Author: tirana

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka raportuar se ka zbuluar një planet të ri që rrotullohet rreth dy diejve. Ky është zbulimi i parë i tillë i një satelit të ri nga agjencia për gjetjen e planetëve e njohur si TESH, por më interesante është se ai u gjet nga një gjimnazist i cili punonte si praktikant, dhe atë në ditën e tretë të punës së tij. “Shikova të dhënat që vullnetarët i përshkruanin si eklipsi i një sistemi binar, një sistem ku dy yje rrotullohen nga njëra-tjetra dhe eklipsojnë orbitën e njëri-tjetrit nga pamja jonë,” shpjegoi 17-vjeçari Wolf Kukier.…

Read More

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë urës mbi lumin Drin. Si pasojë kanë mbetur dy të plagosur rëndë si dhe janë lënduar edhe 4 persona të tjerë që janë dërguar për në spitalin e Lezhës. Superstrada në të dyja anët u bllokua për rreth 30 minuta. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Dashi Dita do të nisë më së miri, por bëni kujdes ndaj luhatjeve të humorit, të cilat mund të shkatërrojnë gjithçka. Sa i takon punës, duhet të rishikoni mirë disa lëvizje tuajat. Demi Duke nisur nga kjo fillim javë, Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do të favorizojë takimet e reja. Yjet janë në anën tuaj dhe ju mbështesin për projektet e reja, veç mundohuni që të mos ngarkoheni shumë. Binjakët Përfitoni nga orët e para të mëngjesit, për të sqaruar keqkuptime të mundshme në dashuri, Mundohuni që të shkarkoni tensionet dhe të riktheheni në lojë. Gaforrja Duhet…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një shkëmb masiv është shkëputur duke zënë poshtë në 52-vjeçare e cila ka gjetur vdekjen. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja. 52-vjeçarja në ato momente ka qenë duke kullotur bagëtitë. Njoftimi i policisëRreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Read More

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për historinë e një shqiptari, i cili ishte dëbuar nga Britania për shkak të një vrasje në Shqipëri, mirëpo është kthyer sërish në Angli dhe madje ka hapur edhe një biznes privat, lavazh. Riza Vatoci 49 vjeç është zbuluar në biznesin e tij në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor, javën e kaluar nga kjo media. “Dialy Mail” e ka parë Vatocin duke drejtuar biznesin e tij, edhe pse është dëbuar nga shteti britanik. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të veprojë në lidhje me këtë rast e se…

Read More

Eros Grezda u transferua në kampionatin skocez 2 vite më parë tek një skuadër legjendare si Glasgow Rangers. Mesfushori me tipare sulmuesi rezultoi i pafat pasi pësoi dëmtimet të cilat nuk e lejuan të shprehte potencialin e tij, ndërsa më pas në problem u kthye edhe sjellja e 24-vjeçarit. Futbollisti i Kombëtares, ne këtë merkato janari u rikthye te klubi i Osijek në Kroaci, aty ku edhe u bë i njohur. Së fundmi, në lidhje me gjakovarin ka folur edhe ish-trajneri i tij te Rangers, Steven Xherrard. Legjenda angleze ka pranuar se një pjesë të përgjegjësisë për formën që kaloi…

Read More

Nga Alfred Peza Partia Demokratike për tiu shmangur debatit në lidhje me ndryshimin ose jo të sistemit elektoral në Shqipëri, ka bërë atë që di të bëjë më mirë në të tilla raste, për të ushqyer pritshmëritë e opozitarëve dhe për të bërë që të harrohen kritikat e forta në drejtimi të kryetarit të saj Lulzim Basha. Ajo ka rikthyer sërisht në skenë opsionin e zgjedhjeve të parakohëshme, i cili duhet pranuar se josh gjithnjë më tepër se shumëçka tjetër, kundërshtarët e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Ky oposion është sot akoma edhe më jo realist, sasa ka qenë për…

Read More

Ata që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën te Barcelona, duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Sipas mediave iberike, drejtuesit kanë hartuar një listë të rregullave që duhet të respektojnë lojtarët. Barcelona ka ideuar një klauzolë “Anti Pique” që u imponon lojtarëve, të evitojnë rrjetet sociale gjatë seancave stërvitore, por edhe në momentet para apo pas ndeshjeve. Lojtarët nuk duhet të angazhohen në asnjë aktivitet tjetër profesional, vetëm në rastet kur lojtari ka marrë lejen nga klubi. Futbollisti më i prekur është Gerard Pique, lojtari spanjoll është impenjuar në Kupën Davis, por edhe angazhime të tjera në fushën e kulinarisë dhe modës.

Read More

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirë organizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë dy persona. Në pranga kanë rënë: – Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje). – A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë.…

Read More

Dy moderatoret e njohura të ekranit shqiptar, Evi Reçi dhe Arjola Shehu, përveçse dy mikesha të ngushta, së shpejti do t’i shohim edhe në prezantim . Secila prej tyre është mjaft e ndjekur edhe në emisionet përkatëse, por edhe në rrjetet sociale. Pikërisht këtë lajm e kanë zbuluar që të dyja përmes llogarive të tyre në Instagram. Ndryshe nga ç’jemi mësuar duke i parë në moderimin e emisioneve të tyre tashmë dy moderatoret e njohura do t’i shohim të prezantojnë eventin e vitit “Oda”, më 14 Janar në Pallatin e Kongreseve.

Read More

Brixhilda është 18 vjeçe dhe prej disa vitesh jeton me nënën e saj në Francë. Ka ardhur në Shqipëri vetëm për një arsye dhe ajo është gjyshja e saj. Brixhilda ka kontaktuar programin “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, për t’i bërë një lojë të vogël gjyshes, por edhe për ta suprizuar atë me ndihmën e drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea. Ajo ka rrëfyer se gjyshja i ka shpëtuar jetën sepse kur mamaja e saj ishte shtatzënë ka dashur ta abortonte, por ka qenë gjyshja që nuk e lejoi diçka të tillë. Gjyshja Safije e ka rritur që…

Read More