Dy ushtarakë amerikanë të vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Spangdahlem në Gjermani u gjetën të vdekur javën e kaluar për arsyet që ende nuk janë përcaktuar. Autoritetet ushtarake të bazës që e raportuan sot ngjarjen thanë se një hetim po vazhdon për këtë çështje në bazën e 52-të të ‘Fighter Wind’.Të dy ushtarët, të dy rreth 20 vjeç, u gjetën të pavetëdijshëm brenda konviktit të tyre në 9 janar. “Përpjekjet e mjekëve për t’i rikthyer ata në jetë ishin të kota – shpjegon lajmi nga baza. “Kur u gjetën ata kishin rreth 20 minuta që kishin vdekur”.
Author: tirana
Të qenit i ngjitur në monitorin e bebeve nuk është mirë për prindërit dhe kontrollimi i monitorit çdo minutë nuk po e bën fëmijën më të sigurt. Monitoruesit e foshnjave mund të jenë jashtëzakonisht të dobishëm për mbajtjen e një veshi ose syri gjithmonë drejtuar tek fëmija teksa fle, ndërsa ju gjendeni në një pjesë tjetër të shtëpisë suaj, por kontrollimi i tij shumë shpesh mund të shkaktojë ankth. Sa shpesh e kontrolloni monitorin e bebit tuaj? Dhe sa shpesh e bën partneri juaj? Një studim i ri ka se gjetur baballarët e kontrollojnë më shumë monitoruesin e bebeve. Studimi,…
Për shumëkënd janari është muaji i premtimeve të mëdha dhe rënia nga pesha është një prej tyre. Nëse keni filluar që tani me reduktimin e ushqimit, ndjekjen e ndonjë diete ose jeni rikthyer apo keni filluar palestrën, bëni mirë që të lexoni artikullin e mëposhtëm dhe të vraponi menjëherë në kuzhinë për të përgatitur çajin detoksikues me gjithë dafine dhe kanellë, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm. Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e…
Arrestimi i Hermes Nikaj apo i njohur për publikun si “Zogu i Tiranës” ka qenë një nga çështjet më të komentuara në mediat online dhe jo vetëm. Fakti që Nikaj u arrestua nga policia për akuzat si “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit” e “nxehën” akoma më shumë debatin. Menjëherë më pas në mediat online u publikuan përgjime ku Nikaj së bashku me vajza të showbizz-it fliste për prositucion. Sot në “shqipëria live” , babai i tij Mariglen Nikaj foli ekskluzivisht në ekranin e Top Channel për këtë gjë. “Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen…
Më në fund vjen një përgjigje falë së cilës mund ta vëmë kokën rehat në jastëk. Një studim i botuar në Royal Society ka treguar që gratë mund të vlerësojnë probabilitetin e pabesisë së burrave thjesht duke parë një foto. Një grupi prej 1.500 personash me origjinë kaukaziane iu kërkua të shihte fotot e 189 adultëve kaukazianë, 100 burra, 89 gra. Atyre iu kërkua të vlerësonin nëse personi në foto kishte qenë jobesnik në marrëdhëniet e kaluara. Studiuesit pastaj ekzaminuan saktësinë e përgjigjeve të tyre. Studimi shfaqi rezultatet si më poshtë: ‘Gjetëm një saktësi të paparashikuar në gjykimet mashkullore për…
Nuk është ndonjë sekret se ndryshimet në mot ndikojnë edhe në shëndetin tonë , posaçërisht kur është fjala për shëndetin e lëkurës. Çdo dimër trupi jonë i ekspozohet ndryshimeve të rrepta, gjë e cila shpie që enët e gjakut në lëkurë të ndryshojnë shpejt, transmeton Telegrafi. Kjo bën që lëkura të skuqet dhe të ketë probleme tjera. Por, si të kujdeseni për lëkurën kur jashtë mbretëron mot i ftohët? – Sigurohuni se jeni duke e hidratuar lëkurën rregullisht përmes kremave që janë të duhur për ju – hidratimi i lëkurës është i domosdoshëm për ta shmangur çarjen dhe infeksionin e…
Kelvi Kadilli i ftuar mbrëmjen e sotme në “Thumb On”, është shprehur se sipas tij çmimin e parë në Festivalin e Këngës e meritonte Elvana Gjata. Kelvi tha se një këngë me ritme ballkanase si e Elvanës, do e përfaqësonte më mirë Shqipërinë. “E kam shumë qejf Elvanën, Arilenën e dëgjova në finale shumë bukur. Mendoj se do kishim përfaqësi më të mirë më Elvanën sesa me Arilenën. Jo sepse mendoj se është koti, por më duket paksa si versioni i “Qaj” i Rona Nishliut. Shaj e ka kjo, Qaj ajo, ajo ulëret, ka nota të larta shumë bukur. Por…
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, qetësoi qytetarët lidhur me panikun e krijuar ditët e fundit nga sëmundja e meningjitit, që i mori jetën policit 27-vjeçar dhe dyshohet se ka shënuar edhe dy viktima të tjera. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, zv.ministrja deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por është një situatë e zakonshme e stinës. “Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje…
Veliaj: “Të mbjellim më shumë pemë dhe më pak sherr në qytetin tonë; 4 linja urbane në terminalin e ri; Brenda vitit nis puna për terminalin e Lundrës” Tirana do të ketë hyrje dinjitoze, jo vetëm si infrastrukturë, por edhe nga ana estetike e saj. Pas gjelbërimit të të dyja anëve të autostradës Tiranë-Durrës, Bashkia e Tiranës nisi punën për mbjelljen e pemëve të reja edhe në rrugën dytësore të aksit, ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike shumica e bizneseve të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për mbjelljen e 100 fidanëve të parë, nga…
Noe dhe gruaja e tij Ema ishin ulur në dhomën e familjes së tyre. Ndërsa Noe po shikonte TV, Ema po lexonte. Në orën 11 të mëngjesit pati një ndërprerje të energjisë, kështu Noeja shkoi në shtrat, por Ema vazhdoi të lexonte. Pa dritë në dhomë, si mund të vazhdonte Ema të lexonte?
Një alternativë interesante për shenjat horoskopit është edhe dita juaj e lindjes. Është e drejtë, numerologjia e datës suaj të lindjes, pavarësisht nga çdo muaj që keni lindur, mund të zbulojë personalitetin e caktuar që keni dhe është shumë e saktë! 3, 9, 12, 15, 21, 29, 30: Ekstremisht krijues! Nëse keni lindur në ndonjë prej këtyre ditëve, atëherë do të jeni një nga njerëzit më krijues të kohës tuaj. Ju dëshironi botën e artit dhe kulturës, jeni një person që shikoni gjërat nga çdo kënd, në mënyrë që të merrni një pamje më të mirë në kokën tuaj. Nëse…
Në muajin maj Gazeta “Si” shkroi për humbjen e qenit të njërit prej vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Xhon Leonardo. Qeni i vettingut është marrë mjaft seriozisht dhe nga Prokuroria. Gjatë nëntë muajve janë këqyryr dhjetëra kamera sigurie në zonën ku banon vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, për të gjetur hajdutin. Në përfundim, pas shumë veprimesh dhe delegimesh për marrje dëshmish dhe gjetje gjurmësh, edhe prokurorët janë dorëzuar. Organi i akuzës mendon që në rastin e humbjes së qenit provat tregojnë që nuk bëhet fjalë për vjedhje. Ndaj, dosja propozohet të pushohet, pasi nuk ka vepër penale. Por çështja…