Genz Neziri është një ndër banorët e Thumanës që ka mbërritur ne minutat e parë të katastrofës së 26 nëntorit, tek pallatet e shembura.Ka parë me sytë e tij gjithçka ndodhi aty, që prej fillimit e deri me sot kur Thumana është gërmadhë. Mes dhimbjes Genci rrëfen per “Abc News” skenat e tmerrshme te ditëve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit. Thumana është sot një gërmallë me prigje të larta inertesh që vranë më 26 nëntor, fëmijë, te rinj, gra, burra e pleq. Genc Neziri është banor i Thumanës. Banesa e tij është pak metra larg pallateve ku ndodhi tragjedia.…
Author: tirana
Nëse smartphone juaj po funksionon pak ngadalë, atëherë mund të ketë rënë viktimë e hakerave, sipas ekspertëve në internet. Pastaj, performanca e dobët mund të tregojë rrugën tuaj drejt detajeve tuaja bankare. Zbulimi u bë nga zhurmat e sigurisë gjatë intervistave ekskluzive me The Sun. “Malware”, është një lloj softueri i krijuar qëllimisht për të dëmtuar një kompjuter ose smartphone. “Shenjat se telefoni juaj mund të jetë infektuar, përfshijnë telefonin që funksionon i ngadaltë, bateria harxhohet shpejt ose sjellje të tjera të çrregullta siç janë reklamat e papritura të shfaqura.” Javvad, një ekspert në “KnoëBe4”, i cili ofron kurse trajnimi…
Moti në javën që po vjen do të ketë luhatje të shumta. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën e ardhshme do të ketë dhe diell, por dhe reshje shiu. Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie. “Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e…
Lionel Mesi është përsëri në majë të botës. Sulmuesi argjentinas ka fituar sot për herë të 6 “Topin e Artë”, duke kaluar në rivalitetin e përjetshëm Kristiano Ronaldon e vendosur një rekord të ri për këtë trofe. Edhe pse nuk fitoi ndonjë trofe të rëndësishëm ndërkombëtar në vitin e fundit me klubin e a përfaqësuesen, votuesit e kanë preferuar atë para emrave si Van Dajk, Ronaldo e Sane që ishin rivalët e tij më të afërt, duke i dhuruar një çmim që e bën edhe më legjendar emrin e tij.
Arben Malaj, duke folur në studion e “Abc News” tha se të dëmtuarve nga tërmeti që e kanë marrë shtëpinë me kredi, siguracioni u garanton dëmshpërblim 100%. Ai sqaron se është e rëndësishme që qytetarët, nëse kanë probleme me bankën private ti drejtohen asaj qendrore. “Kush ka ankesë për shërbimet financiare duhet ti drejtohet Bankës së Shqipërisë, por edhe të na vënë në dijeni”, tha ai. “Të gjithë ata që kanë marrë kredi për shtëpi duhet të dinë se banesat e tyre janë të siguruara”, u shpreh Malaj. “Tërmeti më i madh që po na vret deri tani është tërmeti…
I ftuar në emisionin ‘Open’, sizmologu Llambro Duni tha se vëmë re një qetësim të pasgoditjeve dhe nga e shtuna pritej të qetësohet situata plotësisht. “Më duhet ta konfirmoj këtë. Kemi vënë re që nga e shtuna në darkë që kemi një qetësim të pasgoditjeve dhe kemi nga një tërmet të shkallës 4.5 dhe 4.4 të shkallës rihter.Pra pas një situate qetësuese ndodh një tërmet pot themi disi i fortë. Sot edhe tërmetet kanë një zbritje në magnitudë. Pasgoditja e parë ishte me magnitudë 5.6. zbriti në5.1 dhe deri në 4.4”- tha sizmologu Duni.
Dom Gjergj Meta përmes një komenti të shkurtër nuk ka kursyer veç politikanëve dhe bamirësit. Sipas Gjergj Metës, bamirësit që po mbledhin ndihma dhe kontribute për të prekurit nga tërmeti i 26 nëtorit, kanë harruar qëllimin e tyre duke u fokusuar te imazhi që shfaqin në media. “Jemi në epokën e industrisë së imazhit. Fatkeqësisht kjo industri ka kaluar përmasat e mediumit (mjetit) dhe është kthyer qëllim në vetvete. Kjo na ka sëmurë të gjithëve dhe po shkatërron institucione si politika, bamirësia, besimi, kultura etj. Do t’ia ndjejmë krismën me kohë”, shkruan Dom Gjergj Meta.
Programi i pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’ ka trajtuar prej disa ditësh në mënyrë të vazhdueshme aktualitetin që ka ‘mbërthyer’ Shqipërinë këto ditë. Pjesë e tij janë bërë personazhe të ndryshëm të njohur, psikologë dhe ekspertë, të cilët kanë rrëfyer se si e kanë përjetuar tërmetin e 26 nëntorit. Pasditen e sotme në një lidhje në ‘Skype’, aktorja e njohur, Olta Gixhari rrëfeu mes lotësh përballjen me këtë situatë të vështirë, të cilën i ish dashur ta kalonte në qytetin e Durrësit. “Ndihem e lumtur që në ato momente dramatike isha pranë familjes time dhe isha…
Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi. Fillimisht aktori tregoi se sa keq e përjetoi i biri momentin kur nisën lëkundjet e fuqishme dhe se si më pas ai vetë e qetësoi duke i shpejguar se dridhjet vinin për shkak të bubullimave. Interesant ishte edhe shpjegimi që kolegu i tij, aktori Irgen Çela, i kishte dhënë të birit, duke u përpjekur…
Pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë ku zonat më të prekura ishin Durrësi dhe Thumana, në vend ka filluar që të jetohet sërish normalisht dhe të ketë lajme të mira pasi jeta vazhdon. Një lajm të mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook. Ajo shkruan se ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, kjo familje para pak orësh është bërë me fëmijë. Në fund të postimit të saj ministrja shkruan: Ajsel ti nuk do të…
Pasi ka dalë nga Bashkia e Durrësit nga një takim me ndërtuesit në këtë qytet, Rama është ndalur nga një qytetar që i ka bërë një kërkesë të veçantë, aq sa edhe vetë kryeministri nuk e ka besuar. Qytetari ka kërkuar që të dijë se ku është bashkëshortja e tij pasi ka ikur. Kjo e ka lënë në fillim pa fjalë kryeministrin, teksa i ka kthyer më pas përgjigje: “Në Hotel”. Në fakt shumë prej qytetarëve të prekur nga tërmeti janë dërguar nga qeveria në hotel, edhe pse rasti konkret nuk dihet.
Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. Por si duhet të sillemi kur bie tërmet. Ora News jus jell këshillat nga Inxhinieria Luljeta Bozo. “Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, goditja, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda. Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer…