Author: tirana

Bazat e raketave nëntokësore të Iranit të fshehura nën pesë shtresa betonit, janë gati për të goditur në rast të shpërthimit të luftës së tretë botërore. Pamjet e vendeve misterioze u publikuan në një dosje nga një grup disident midis frikës së një lufte midis Iranit dhe SHBA. Grupet e opozitës publikuan imazhe ajrore të bazave iraniane raketore. Më e madhja pretendohet të jetë baza në Khojir, e njohur si Kodi 7500, me një tunel rreth 1.000 metra të gjatë të mbushur me raketa. Fotografitë brenda bazave janë zbuluar më parë nga mediat shtetërore iraniane.

Read More

Këngëtarja e njohur Shakira prej vitesh është në një lidhje dashurie me futbollistin Gerard Pique. Jo vetëm kaq por ata janë bërë edhe prindër pasi kanë mirëpritur në jetë dy fëmijë Milan dhe Sasha, ndonëse ende nuk e kanë kurorëzuar në martesë marrëdhënien e tyre. Dhe ka një arsye përse: Ka qenë Shakira ajo qëka treguar se përse ajo nuk ka dëshirë të martohet dhe të realizojë një dasmë me Pique duke thënë se: “Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si e dashura. Pak a shumë si një ‘frut i ndaluar’…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Mallakastër, ku dy 16-vjeçarë dhe një 26-vjeçar qëndrojnë pas hekurave me akuzën e grabitjes dhe vrasjes së 50-vjeçares Drita Saliaj në fshatin Gjerbës. Tre të dyshuarit kanë dhënë deklarime kontradiktore, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj i ka mohuar të gjitha akuzat duke pretenduar në alibinë e tij se gjatë krimit të rëndë ndodhej te motra e tij, shumë larg vendit të ngjarjes. Ai pranon se i njeh dy 16-vjeçarët por thotë se nuk është takuar me ta në muajin janar. Por dëshmia më e rëndë e zbardhur nga dosja hetimore është ajo…

Read More

Një modele e re britanike ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga maja e një shkëmbi teksa po pozonte për një fotografi në Australi, ka pohuar një mik i ngushtë i familjes. Madalyn Davis, 21 vjeç, vdiq pasi ra nga një lartësi 30 metra në shkëmbinjtë Diamond Bay të dielën në mëngjes, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar atje rreth orës 6.30 të mëngjesit për të parë agimin e diellit. Madalyn mbërriti në Australi në fund të vitit të kaluar nga Anglia dhe ishte duke planifikuar të fillonte një jetë të re atje.

Read More

Rita Ora tërheq gjithnjë vëmendjen me pozat që publikon në rrjete sociale e sidomos së fundmi këngëtarja shqiptare po komentohet shumë. Pas pozës ku shfaqej para pasqyrës e zhveshur, Rita ka sjellë një tjetër foto provokuese. Në foton tjetër rita shfaqet e relaksuar në divan dhe e veshur me të brendshme transparente. Komplimentat ishin të shumta, por komenti i të ëmës ra më shumë në sy. “Ëmbëlsirë me qeshi, qershi je valla”, i shkruan mamaja, Vera Ritës ndërsa fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë sa nënë moderne ka këngëtarja.

Read More

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua ditën e sotme ka vendosur pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i ka cilësuar të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Sipas gjyqtarit, Basha dhe dy zyrtarët e PD-së nuk janë përgjegjës për akuzën…

Read More

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj, është shumë aktive në rrjete sociale ku numëron ndjekës të shumtë. Ajo ndan shpesh me këta të fundit video dhe foto nga përditshmëria dhe së fundmi është kthyer pas në kohë, duke publikuar një foto të shumë vite më parë. Në foton në fjalë Blerina është një vajzë 16 vjecare, me të njëjtën ngjyrë flokësh dhe me të njëjtin qëndrim si tani. Dietologia ka marrë komente të shumta nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar që ka mundur të mbajë të njëjtën freski dhe në ditën e sotme. “16, prova para pasqyrës”, shkruan ajo krahas…

Read More

Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas vendimin të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD. Statusi i Ballës në Facebook Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”,…

Read More

Trendi i lidhjeve të vajzave të showbizit shqiptare me meshkuj të huaj tashmë veç sa po shkon e po rritet. Thuajse çdo muaj po zbulohet nga një lidhje e re e njërës prej personazheve të njohura të showbizit shqiptarë. Pasi Genta Ismajli bëri bujë së fundi me romancën e saj me biznesmenin turk, është radha e Miss-it shqiptar, Agnesa Vuthaj, për të cilën po thuhet se është në lidhje tash e sa kohë me një miliarder indian, shkruan Gazeta Express. 34-vjeçarja e rritur në një fshat të Istogut duket se ka gjetur dashurinë tek një miliarder, 57-vjeçari Chetaan Sandesara nga…

Read More

“Targat shqiptare bëhen më të sigurtat në rajon!” Kështu njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. “Me investimin e ri të DPSHTRR – MIE rriten elementet e sigurisë (në 15): Barkod Unik progresiv që do regjistrohet në eDPSHTRR (UPGRADE 100% i sistemit në implementim!) Hologramë me simbolet kombëtare, Virtual Security Thread, Chrome Free , certifikuar 3M!” njofton DPSHTRR duke dhënë specifikimet teknike të targave të reja shqiptare. Sipas DPSHTRR, sasia e furnizimit është deri në 31 dhjetor 2022 dhe kjo sjell vetëm cilësi më të lartë, pa rritur tarifat. Këto targa aplikohen për regjistrimet e reja, qytetarët/subjektet nuk…

Read More

Një ceremoni u mbajt në prani të drejtueses së muxhahedinwve Maryam Rajavi në Ashraf 3 në Shqipëri, të Dielën, për të përkujtuar viktimat e rrëzimit të aeroplanit të Ukrainës. Banorët e Ashrafit bënë homazhe ndaj 176 personave të pafajshme, të cilët humbën jetën pas rrëzimit të avionit, që sipas MEK u goditën nga trupat e Gardës Revolucionare të Khamenei (IRGC). Ata shprehën indinjatën e tyre ndaj regjimit kriminal klerik, ndezën qirinj dhe shtruan lule para fotografive të viktimat. Në fjalën e saj për këtë ceremoni, Maryam Rajavi tha: Ne jemi mbledhur për të përkujtuar 176 qenie njerëzore të pafajshme të…

Read More