Edhe pse është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në Durrës, Vangjush Dako duket se ‘de facto’ vijon ta mbajë atë rol. Kjo është vënë re edhe në vizitën që zyrtarët socialistë zhvilluan sot në Kishën Ortodokse në Durrës, me rastin e Krishtlindjes.
Author: tirana
Numri i shqiptarëve që kthehen në vend për festat e fundvitit është i madh, por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetet fqinje. Mësohet se brenda 24 orëve, në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve.
Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip ‘Smart’ janë përfshirë nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Forcave zjarrfikëse i është dashur 20 minuta për të arritur në vendngjarje si pasojë e trafikut të rënduar, duke bërë më pas të mundur shuarjen e flakëve.Flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/591671758265810/
Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje në Detin Jon. “Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë. Politika jonë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete. Të zgjerohemi 12 milje me Shqipërinë, 12 milje dhe pa vonesë. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo. Vetë Mitsotakis, njëkohësisht vëllai i saj më i vogël që prej momentit të marrjes së detyrës si…
Ilir Meta, një bektashi i deklaruar, ka marrë pjesë mbrëjen e djeshme, ne ceremoninë për pritjen e lindjes së Krishtit, bashkë me të shoqen e fëmijët. A mos janë konvertuar në të krishterë?!
7680 kapsolla janë sekuestruar nga policia në Bulqizë në kuadër të kontrolleve në disa qytete, si dhe janë vënë nën hetim dy pronarët e dy dyqaneve. Konkretisht në dyqanin në pronësi të A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila. Ndërkohë policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të…
Ne nuk duam të theksojmë akoma më shumë vetëvlerësimin proverbial të atyre që lindin nën shenjën e Luanit, por nëse lexojmë rreshtat e mëposhtëm, do të kuptojmë pse konsiderohet një shenjë e jashtëzakonshme. Një shenjë bujare. Ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit janë njerëz të aftë të japin pa rezervë, edhe nëse kjo do të thotë të privosh veten nga diçka. Ata janë të vëmendshëm ndaj situatave kur të tjerët kanë nevojë dhe nuk hezitojnë të japin bujarisht, pa pritur asgjë në këmbim. Dhënia i jep një kuptim të fortë jetës së tyre. Shenja e Luanit është besnike.…
Festivali i Këngës në RTSH, është shoqëruar me shumë polemika. Që pas shpalljes së fituesit, njerëzit janë ndarë në dy pjesë dhe ende diskutohet kupa që mori Arilena me këngën “Shaj”. Por, pas gjithë kësaj zhurme ka ndodhur edhe diçka tjetër e papritur. Playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës” në kanalin e RTSH-së në YouTube nuk përmban më asnjë këngë. Lista e krijuar për konkurrentët e këtij viti është e gjitha bosh dhe në të nuk ka më asnjë këngë. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur dhe kush fshihet pas saj, megjithatë jemi në pritje…
Tërmeti i 26 nëntorit përveç 51 jetëve të humbura, la pa banesa edhe qindra qytetarë. Partia Demokratike ka publikuar sot disa histori të banorëve të prekur nga kjo dukuri natyrore, ku këta të fundit akuzojnë qeverinë se nuk i ka ofruar ndihmë. Bëhet fjalë për disa fshatra të Fushë-Krujës, një zonë kjo e prekur shumë nga tërmeti. Në videot që ka publikuar shihet se si tërmeti shkatërrimtar ka dëmtuar rëndë banesat, ndërsa banorët u duhet të jetojnë në çadër, pavarësisht temperaturave të ulëta. Anton Shota, një nga banorët e fshatit Bilaj, njësia Administrative Bubq, që është prekur nga tërmeti pohoi…
Të gjithë njerëzit kanë nivele të ndryshme të dëshirës seksuale. Gjithçka varet nga gjendja shpirtërore ose nga situata apo periudha që po kaloni momentalisht. Por, disa njerëz që e kanë të shkruar tek yjet dëshirën e tyre për seks. Doni edhe ju të dini se cilat janë shenjat më të nxehta të Zodiakut sa i takon aspektit intim? Mësojeni tani! Njerëzit e Virgjëreshës shpesh shoqërohen me pafajësinë dhe pastërtinë, por mund të bëhen “bisha” nën çarçafë kur me të vërtetë e duan diçka. Përveç pamjes së tyre të jashtme me një fytyrë engjëlli, ata fshehin fantazi dhe dëshira të ndryshme…
Sot (e mërkurë, dt.25), nuk priten reshje në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun, ku mund të ketë reshje të dobëta gjatë pasdites. Ekziston mundësia që të ketë reshje të dobëta dëbore, më të mundshme në Verilindje. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 13 °C në vendet e ulëta: 5 / 10 °C në vendet malore: -1 / 3 °C Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.
Në këtë ditë të shenjtë për besimin e krishterë, kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë disa fjalë të shenjta nga Papa Françesku. Me anë të fjalëve të Papa Françeskut, Rama përcjell edhe urimin e tij për Krishtlindjen. “Papa Françesku – Zoti nuk i jep kurrë një dhuratë atyre që nuk janë në gjendje të marrin! Ai na ka dhënë krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim.”