Author: tirana

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri me fondacionin e tij ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur vetë Labi me një postim në rrjete sociale. Ai ka premtuar edhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit që humbi dy anëtarët e familjes në këtë fatkeqësi. Postimi i plotë: NJOFTIM I MIRË!! 10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë! Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodër, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam! Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj për familjen Abazi…

Read More

Miss Serbia, Irina Jovanka ka fluturuar drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ajo ka vizituar zonat e prekura për t’u njohur më nga afër me pasojat e këtij tërmeti dhe për t’i qëndruar pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihma. Irina ishte e ftuar sot në “Wake up”, ku e përlotur rrëfeu historitë më prekëse që përjetoi në Durrës, Laç dhe Vorë mes të prekurve nga tërmeti. “Do kthehem sërish në Shqipëri sepse këta njerëz kanë nevojë për ne. Unë nuk kam shumë para por përmes sensibilizmit dhe dëshirës së mirë ne mund ti ndihmojmë këta njerëz”,…

Read More

Sapo ka mbërritur në Bubq këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila do të ndërtojë aty dy shtëpi të shkatërruara nga tërmeti. “Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbylljen e të gjitha gjykatave në Tiranë, Durrës dhe në Lezhë për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga lëkundjet e forta të tërmetit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga KLGJ-ja. Vendimi i plotë i marrë sot në 2.12.2019 Për Pezullimin E Veprimtarisë Dhe Shërbimeve Gjyqësore Në Gjykatat E Qarqeve Durrës, Tiranë Dhe Lezhë Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet, 147/1, 147/a, pika 1 germa “d” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 61 të ligjit nr.115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen…

Read More

Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ishte tepër e veçantë dhe e dhimbshme. Esmeralda në vitin 2008 mbetet vetëm me dy vajzat e saj, pas vdekjes së bashkëshortit. Por situata për të përkeqësohet edhe më shumë sepse kushëriri i burrit i merr dokumentet e shtëpisë ku jetonte dhe e mban të mbyllur për 14 muaj brenda. Vuajtjet për Esmeraldën nuk mbarojnë këtu, pasi ai tenton t’i marrë pasurinë e bashkëshortit, dhe dy vajzat. Falë ndihmës së djalit të xhaxhait të saj, ajo arrin të “shpëtojë” prej tij dhe të…

Read More

Në jug të Detit të Vdekur, kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet edhe në librat e shenjtë. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja. HISTORIA E SHKATËRRIMIT:  ZANAFILLA-Loti pret engjëjt në shtëpi 19:1–7 1 Në mbrëmje dy engjëjt arritën në Sodomë. Atëherë Loti po rrinte te…

Read More

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megategut. Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg. Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

Read More

Mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha postoi një foto ku shprehej mirënjohëse ndaj stafit të Top Channel që kanë qëndruar në krye të Top Channel në këto ditë të vështira. Në foto shfaqej fotografi i Top Channelit Erblini duke mbajtur djalin e tij në krahë. “Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat duke u kërkuar që të bëjnë shumë kujdes në raportimet që bëjnë për situatën pas tërmetit, teksa Tirana, Durrësi, Lezha dhe Laçi ndodhen në gjendje të jashtëzakonshme nga dëmet që pësuan. Kreu i qeverisë u kërkon mediave që të filtrojnë informacionet, t’i verifikojnë, të menaxhonjë debatet dhe ndalonjnë klithmat. Reagimi i plotë: “Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë…

Read More

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën. Me një shënim në “Facebook”, Vasili shkruan se ministrja Xhaçka i pohoi me zë të lartë Presidentit të Republikës me 31 korrik se organi që ajo drejton është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë të emergjencave dhe fatkeqësive natyrore. Postimi i Vasilit: Po Ministrja e Mbrojtjes a do te pergjigjet perpara drejtesise per garancite e rreme qe dha ?? Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me ze te larte i konfirmonte ne 31 korrik Presidentit gadishmeri te plote dhe profesionalizem te jashtezakonshem.…

Read More

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për të shmangur ftohje dhe viruset. Masazhet Shumica e studimeve tregojnë se masazhet mund të zvogëlojnë ankthin, presionin e gjakut dhe të ngadalësojnë rrahjet e zemrës, kështu që shumica ndihmojnë në lehtësimin e stresit, i cili është një nga gjërat kryesore për ndërtimin e imunitetit, transmeton lajmi.net. Prekja e terapeutit duhet të jetë mjaft e fortë, por jo mjaft e fortë për të shkaktuar dhimbje dhe nuk ka këshilla specifike se sa shpesh duhet të bëni masazhe,…

Read More

Regjisorja Alda Bida, njëherazi dhe bashkëshortja e Petri Bozot i ka bërë pak minuta më parë një dedikim të veçantë vjehrrës së saj, Luljetës. Ajo ka publikuar në ‘Facebook’ një foto ku shfaqen të dyja të qeshura dhe tregon emocionet e vjehrrës për çdo dalje televizive. Sipas Bidës, Luljeta nuk mërzitet kur shokët e Petrit e telefonojnë dhe e pyesin për konsultime. Statusi i plotë: I tregoj per cfare ndodh pas cdo dalje televizive dhe ajo buzeqesh duke shfletuar nje liber… Nuk bezdiset kur shoqet e shoket e mi apo te Petrit e telefonojne e pyesin…e marrin te konsultohen… Ajo…

Read More