Author: tirana

Opozita e Bashkuar është duke zhvilluar diskutime rreth versionit final të draftit për reformën zgjedhore, që pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Sipas aleatëve të Lulzim Bashës, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PAA, nëse kemi zgjedhje të parakoshme, atëherë ato do të zhvillohen me sistemin aktual zgjedhor. Por nëse zhvillohen në vitin 2021, atëherë duhet diskutuar edhe sistemi, që aleatët e kërkojnë me elemente të sistemit maxhoritar. Por një pike që ndan palët është ajo e financimit të partive politike, ku PD kërkon financim të partive 100% nga shteti, por nuk mbështetet nga të gjithë aleatët.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, mbi rrethrrotullimin tek Fakulteti Ekonomik. Burime nga vendi i ngjarjes shtojnë se janë përplasur dy makina dhe mësohet se një person është i plagosur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga blutë e Tiranës.

Read More

Getoar Selimi ka folur së fundi për ata artistë që gjatë karrierës së tij, kanë dashur të përfitojnë prej emrit, famës dhe pozitës së tij. Në një intervistë për “Living”, reperi i njohur ka thënë se ka pasur shpeshherë sulme ndaj tij, megjithatë ai ka qëndruar indiferent dhe është përqëndruar te përmirësimi i tij. Reperi tregon se kanë qenë të shumtë ata të rinj që janë përpjekur të fitojnë famën e momentit duke zënë në gojë emrin e tij por nuk ju ka ecur: “Unë nuk e kam parë të arsyeshme të përgjigjem, sepse në të kundërtën duhej të kisha…

Read More

Përkufizimi i saktë i këtij termi, jo shumë të njohur, do të ishte një individ që investon paratë e veta në një kompani sipërmarrëse. Fillimisht ky term është përdorur për të përshkruar investitorët në shfaqjet e Broadway, ndërsa tani “investitori engjëll” i referohet kujtdo që investon paratë e tij në një kompani sipërmarrëse (ndryshe nga kapitalistët e ndërmarrjeve institucionale, të cilët investojnë paratë e njerëzve të tjerë). Investimi ‘engjëll’ është rritur në vitet e fundit ndërsa një numër në rritje i individëve kërkojnë kthim më të mirë të parave të tyre sesa mund të marrin nga investimet tradicionale. Përkundër besimit…

Read More

Viti 2018 shënon 155 vjetorin e recetës popullore të Olivierit, e festuar në të gjithë botën si “sallata ruse”. Të kesh këtë gatim të shijshëm dhe të përzemërt në darkën e Vitit të Ri është një simbol për traditën e vjetër ruse. Ndoshta asnjë prej festave ruse nuk mund të kalojë pa këtë recetë kombëtare, pavarësisht nga fakti që kjo sallatë u bë e përhapur në mbarë vendin pas viteve 1960 -70! Në kontrast me mendimin e mbajtur gjerësisht, Sallata moderne Ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkët me recetën origjinale të kësaj pjate të shpikur nga…

Read More

Madam Tussaud largon siluetat prej dylli të Harry dhe Meghan nga këndi i familjes mbretërore Muzeu Tussauds i veprave prej dylli ka larguar siluetat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore, një reagim ky që erdhi pas njoftimit të çiftit se do të tërhiqej nga detyrat mbretërore, njoftoi Reuters. Duka dhe Dekesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synonin ta bënin jetën tyre edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Amerikën e Veriut, për të ndërtuar një rol të ri progresiv dhe se tërhiqeshin nga pozicionet e tyre të larta. Krerët e familjes…

Read More

Përdoruesi i Instagramit Google Earth i ka ofruar përdoruesve mundësinë për të vizituar peizazhet më befasuese në botë duke përdorur redaktimin e imazheve Snapseed.Fotografi Chris Gorman, i njohur ndryshe si Big Ladder, është një specialist i fotove ajrore. Snapseed është një aplikacion për redaktimin e fotografive të prodhuar nga Nik Softuare që u mundëson përdoruesve përmirësimin e fotografive dhe aplikimin e filtrave digjitale. Softueri i zgjuar i manipulimit të imazheve zotëron plot 29 filtra duke përfshirë furçën, strukturën, HDR, perspektivën dhe të tjera. Imazhet virtuale nuk lënë asnjë gur të paprekur në përpjekjen e tyre për të treguar të mirat…

Read More

Nëse menduat se shefat e kuzhinës, Alfio Rrotani dhe Indrit Çela do t’i shikoni vetëm në ekranet e televizioneve e keni gabim. Dy fituesit e “MasterChef” kanë vendosur të japin një lajm të mirë, ata po hapin një shkollë profesionale kuzhine. Alfio ishte ai që e bëri lajmin publik ditën e djeshme përmes një fotografie në “Instagram”. “Shkolla “MASTERCHEF” ku do beheni me te miret ne kuzhine! Dhe duke u bere me te miret do fitoni 3fishin e atyre qe mendojne qe dine, por realisht nuk dine asgje! PER PAK FILLOJME”, u shpreh kuzhinieri. Disa orë më vonë përsëri Alfio…

Read More

Nga Nexhmije Hoxha Viti 1991 ka qenë viti më i keq në jetën time politike dhe familjare. Gjatë gjithë këtij viti përjetova situata mjaft të rënda, që na u krijuan nga sulmet, përndjekjet dhe aktet çnjerëzore e antiligjore, që u ndërmorën ndaj meje dhe familjes së Enver Hoxhës. Forcat e reja opozitare, që kishin dalë, tashmë, në skenën politike dhe kishin në gjirin e tyre edhe shtresa të prapambetura të shoqërisë, ndiqnin “strategjinë e rrugës”, zbatonin kanunin dhe hakmarrjen, nxitën agresivitetin e PD-së. Kjo parti e re filloi të zbulojë fytyrën e saj të vërtetë, reaksionare, duke ndërmarrë veprime të…

Read More

Një 35-vjeçar në Korçë është arrestuar në kushtet e flagrancës në tentativë për të vjedhur një banesë në lagjen numër katër të qytetit. Në pranga ka rënë shtetasi L. Sh. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit P. N., emigrant. Policia është sinjalizuar nga një qytetar që ka telefonuar në numrin 129 të policisë, duke informuar mbi vjedhjen. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje” thuhet në komunikatën e policisë. Policia arrestoi në…

Read More

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Greta Zani, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektin e fundit muzikor dhe jo vetëm. Greta pranoi se përpos këngës, ka një pasion të madh për punët e dorës dhe gatimin. Ajo tregoi se gatuan shpesh dhe nuk është aspak e fiksuar me dietat apo regjimet strikte ushqimore. “Unë s’e kam fare kompleks shëndetin. Po ta kisha, deri sot do isha dobësuar. Megjithatë, kjo më identifikon mua… biles, kur jam dobësuar njëherë, kam rënë gati 17 kilogram, më thoshin të gjithë ‘Greta shëndoshu, se e di…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëherë sot Shqipërisë të qendrojë larg Kinës. Gjenerali amerikan Michael Barbero ka paralajmëruar vendin tonë të mos joshet nga investimet kineze, dike e cilësuar këtë të fundit si kërcënimin dhe armikun më të madh vendeve të NATO-s. Sipas tij, Kina është tigri që do të hajë “shumë nga kokat” e aleatëve të SHBA-së dhe aleancës Veri-Atlantike. Duke folur në një konferencë në Tiranë për tensionet në Lindjen e Mesme, Barbero u ndal gjatë tek Kina, duke deklaruar se investimet kineze përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe vendeve të…

Read More