Dashi Kohëve të fundit jeni shumë të acaruar dhe jeni gati për të debatuar, si në punë edhe në shtëpi. Kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzoheni, por bëni mirë që të flisni me dikë dhe të kuptoni se nuk ka vend për debat në çdo gjë. Demi Rrezikoni që të përsërisni veten gjë që mund t’iu shkaktojë probleme në jetën tuaj profesionale. Bëni mirë që të reflektoni, pasi qielli favorizon sqarimet më kolegët ose eprorin. Binjakët Nuk mundeni më me të njëjtën situatë, ndaj e ndjeni të nevojshëm ndryshimin. Kjo gjë vlen duke filluar nga puna, pasi…
Author: tirana
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka thënë se iranianët gjatë Luftës së Kosovës tentuan të hynin në radhët e UÇK-së, por nuk u lejuan. Sipas Klosit, ata donin të përsërisnin të njëjtin skenar si në Luftën e Bosnjes, gjë që do i jepte luftës për çlirim një veshje fetare. Shqiptarët, shërbimet inteligjente nuk e lejuan një gjë të këtillë. Këto deklarata Fatos Klosi i bëri në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”.
Ndiheni vazhdimisht të lodhur, keni probleme me stomakun, shpesh keni dhimbje koke dhe ndryshime të humorit. Problemi mund të jetë në helmet që futen në trup, më shpesh përmes pastës së dhëmbëve, deodorantit, kremrave, ujit të kontaminuar, frutave, perimeve dhe mishit. Këtu janë disa simptoma që tregojnë se trupi është plot me toksina. Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes Kur jeni të lodhur që nuk keni gjumë të mjaftueshëm ose nuk punoni shumë gjatë ditës, është një ndjenjë normale. Por nëse vazhdimisht ndjeheni të rraskapitur, do të thotë që trupi juaj bllokohet nga helmet. Pra, mos pini shumë kafe, pasi nuk…
Rrethi i personave të përfshirë në përgjimet e dosjes së Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, sa vjen e shtohet. Pak ditë më parë në përgjigmet e publikuara në media “Zogu i Tiranës”, kishte komunikuar me një këngëtare, e cila siç duket ka qenë pjesë e grupit të tij, ku shfrytëzonte vajza dhe djemë për prositucion. Sipas përgjimeve Nikaj ka folur me policë, modele dhe këngëtare, ku “Zogu” gjen klientë dhe iu lë atyre takime. Në një raport vëzhgimi të datës 1 korrik, të botuar më herët nga gazetari Elton Qyno, Nikaj takon dy vajza. Ndërkohë që Balkanweb,…
Burrat që pinë kanabis kanë numër më të lartë të spermës dhe nivele më të larta të testosteronit. Këtë e demonstruan një ekip hulumtuesish amerikan të udhëhequr nga studiues nga Shkolla prestigjioze e Shëndetit Publik “T. H. Chan” e Universitetit të Harvardit. Hulumtimi. Shkencëtarët, të koordinuar nga profesori Jorge Chavarro, profesor i të ushqyerit dhe epidemiologjisë në Departamentin e Universitetit për Shëndetin e Mjedisit, ndërmjet viteve 2000 dhe 2017 mblodhën mbi 1,100 mostra të spermës nga 662 burra me një moshë mesatare 36 vjeç, të gjitha në gjendje të pjellorisë së zvogëluar dhe duke kërkuar zgjidhje në klinika të specializuara. Rreth…
Një automjet mësohet se është përfshirë nga flakët në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Bëhet me dije se mjeti tip ‘Hundai’ pa targa mësohet se është djegur plotësisht. Ndërkohë policia dhe zjarrëfikësja kanë shkuar në vendngjarje, por ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit.
Duka dhe dukesha e Sussex, të mërkurën njoftuan vendimin e tyre për të hequr dorë nga detyrat mbretërore. Por, ja që Meghan dhe Harry nuk janë të vetmit që kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore. Janë dhe 4 të tjerë që kanë bërë këtë para tyre. Eduard VIII Ish-mbreti Eduard VIII, adbdikoi fronin në dhjetor të 1936, për t’u martuar me një amerikane të divorcuar, Ëallis Simpson. Mbreti e kishte njohur zonjën Simpson, kur ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë Enest në 1931 dhe ata shumë shpejt filluan të flirtonin me njëri-tjetrin. As gjykata dhe…
Ata që jetojnë me të e dine dhe e ndjejnë. Por tani e thonë dhe mjekët. Një qen të zgjat jetën. Sepse një mik besnik na ndihmon të bëjmë një jetë më të shëndetshme në ajër të pastër dhe na rrit emociononalisht që kur jemi të vegjël. Shoqata amerikane e zemrës ka publikuar shifrat sipas të cilës pasja e një qeni shoqërohet me një ulje prej 24% të vdekshmërisë. Doktoresha Caroline Kramer, endokrinologe dhe autore kryesore e studimit shkruan se të mirat shtohen për ata që janë goditur nga patologjitë vaskolare. Kjo lidhet me jetën më aktive që një person…
Kandidati Ardit Kërtusha ka braktisur garën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës. Kërtusha kandidonte përballë Luan Zazes, i cili aktualisht është kryetar i PS-së në qytetin bregdetar. Në reagimin e tij për vendimin që ka marrë, Kërtusha përmend individë të punësuar për favore personale dhe jo në bazë meritash. Ndërsa tregon klimën që sipas tij mbizotëron brenda Degës së Partisë Socialiste Durrës, “ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me cdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vëtëm”. REAGIMI I PLOTE Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të partisë socialiste, simpantizantë dhe…
Brezi i ri i telefonave inteligjentë të Apple me kosto të ulët (relative) dhe me një skedë të dhënash më të thjeshtë të gjeneratës 11 të bërë zyrtar vjeshtën e kaluar do të quhet pikërisht iPhone 9. Pasardhësi shumë i përfolur i iPhone Se, për të cilin u mendua të quhej iPhone Se 2, është protagonisti i një serie prezantimesh interesante të publikuara nga OnLeaks gjithmonë të informuar mirë në Twitter. Siç parashikohet nga analisti Ming-Chi Kuo, OnLeaks gjithashtu e konsideron iPhone 9 si shumë të ngjashëm me iPhone 8 e vjetër, duke u rikthyer në një madhësi më kompakte…
Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. “Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend,” shkruan kreu I shtetit në një postim në facebook. Ai më tej apelon urgjentisht prë vendosjen e një dialogu politik. “Duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm…
Vladimir Putini shfaqet në Siri, në atë që përbën vizitën e dytë zyrtare në vend. Një vizitë e beftë, e cila vjen ndërsa daullet e krizës iraniane dëgjohen fort, e teksa Shtetet e Bashkuara që po nxitojnë në një luftë kundër Teheranit Ishte e pritshme një lëvizje e Putinit në atë që është një krizë globale, duke pasur parasysh se një luftë kundër Iranit nuk është një çështje rajonale. Duke vizituar Sirinë, Putini la të nënkuptohet se Lindja e Mesme mbetet përparësi për Moskën. Ai nuk mund të vizitonte Teheranin, pasi do të kishte hyrë drejtpërdrejt në situatën kritike, të…