Author: tirana

Ecuria e kursit të këmbimit valutor gjatë javës 04-10 janar 2020 shënoi një rritje progresive të lehtë të monedhës europiane në raport me lekun, duke u kuotuar në nivelin 122 lekë kundrejt vlerës 121.77 lekë që shënoi në 30 dhjetor 2019, me një pozicionim ndjeshëm më të zhvlerësuar nëse krahasohet me javën e parë të janarit 2019, ku arriti vlerën 123.55 lekë. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dollari amerikan reflektoi paqëndrueshmëri gjatë kësaj jave, me luhatje të ndjeshme rritëse dhe zbritëse duke u këmbyer në fund të javës me 109.97 lekë. Ndërsa në fund të vitit…

Read More

Tensionet midis Perëndimit dhe Iranit u përhapën në një lartësi historike ditët e fundit pas vrasjes së komandantit të lartë ushtarak iranian Qassem Soleimani dhe Teheranit bombarduan dy baza irakiane që strehonin trupat amerikane. Ata kanë ngjallur frikë nga sulme më të gjera SHBA-Iran në rajonin më të madh, i cili mund të ndodhte brenda dhe përreth ngushticës së Hormuzit, një vijë e ngushtë uji që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit, i cili ushqehet në Detin Arabik dhe pjesën tjetër të botës. Ndërsa udhëheqësit e Iranit pretendojnë se kanë “përfunduar” hakmarrjen e tyre për vdekjen e Soleimani –…

Read More

Nuk reshtin sulmet drejt bazave ushtarake në Irak. Sipas burimeve, të paktën 4 ushtarë irakianë janë plagosur në bazën e rëndësishme të Balad, rreth 50 kilometra nga Bagdadi, brenda së cilës ka edhe një kontingjent të forcave ajrore amerikane. Baza ushtarake Balad në Irak, ku ndodhet edhe pjesë e forcave ajrore amerikaneSulmet kulmuan me hedhjen e 6 predhave me mortajë, që ranë në një rrugë në brendësi të bazës. Të enjten një raketë e ardhur nga rajoni verior i Salahudinit kishte shpërthyer në afërsi të bazës. Ky është sulmi i fundit ndaj forcave irakiane dhe amerikane pas 22 raketave të…

Read More

Nga Shpëtim Nazarko Ky nuk i ka punët mirë – i thashë Berishës, aty nga janari i tridhjetë viteve më parë. Fjala ishte për Pashkon. Kishte vajtur në Berat dhe pa e vrarë mendjen fare, u kishte folur njerëzve për një “Çek të bardhë”, që kish ardhur nga përtej oqeanit… Bile kishte bërë dhe gjestin sikur e kishte me vete, po diku e kishte lënë në makinë… E përse? – pyeti Pashko, me buzëqeshjen e një të dituri, që duhet të dëgjonte dhe një njeri province, që nuk e kishte zanat ekonominë. -Sepse në atë Beratin që do të bindësh…

Read More

Gjykata e Durrësit ka liruar 10 nga 18 policët dhe zyrtarët e arestuar për abuzimin me pronat. Janë lënë të lirë nga Gjykata Sami Xhafa,Nikollë Marku,Besnik Domi,Astrit Nuri,Julian Kacadej,Marius Shahini,Dritan Koçi,Paulin Meta,Gjon Zefi,Qerim Doka. Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim:Besnik Domi-shef rendi në ShijakSami Xhafa-shefi i stacionit policisë ManzëErmal Petova-OPGj ManzëNikollë Marku-OPGj ManzëAgim Osmani-ndihmës specialist policia DurrësHaxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati ShijakPetrit Neziri-ndihmës specialist policia ManzëNdricim Shika-ndihmës specialist policia ShijakGjergji Gerco-sekretar njësisë administrative SukthJul kacadej-specialist IMT-ja ShijakMarjus Shaini-kryeinspektor IMT-ja ShijakAdem Lika-ndërtuesDëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë DurrësAstrit Nuri- specialist i armatimit në në policinë e Durrësit…

