Ashtu si shumë VIP-a shqiptarë, të cilë kanë postuar pafund foto në këto ditë festash, edhe moderatorja e mirënjohur Arbana Osmani, ka publikuar një foto ku shfaqet vetë, me djalin e saj dhe një vogëlushe. Të veshur në të kuqe, ata shfaqen duke qeshur dhe mesa duket po i shijojnë këtë ditë feste. Fansat nuk kanë ngurruar t’i bëjnë edhe një pyetje Arbanës dhe kjo e fundit, nuk ka hezitur të kthejë përgjigje. “Arbana në pritje të ëmbël?“, ka qenë pyetja, për të cilën moderatorja është përgjigjur: “Në pritje të kulaçit”. Mesa duket moderatoja nuk është shtatzënë. Arbana Osmani pas…
Author: tirana
Pas 13 vjetësh Armata e Serbisë ua kthen statusin dy brigadave të cilat mbahen në mend për krimet në Bosnjë dhe në Kosovë. Bëhet fjalë për Brigadën 63 parashutiste dhe atë 72 për operacione speciale, bëjnë me dije mediat e Beogradit, shkruan Koha.net. Që të dyja kanë marrë pjesë në luftëra gjatë viteve të nëntëdhjeta, ndërkaq më 2006, kur u formua Armata e Serbisë, iu ul rangu i tyre në batalion dhe u shkrinë në Brigadën Speciale, rikujton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke njoftuar në lidhje me këto ndryshime, tha se…
Njihet tashmë e kaluara e Vuçiçit nën Millosheviçin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit. Por së fundi, është publikuar dhe një video e viteve të tij me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshel, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës. Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar. Eshtë një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy,…
Tërmeti i 26 nëntorit sensibilizoi të gjithë shqiptarët në një nga fushatat më të mëdha të solidaritetit jo vetëm njerëzor por edhe financiar për t’i ardhur në ndihmë atyre që humbën familjarët dhe peronat e tyre si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike. Kështu, krahas shteteve dhe organizatave të ndryshme, bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm, në këtë fushatë u angazhuan edhe forcat politike. Ndërsa Partia Demokratike në opozitë mblodhi ndihma në ushqime, veshje e shtretër për të prekurit nga tërmeti, Partia, Socialiste vendosi që të gjithë përfaqësuesit e saj të zgjedhur në qeveri, Kuvend dhe pushtetin lokal të vinin në…
Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna.Është një frut tretës, freksues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve. Kurimi i anemisë Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë.Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra…
Shpallet në kerkim një efektiv i Gardës së Republikës. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç akuzohet për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”. Sipas policisë, ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur një ditë me pare, kur gardisti ne bashkëpunim me persona te tjerë kanë goditur me sende të forta shtetasin Ismet Llesho, i cili po merr ndihmen mjekesore. NJOFTIMI i POLICISË: Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim efektivin e Gardës së Republikës M.H., i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”. Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet…
Të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në Itali dhe kanë arritur të sigurojnë një kontratë pune në shtetin fqinj, mund të aplikojnë për viza punësimi. Por kërkesat duhet të paraqiten duke filluar që nga tre muaj nga fillimi i udhëtimit të parashikuar. Drejtuesja e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj bën me dije për ‘Gazeta Shqiptare’ se viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimi të marrëdhënies së punës. “Kërkesat mund të paraqiten duke filluar që nga tre muaj nga fillimi i udhëtimit të parashikuar; viza do të lëshohet me vlefshmëri nga data e fillimi të marrëdhënies së…
Trashëgimtarja e Top Channel dhe fashionistja, Lori Hoxha ka reaguar gjithashtu pas përfundimit të “Festivalit të Këngës”, duke e shprehur hapur se kë mbështet. Lori ka postuar në Instastory një video ku shfaqet me motrën e saj, Sara teksa këndojnë në makinë me këngën e Elvana Gjatës. Lori shkruan se mund të tingëllojë e njëanshme, por ajo ka qenë fansja e Elvanës dhe vazhdon të jetë. “Mund të dukem e njëanshme, sepse kam qenë fansja e saj që në fillim, por kjo këngë të fiksohet dhe Elvana është Elvana”, shkruan Lori.
Jemi në ditë festash dhe atmosfera po ndihet kudo, rrjetet sociale janë tejmbushur me foto dhe video të njerëzve në mbarë botën. Të shumtë janë ata që kanë treguar edhe pamje të shtëpive dhe VIP-at na kanë dhënë plot ide si të dekorojmë shtëpisë. Së fundmi Xhensila Myrtezaj dhe Besi kanë publikuar në Instagram një video ku tregon shtëpinë e dekoruar.Në të shihet pema e dekoruar vetëm me gold dhe oxhaku i ngrohtë. Në video nuk mungon edbe zëri i vogëlushes Ajka, e cila i ka dhënë familjes gëzimin më të madh.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve festat e fundvitit. Përmes një videomesazhi në Facebook, kreu i Bashkisë shpreh bindjen se 2020 do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për Tiranën. “Të dashur qytetarë të Tiranës, dua të marr pak kohë për t’ju uruar nga zemra, festa të mbara. Viti që po lëmë pas ishte sa i suksesshëm për Tiranën, por po aq edhe i vështirë edhe sfidues. Tërmeti i nëntorit la jo pak shenja në jetën e secilit prej nesh. Ishte një nga ato ngjarje të cilën nuk do ta harrojmë lehtë…
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. I dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, i thanë burimet pranë polcisë gazetares Anila Hoxha. Nga hetimet e deritanishme si edhe nga kqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho. /TCh
Britanikët janë njerëzit që ndoshta e ndjejnë më shumë se kushdo, festën. Ata e shfaqin këtë duke pirë pafundësisht, çka pastaj i çon edhe në grushte me njëri-tjetrin. Vetëm se Krishtlindjen e kanë keqkuptuar, pasi është një festë, që vetëm me ato që bëjnë ata, nuk ka lidhje!