Momente gëzimi dhe lumturie dje, për fëmijët e Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Babagjyshi i Vitit të ri ka shpërndarë dhurata për fëmijët e këtij spitali, pacientë të shtruar dhe ata ditor, duke ja u bërë më të bukur periudhën festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Lodrat dhe dhuratat e shpërndara kanë qenë një kontribut i punonjësve të zyrës qendrore dhe degëve nga e gjithë Shqipëria, të kompanisë së mikrofiancës Kredo.Al. Dhuratat janë sjellë nga çdo punonjës i kompanisë Kredo.al dhe pas koordinimit me sektorët përkatës të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, u janë shpërndarë fëmijëve…
Author: tirana
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka publikuar pak më parë disa foto nga qendra e Tiranës, nga “Fshati i Festave”. Alex Soros uron Krishtëlindjen për të gjithë shqiptarët që e festojnë, ndërsa shkruan se pavarësisht tërmetit “Fshati i Festave” është dhe më i madh këtë vit dhe shpirti i festës duket gjithandej.“Pavarësisht nga tërmeti, Fshati i Festave në Tiranë ishte edhe më i madh këtë vit dhe shpirti i festës dukej gjithandej. Shqipëria është një nga vendet më multikulturore dhe tolerante në Europë. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë ata që e festojnë”, shkruan Alex Soros, ndërsa shpërndan dhe…
Analisti Mustafa Nano ka publikuar disa foto, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarë të familjes së ish-diktatorit, Enver Hoxha. Nano thekson se këto foto nuk janë për të denigruar Berishën, por për të treguar se edhe ai si shumë shqiptarë të tjerë, ka qenë “adhurues” i diktatorit. Deklarata e Mustafa Nanos Këto foto nuk i kam ekspozuar sot, për të kritikuar apo qortuar apo denigruar Sali Berishën. E përsëris, për mua këto foto janë Ok-ej për të njëjtën arsye që iu thashë. Kanë qenë me mijëra shqiptarë që do të donin të ishin në vendin e Sali Berishës, sidomos…
Alket dhe Klodi janë të dashuruar, të lidhur prej rreth 20 vitesh. Jetojnë në qytetin e Sarandës në një shtëpi të ngrohtë, të zhurmshme dhe plot dashuri. Quhen familje madhe sepse në të njëjtën çati jeton çifti me katër fëmijët e tyre, të lindur njëherësh. -Unë jam Elgido dhe kam lindur i pari -Jam Emi dhe kam lindur e dyta -Jam Kamelia dhe kam lindur e treta -Unë jam Kleoni dhe kam lindur i katërti Ata janë bërë me fëmijë pas 13 vitesh martesë. Sot gjithçka është e bukur për çiftin dhe familja është e lumtur, por kjo lumturi nuk…
Kjo mungesë ligjore e ka kthyer Shqipërinë në një destinacion botëror për surrogacinë. Madje tashmë ka edhe agjenci që ofrojnë paketa turistike të kombinuara me shërbimin e surrogacisë. Ne do të futemi në disa faqe interneti që e ofrojnë këtë shërbim. Fillimisht do të shohim faqen ‘Art Bejbi Albania’. Në faqen e parë reklamohet se kjo agjenci ofron shërbimin e surrogacisë në Shqipëri për beqarët, çiftet gei, çiftet lezbike etj. Kjo kompani e ndan faqen e saj në tre kullona kryesore. Shërbimet e surrogacisë në Shqipëri, dh urimi i vezëve dhe i spermës në Shqipëri dhe nënat surrogato në Shqipëri.…
Mbase duket e pabesueshme, por sot në Shqipëri klinikat e fertilitetit ofrojnë edhe shërbimin e nënave surrogate. Ky është një realitet pak i njohur. Ai po lulëzon në fshehtësi dhe nuk ka arritur deri më sot të bëhet pjesë e debatit publik. Por akoma më shumë kjo fushë nga ngelur jashtë vëmendjes së ligjit. Shqipëria ka një ligj për shëndetin riprodhues që është i vitit 2002. Që nga ai vit teknologjia ka avancuar me ritme të shpejta dhe sot kemi situata evazive. Klinikat private e ofrojnë këtë shërbim në boshllëk ligjor. Disa vende e kanë totalisht të ndaluar me ligj…
Është aplikacioni i komunikimit për shumë njerëz në të gjithë botën, por WhatsApp ka një lajm të keq për përdoruesit e disa llojeve të caktuar celularësh. Më së shumti për ata që kanë smartphone që operojnë me sistemin Windows. Për momentin, aplikacioni është i përdorshëm në disa lloje smartphone-sh që operojnë me Windows, por pas 31 Dhjetorit nuk do të jetë më i disponueshëm. “Nuk do të jeni në gjendje të përdorni aplikacionin në celularët që operojnë me sistem Windows pas 31 Dhjetorit”, deklaroi gjiganti i komunikacionit. Por jo vetëm kaq. WhatsApp do të ndalojë së punuari edhe për disa smartphone…
La Kosovën 3 javë pasi u martua dhe u nis drejt Shqipërisë me bashkëshorten. Katër ditë më pas, Granit Xhaferri përfundon në Siri. Lajmin për vendndodhjen e 26-vjeçarit ua solli familjarëve një prej shokëve të tij. Besimtari i devotshëm i fesë myslimane, Graniti ishte frekuentues i rregullt i xhamisë bashkë me të vëllanë dhe babanë. Ai la fakultetin dhe u martua me Sara Sulejmanin. Nuk dihet me siguri kush i ndihmoi të merrnin vendimin për të ikur në Siri. Për të riun nga Drobeshi i Kosovës, 3 ditë pas telefonatës së fundit më 9 shtator, familjes i erdhi një tjetër…
Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë. Ai jeton në një apartament të vogël në Nju Jork edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë. “Endrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz,…
Klubi i Tiranës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit. Bardheblutë kanë postuar një video nga sheshi “Skënderbe”, ku janë pjesëmarrës të gjithë futbollistët e klubit, ndërkohë si kolon zanore ka qenë një këngë dedikuar Tiranës.
Kreu i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ishte i ftuar në studion e Abc News, ku foli mes të tjerash për aktualitetin politik. Fillimisht Patozi u ndal tek samiti i mini-Shengenit Ballkanik që u mbajt fundjavën e kaluar në Shqipëri. Sipas Patozit ndonëse ishte tema më e diskutuar mini-Shengeni nuk është problemi më i madh për momentin. Më tej ai u ndal edhe tek çështja e Reformës Zgjedhore. Sipas tij minimumi që mund të bëhet është të merret shembulli i Kosovës me lista të hapura. Ndërkohë, siç shprehet Patozit, Partia Demokratike, duke iu referuar liderit Basha nuk e do këtë reformë…
Ekspertët e seksit kanë treguar se nëse dëshirojmë ta nxjerrim më të mirën nga jetët seksuale, atëherë patjetër se duhet t’i harrojmë disa mite të vjetra. Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej miteve më të zakonshme rreth seksit, të cilat nuk janë të vërteta. 1. Meshkujt mendojnë për seks çdo shtatë sekonda Kjo është kundërshtuar nga studime të shumta. Rezultatet tregojnë se meshkujt mendojnë për seks rreth 19 herë brenda dite, ndërkaq femrat 10 herë. 2 Pse bëjmë më shumë seks në pranverë A nxehen gjërat në shtrat, kur nxehen temperaturat jashtë? Ekspertët tregojnë se rreth viteve 1778 deri…