Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Këshilli për një arsye të pazakontë. Në mbledhjen e fundit të KLP-së, Cani ka shprehur shqetësimin për spiunimin e bisedave të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjatë mbledhjeve formale dhe informale. Prokurori ka theksuar se çfarë thuhet brenda KLP del jashtë. Cani ka pohuar se nuk është në nderin e Këshillit që të bëjë ciu-ciu me telefon, ndërsa ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Gent Ibrahimin se do largohet nga KLP-ja nëse vijon ky fenomen. “Edhe një gjë tjetër z. kryetar, më vjen shumë keq…
Author: tirana
Ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka treguar për rubrikën me këshilla leximi në revistën ‘Living’ 10 librat që kanë shenjuar jetën e saj. Nga Mirela Kumbaro Të jesh i lidhur me librat dhe leximin qysh në fëmijëri nuk është meritë e individit, është fat. Kjo domethene që të ka rënë për pjesë të lindësh në një familje ku librat janë po aq të rëndësishëm sa dhe ushqimi i shëndetshëm. Më tej, është vullnet i individit, duhet të jetë detyrë e shkollës dhe përparësi dhe vizion i shtetit dhe i shoqërisë. Le të themi që unë…
Kavon Hakimzadeh, komandanti iranian; Nawres Waleed, përkthyesi iraken; të dy qytetarë amerikanë. Historia e sfidës ushtarake me Iranin klon edhe nëpërmjet jetës së këtyre dy ushtarakëve, në Amerikën e ‘muslim ban’, tregon për hyrjen e qytetarëve të shteteve muslimane. Hakimzadeh, kapiteni “Hak”, i lindur në Texas me baba iranian dhe nënë amerikane, ka jetuar në Iran deri 11 vjeç. Kur në ’78 Revolucioni i dorëzoi vendin një regimi teokratik, familja e tij iku dhe u vendos në Mississippi. Kavon ka bërë një karrierë brilante në marinë, misione në Irak e Afghanistan, mirënjohje dhe medalje, e tani drejton Harry S. Truman,…
Vetëm në dhjetë muajt e fundit, tre kosovarë të moshës së shtyrë kryesisht 70 vjeçar kanë vdekur në motelet kosovare. Dy në Gjilan e një në Prishtinë. Express iu sjellë historitë e këtyre tre personave që vdiqën gjatë marrëdhënieve seksuale në motelet kosovare. Mosha e shtyrë dhe dëshira për aventura me gra duket se nuk shkojnë bashkë. Vetëm në dhjetë muajt e fundit tre kosovarë janë raportuar se kanë vdekur jetë në dhomat e moteleve kosovare. Shkaktarët, zakonisht janë sulmet në zemër që kryesisht nxiten nga stimulantë të ndryshëm. Viktima e fundit ishte dje (8 janar). Bëhet fjalë për person…
Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të “Festivalit të Këngës”, një festival që vitin e kaluar pati shumë polemika të cilat vazhdojnë edhe sot. Pas fitores së Arilenës, u bë nami në rrjet, disa u shprehën të pakënaqur e të tjerë e mbështetën këngëtaren. Së fundmi Arilena me një postim në Instagram ka treguar edhe reagimin e të huajve për këngën e saj. Në videot e postuara shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këtë këngë dhe janë emocionuar nga zëri i Arilenës.
