Author: tirana

Gjatë një prej daljeve të tij publike mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama tha se pavarësisht mungesave të logjistikë, ekipet shqiptarë të shpëtimit kanë bërë një punë të shkëlqyer, ashtu si edhe të huajt. Rama tha se ekipet shqiptare shpëtuan 38 jetë njerëzish nga rrënojat. “Ne kemi mangësitë tona, por asnjë nga këto nuk na pengoi që të shpëtonim jetë njerëzish. Ekipet e huaja kanë bërë mrekulli, por heroi i herojve është Luani nga Vlora që ka shpëtuar dy jetë njerëzish në kushte të paimagjinueshme. Shefi i ekipit francez më tha se mënyra se u shpëtuan ato dy jetë njerëzish janë…

Read More

Pas tërmetit të  256 nënëtorit, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile  ka vënë në dispozicion numrin jeshil 116 – 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh. “Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore. Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të…

Read More

Universiteti Politeknik i Bukureshtit në Rumani pritet të testojë një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen. Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës. I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale, pas testimeve fillestare të zhvilluara në Turqi dhe Greqi, me përqindje të lartë suksesi. Në fazën e ardhshme sistemi do të testohet në një prej zonave sizmike më aktive të Europës, në Vrançë. Sipas rektorit të Universitetit…

Read More

Ditën e sotme Noizy ka vizituar Fierin për shkak të një aktiviteti të planifikuar me fëmijët me aftësi të kufizuara. Pavarësisht se aktiviteti nuk u zhvillua për shkak të gjendjes në vend, reperi ka marrë një certifikatë mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë gjithmonë për këta fëmijë. Gjatë kësaj vizite Noizy ka dhënë një intervistë për mediat dhe ka rrëfyer se dhe ai ka përjetuar momentet e frikshme në Durrës gjatë tërmetit që goditi vendin bregdetar. Reperi ka treguar se ka gjetur veten mes rrënojave së bashku me nënën, motrën shtatzënë dhe mbesën e tij. “Më vjen mirë…

Read More

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë gati në vitin 2021. Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen. Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm. Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit. Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë e cila i mbron për…

Read More

Kjo është lista me nëntë objektet që janë planifikuar të shemben deri tani, pasi janë shpallur të pabanueshëm në Durrës. 9 objektet që deri tani është vendosur të shemben në Durrës 1. Hotel Lubjana (Vijon puna prej pasdites se te dieles) 2. Banesa në pronësi të Burim Bodlli (mbrapa Koralit) lagja 13 3. Banesa në pronësi të Agron Demirit te Rrota Kuqe lagja 13. 4. Janë instaluar mjetet dhe pritet të fillojë te Alush Qoli lagja 14 Shkozet 5 Janë instaluar mjetet te Vladimir Lila, Isuf Kapllanaj dhe Islam Cuni (tre objekte) Shkozet 6. Janë instaluar mjetet dhe pritet të…

Read More

Kanë nisur ditën e sotme reshjet e para të borës në vend. Uljet drastike të temperaturave kanë sjellë dimrin në Kukës dhe Tropojë, duke bërë që vendi të zbardhet nga bora. Kukës Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të nisin edhe në zona të tjera në veri e verilindje.

Read More

Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit. “Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon,…

Read More

Gazetarja Rudina Xhunga ka bërë një përmbledhje të të gjitha ngjarjeve të kësaj jave të zezë për qytetarët shqiptarë, të cilët u përballën me një tërmet katastrofik, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të kthyera në gërmadha. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Xhunga tha se kjo situatë i ka frikësuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk ishin mësuar me gjendje të këtyre përmasave, por sipas saj, tashmë rreziku ka ikur dhe qytetarët duhet t’i rikthehen normalitetit dhe punës. “Të gjithë frikësohen çfarë do ndodhë, pasi ne nuk jemi mësuar me gjendje të…

Read More

I ftuar në emisionin “Real Story”, Irjat Matraku, komandat i Grupit të zjarrfikësve tregoi se i ishte caktuar detyra që të vijonte operacionin në pallatin 6-katësh në Durrës, ku humbën jetën disa persona, mes tyre nëna, vajza e vogël dhe gjyshja. Zjarrfikësi u shpreh se nuk do ta harrojë kurrë kur ka parë Diena Karanxhaa duke mbrojtur me trup vajzën, Esiela. “Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres. Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim…

Read More

Partia Demokratike denoncon me foto se ish-deputeti socialist, Sadri Abazi, ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje. Ish-deputetët demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Luçiano Boçi theksojnë se e kanë parë Abazin në zonën e pistës “ILIRIA”, në Durrës, i cili sipas tyre, kishte shkuar atje për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet. Denoncimet e ish-deputetëve të PD: Fatbardha Kadiu: Sadri Abazi dhe babezia e rilindjes. Ky njeri eshte për burg. Brenda 24 oreve të termetit vjen në zonen e plazhit të prish më urgjence dy kater shtese të ndertuara…

Read More