Author: tirana

Ekspertët italianë të sizmologjisë analizojnë efektet e aktivitetit sizmik të tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor e mbi pasojat që mund të ketë për të ardhmen në Italinë e jugut. Eksperti italian i sizmologjisë Enzo Montavani, Profesor në Departamentin e Shkencës Fizike të Tokës e Ambientit në Universitetin e Sienës në një intervistë të dhënë për portalin meteoweb.ue është shprehur se tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri mund të ndikoj duke manifestuar brenda pak vitesh efekte sizmike në vargmalin e Apenineve në Italinë e Jugut. Madje profesori italian i bëri apel Departamentit të Mbrojtjes Civile të inkurajojë ndërhyrje parandaluese…

Read More

Një pallat në Durrës, sapo kalon Pallatin e Sportit ka pësuar dëme mjaft të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe pasgoditjet që kanë vijuar më pas. I shpallur i pabanueshëm, dhe në pritje të vendimit përfundimtar nëse do të shembet totalisht apo do të riparohen dëmtimet, brenda pallatit kanë mbetur sendet e tyre personale dhe me vlerë të cilat banorët dëshirojnë t’i marrin. Një prej tyre ka hyrë brenda pallatit duke rrezikuar edhe veten e tij, teksa ka dërguar këtë video në Shqiptarja.com. “Këtu nuk ka shkallë, duhet me bo spidermanin me u ngjit sipër”, shprehet banori.

Read More

Paraqitjet katastrofike të Alessandro Florenzi, dëmtimi afatgjatë i Davide Zappacosta dhe problemet e vazhdueshme fizike të Leonardo Spinazzola bëjnë me dhimbje koke, Paulo Fonseca. Tekniku portugez po vuan për të gjetur një lojtar stabël për krahun e djathtë të mbrojtës dhe kjo mund ta detyrojë të futet në merkato. Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka nisur punën për të gjetur një lojtar ideal për këtë post dhe një shqiptar gjendet në krye të dëshirave të tij. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj. Shkodrani është pranë largimit nga Napoli dhe Roma shihet si destinacioni më i mundshëm. Diçka të tillë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte në takim me banorët e ish-Kënetës në Durrës ku njëri prej banorëve i tregoi tragjedinë që i ndodhi pas tërmetit. Ai rrëfeu se babai i tij ndërroi jetë rrugës për në Berat. Arsyeja përse po e transferonin ishte se u frikësuan pasi dëgjuan se urgjenca e Spitalit të Durrësit mund të shembej. “Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat. Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros”, u shpreh banori me lot…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat duke u kërkuar që të bëjnë shumë kujdes në raportimet që bëjnë për situatën pas tërmetit, teksa Tirana, Durrësi, Lezha dhe Laçi ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme nga dëmet që pësuan. Kreu i qeverisë u kërkon mediave që të filtrojnë informacionet, t’i verifikojnë, të menaxhonjë debatet dhe ndalonjnë klithmat. “Apel i detyruar mediave. Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë…

Read More

Tërmeti i mëngjesit të së martës ka marrë jetët dhe të disa prej njerëzve të afërt të kryeministrit Rama. Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të. Greg Rama njoftoi se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja.” Po se fundmi djali i kryeminitrit ka reaguar përsëri në Instagram. “Lavdia jonë më e madhe nuk është kurrë në rënie, ajo rritet sa herë që bie”, shkruan ai. E afërmja e Gregut…

Read More

Një shtetase serbe është arrestuar nga autoritetet kosovare pasi u kap duke ecur me flamurin serb në territorin kosovar. Raportohet se gruaja po kalonte me flamurin serb nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore. Por veprimi i saj u konsiderua provokim duke marrë parasysh se Mitrovica është “mollë sherri” mes Serbisë dhe Kosovës. Në videot e publikuara në mediat sociale serbja shihet me flamur në dorë ndërsa shoqërohet nga autoritetet kosovare.

Read More

Grupet e përbashkëta të inspektimit, me inxhinierë francezë, zvicerian si dhe nga shtete të tjera, janë në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti. Drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë natyrore për qarkun Durrës, Bledi Çuçi bëri të ditur se paraditen e sotme nisi inspektimi edhe në lagjen pranë ujësjellësit të Durrësit. “Janë 11 grupe në terren, që po punojnë në zonat më problematike. Numri i grupeve do të shtohet. Ju lutem bëni durim sepse ky është një proces që kërkon kohën e vet. Nuk mund të bëjmë vlerësime sipërfaqësore apo sa për të…

Read More

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbajti fjalën dhe sot pasdite mbërriti në Bubq ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe premtoi se do te ndertoje dy banesa. “Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha. “Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga…

Read More

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i opozitës, Lulzim Basha, thekson se në Bubq situata vazhdon të rëndohet për banorët dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Mes të tjerash Basha pohon se reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet. REAGIMI I BASHES: Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një…

Read More

“Kënga Magjike” këtë vit po mbahet me një qëllim “Këndoj për të ndërtuar”. Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se nga të ardhurat e biletave do i ndërtohet shtëpia familjes Caci në Thumanë. Kauzës së festivalit i është bashkuar edhe Flori Mumajesi i cili do jetë i pranishëm në natën e parë gjysmëfinale. “Nata e pare… Bashke me te gjithe artistet kendojme per te ndertuar. Te gjithe bashke si nje grushmundemi, per me teper me muzike… Ejani per te ndertuar dhe ta zhdukim energjine negative qe ndonjehere ja mbjellim vet vetes dhe tokes. MUNDEMI… PER ME TEPER ME MUZIKE”, shkruan…

Read More

6 ditë nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, qytetin e Thumanës dhe Durrësit e gjen në një gjendje të jashtëzakonshme ku çdo ndihma është e nevojshme. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dhuruar dhe të shumtë janë ata që po japin ndihma për të prekurit nga tërmeti. Komiteti Drejtues i Dhomës të Avokatisë mori vendim të ofrojë si ndihmë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në shumë prej 10 000 Euro.

Read More