Greqia sërish i ka kujtuar Shqipërisë se afrimi i saj në familjen europiane dhe raportet e mira fqinjësore kushtëzohen nga çështje të cilat Tirana zyrtare ende nuk po i adreson. Për presidentin Prokopis Pavlopoulos, një nga to vijon të mbetet gjetja e varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në jugun e Shqipërisë gjatë viteve 1940-41. Këtë deklaratë kryeshtetari grek ua përsëriti familjarëve dhe drejtuesve të Unionit të të Afërmve të Personave të Rënë në Frontin Shqiptar. “Shpresoj shumë që fqinjët tanë shqiptarë më në fund do e lënë pas retorikën e papranueshme që e vazhdon prej dekadash.…
Pak ditë më parë aktorja e njohur e teatrit Olta Gixhari u shpreh në emisionin “Siluetë” se e vetmja aktore që ka marrë role në Teatër, që kur është vënë drejtor Hervin Çuli, është gruaja e tij, Adelina Muça. “Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan…
Ish-futbollisti i Dortmund, Julian Veigël ka rrëfyer së fundmi një histori e cila mund të konsiderohet e pafat, duke marrë parasysh moshën e lojtarit në atë kohë. Në moshën 18-vjeçare, mesfushori ishte pjesë e klubit të Mynih 1860. Duke dalluar cilësitë e tij, stafi teknik vendosi t’i besonte shiritin e kapitenit. Por, gjermani nuk arriti ta mbante për shumë kohë, kjo për arsyen se së bashku me tre shokë të skuadrës kishin dalë natën dhe gjatë rrugës së kthimit me taksi, të ndikuar edhe nga alkooli, folën më shumë seç duhej kundër klubit. Shoferi i taksisë nuk toleroi por ia…
Leonardo DiCaprio pati një mundësi të dytë për të tërhequr vëmendjen dhe ai e shfrytëzoi. Sipas lajmeve të fundit është mësuar se ai ka ndihmuar në lokalizimin dhe ndihmën e një personi i cili ra nga një anije në Karaibe. Leonardo bashkë me të dashurën dhe disa miq të tij ishin duke pushuar në një anije afër St. Barts më datë 30 dhjetor kur iu bashkuan një grupi shpëtimi. Quajeni fat ose jo, por anija e aktorit të Hollyëood-it ishte e vetmja në zonën ku gjetën dhe shpëtuan personin pak çaste para perëndimit të diellit. Personi në fjalë ka qëndruar…
Pas një periudhe të ngjeshur në biznesin privat, ajo zgjodhi të bëjë pak ditë pushimi, por duket se asgjë nuk është e lehtë kur ke edhe një fëmijë të vogël. Në mes të postimeve ku tregon pamjen magjepsëse të Dubait, Jona ka publikuar një video ku tregon dallimin e jetës së VIP-ave nga jeta në Instagram në atë reale. Në video shihet se ajo kujdeset për Raidenin e vogël, i cili i lodhur nga vapa dëshiron të flejë gjumë. Ndërsa, në foto tregon pamje nga vendi ku po pushon.
Nëse jeni në një nga këto çiftimet e shenjave të zodiakut dhe po mundoheni ta bëni historinë të funksionojë, duhet të punoni shumë dhe nëse do ia dilni të arrini atë që dëshironi, do jetë goxha e vështirë. Dashi dhe Gaforrja Të kundërtat mund të tërheqin ndonjëherë, por shansi që një “Dash” dhe “Gaforre” të kenë një lidhje dashurie është shumë i vogël. Ndërsa Dashit i pëlqen të ecë në anën e egër, Gaforret ndihen keq që kur shikojnë dokumentarë natyre në televizor. Dashi i zjarrtë është shumë konkurrues dhe kokëfortë për t’u marrë me Gaforre të ndjeshëm, të cilët…
Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionit “Repolitix”, ka thënë se është kundër burgosjes së politikanëve. Murrizi sugjeroi diçka tjetër: “Hiqu Facebook-un për 6 muaj, dhe këta vdesin nga infarkti”. “Nuk kënaqem që këta të shkojnë në burg, nuk jam tip që kënaqem me fatkeqësinë e tjetrit. Këta më mirë mos me i çu në burg se ne do t’i mbajmë me bukë, këta janë mësuar me barolo dhe karkaleca. Këtyre hiqu Facebook-un, lëri nja 6 muaj pa i bërë lajm dhe vdesin nga infarkti”, tha Murrizi.