet rëndom kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjeshme në rrugë.…
Është publikuar edhe sot pjesë nga dosja në të cilën Endrit Dokle u shpall fajtor për trafikimin e heroinës dhe u dënua me 18 vite burgim. Ai përshkruhet si personi që koordinon përmes numrave telefonikë të identifikuar nga italianët se i posedonte në burg dhe pikërisht prej andej ai jepte urdhrat për secilin. Në një moment, prokuroria përshkruan se Dokle i shkruan mesazh nga qelia Jorid Xhungës, në kohën kur burgjet deklaronin se aparatet telefonikë ishin të ndaluar dhe se prej andej nuk pipëtinte askush. Më 6 shtator 2008, teksa po gjykohej për bandën e Durrësit, Dokle i shkruan mesazh…
Problemet e shëndetit mendor janë më të shpeshta se sa mendojnë njerëzit. Gati 70% e amerikanëve marrin një lloj ilaçi pa recetë, gjysma tjetër marrin dy ose më shumë pilula me recetë, raporton “Daily Health Post”. Në një vit të caktuar, një në katër amerikanë përjetojnë një çrregullim të shëndetit mendor, siç është depresioni ose ankthi, duke i bërë antidepresantët recetën e dytë më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, shpjegon Dr. Jennifer St. Sauver. Fatkeqësisht, antidepresantët e përshkruar zakonisht si “Benzodiazepines” kanë efekte anësore serioze si: Ndryshimet e humorit (siç janë halucinacionet, mendimet e vetëvrasjeve) Të folurit të ngathët…
Princ Harry dhe Meghan Markle nuk u panë në ditëlindjen e 38-të të Kate Middleton. Por ditëlindja e saj nuk u harrua nga mbretëresha Elizabeth. Mbreteresha Elizabeth i ka bërë një dhuratë të veçantë Kate. Mediat angleze shkruajnë se mbretëresha i ka dhuruar simbolikisht çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’. Jo vetëm kaq por mbretëresha i ka dhënë leje që të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar, në pallatin mbretëror./Gazetaexpress/
Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max, ka kujtuar kohën e saj kur emigroi drejt Amerikës me ëndrra të mëdha për t’u bërë dikushi. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo tregon sesi vetëm me rrobat e trupit shkoi në Amerikë me familjen dhe ia doli vetëm sespe besoi në ëndrrat e saj. Këngëtarja thotë se në jetë ekziston e mira dhe e keqja, por beson se e mira mbizotëron gjithmonë. “Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë.…
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në shtetin fqinj, Greqi. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë, me thellësi 10 kilometra, dhe me epiqendër 17 km nga Zakinthos. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Patër dhe Athinë.
Njëjtë si shumë artistë të tjerë të njohur të estradës shqiptare edhe Tuna Sejdiu ka vendosur që përgjatë muajit janar të pushojë në një vend ku temperaturat janë të larta. Pak më parë këngëtarja ka publikuar disa foto të vogëlushit të saj, Tian, i cili ka pozuar përpara detit në Punta Cana. Në këtë postim i vogli duket se ka veshur një këmishë verore dhe ka pozuar së bashku me disa shpendë dhe kafshë të këtij vendi turistik. Tian shfaqet mjaft i qeshur dhe me siguri është duke kaluar pushimet më të bukura pranë familjes së tij. Kujtojmë se edhe…
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet në studion e ‘Dua të të bëj të lumtur’ duke u përgatitur për programin. Krah këtyre pamjeve ajo ka publikuar dhe një foto me djalin e saj, Jonin, i cili ndodhet pranë moderatores gjatë orëve të punës. “Edhe dashuria ime e vogël është këtu”, ka shkruar Arbana krah fotove me vogëlushin. Ajo ka treguar edhe më parë se Joni e viziton herë pas here në xhirimet e ‘Dua të të bëj të lumtur’, që këtë të shtunë pritet të nisë sezonin e ri…
Vendimi i gjykatës për të lënë të lirë ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe të Ergys Kolaverin, të dënuar me 20 vjet burg, duket se ka hapur “oreksin” e të dënuarve të tjerë, të cilët tashmë kanë kërkuar lirinë. I tillë është edhe i burgosuri Qirjako Nakuçi, i cili është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën për 16 vjet me rradhë, që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe. Ishte vetë e bija që e denoncoi pak vite më parë Nakuçin, i cili u arrestua në…
Ruajtja e qelizave steminale është një vendim që së fundmi po merret shpesh nga nënat që sjellin në jetë bebet e tyre. Këto qeliza përdoren për trajtimin e një sërë sëmundjesh që mund të prekin fëmijën në çdo fazë të rritjes së tij, madje mund të përdoren edhe nga anëtarë të tjerë të familjes. Mungesa e informacionit, si dhe mungesa e aparaturave për ruajtjen e këtyre qelizave në spitalet shqiptare ka bërë që më herët ky term të njihej pak ose aspak. Disa prej nënave të reja të showbiz-it shqiptar kanë vendosur sigurojnë të ardhmen e shëndetit të bebushave të…
Aktorja simpatike Ina Gjonçi ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth bullizmit dhe rasteve konkrete me të cilat ajo është përballur së fundmi. Ina tregoi se, teksa ishte e ftuar një një emision, në disa faqe kishin nisur komente ofenduese që hidhnin baltë mbi imazhin e saj. “Unë flisja për studimet e mia në Itali dhe aty poshtë ka shpifje të mirëfillta, sepse ata njerëz nuk guxojnë të thonë që ‘unë hamendësoj’… unë pashë 100 komente, femra dhe meshkuj, të cilët mendojnë se një femër për të mbajtur veten në…