Read More

Leonora Jakupi është një nga këngëtare që gjithmonë ka marrë komente pozitive si për këngën ashtu dhe për veshjen e saj. Në një foto të postuar së fundmi në rrjetin social instagram ajo shfaqe e veshur me një super veshje, me një pallto të markës “Max Mara”, çantë “Channel” dhe me një palë çizme “Louis Vuitton” . Mirëpo ndjekësit duke qenë kureshtar për veshjen e saj kanë klikuar në faqet më të njohura të veshjeve. Veshja e këngëtares është publikuar në faqen e Instagramit “What they Wearin” së bashku me çmimin marramendës.

Read More

Një situatë sa qesharake aq edhe e çuditshme nga vjen nga Italia dhe më konkretisht Seria A. Teksa po përgatitej për tu luajtur takimi mes Veronës dhe Xhenovës, një problem jo i vogël u pikas në stadiumin “Antonio Bentegodi”. Vijat kufizuese ishin dukshëm jo të drejta, veçanërisht zona e penalltisë. Kjo u vu re nga gjyqtari i VAR, që solli edhe shtyrjen e nisjes së takimit me 15 minuta. Një histori e rrallë kjo që ndodh në një nga pesë ligat kryesore të Evropës dhe pikërisht te skuadra e dy futbollistëve shqiptar, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, që luajnë si…

Read More

Zonja Deliko ka rrëfyer në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. Për 15 vite, ajo nuk mund as ta denonconte sepse frika dhe kërcënimet e tij nuk e lejonin. Torturat sa vinin e shtoheshin dhe arritën deri aty sa ish-bashkëshorti e mbylli në një dhomë dhe nuk e lejonte të shihte fëmijët. Në vitin 2001, Deliko merr guximin dhe ndahet, por edhe sot jeton ngjitur me ish-bashkëshortin në atë që dikur ishte kasollja e lopës. Pa asnjë ndihmë dhe në mes të katër rrugëve, ajo ka ftuar…

Read More

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpenzuar 2.6 miliardë lekë për barrë-lindje gjatë periudhës Janar-shtator 2019, apo rreth 200 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Kjo pagesë, korrespondon me 80 për qind të pagës neto për gratë e punësuara që marrin leje lindje, për 6 muajt e pare, dhe më pas për periudhën tjetër reduktohet në 50 për qind. Po ashtu kjo kategori përfiton edhe një shpërblim në rast se të dy bashkëshortët janë në marrëdhënie pune. Në total përfitime të përkohshme për barrë-lindje kanë përfituar 14,139 gra, ku pjesa më e madhe rezultojnë të punësuara në firma…

Read More

Rastet e dhunës mes të rinjve nuk kanë fund në Tiranë, por jo vetëm, madje edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Zënkat ndodhin për çështje të ndryshme, ku shumicën e rasteve ndodhin për motive të dobëta ose shkaqe banale. E tillë është edhe kjo video e cila është xhiruar te Dogana në kryeqytet, ku shihen qartë se disa djem të rinj grushtohen e shtyhen me njëri-tjetrin.

Read More

Ardit Gjebrea ka treguar sot vështirësinë e të qenit prezantues, kur i duhet të përjetojë emocione pa fund në rubrikën e “Ka një mesazh për ty”. Moderatori i njohur kishte sot një rast të veçantë të një motre dhe një vëllai, të cilët u bashkuan pas 24 vitesh. Besnikja prej vitesh nuk mund ta shihte dot vëllain e saj në sy, për borxhin që i kishte marrë. Për shkak të vështirësive ekonomike, ajo i kërkoi falje të vëllait, që i mori lekë për të blerë shtëpi, por nuk mundi t’ia kthente. E gjithë kjo situatë ka përlotur Ardit Gjebrean, i…

Read More