Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital. Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit. Ditën e djeshme pas ceremonisë mortore ku u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe. E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe dhe nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti, por një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën në momentin që ka marrë vesh që është shembur…
Author: tirana
Gazetari i Report TV ka intervistuar në Durrës disa nga personat e prekur nga tërmeti dhe mes tyre është edhe një zonjë e moshuar që po priste për një vërtetim, video e të cilës po bën xhiron e rrjetit. Gazetari: Nëne cfarë po bën këtu? E moshuara: Pres të martohem Më pas e moshuara ka treguar se banesa e saj është shembur dhe është cilësuar e pabanueshme.
Vetëm pak pallate edhe shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë të pariparueshme. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama nga Kamza, ku bashkë me kreun e bashkisë Rakip Suli bashkëbiseduan me banorët. “Janë një pjesë pallatesh që janë të vjetra, me çati, që kanë problematikë të mbartur në vite edhe nga lagështira por rrezik shembje nuk kanë si strukturë. Këtu janë rreth 15-20 pallate ndërsa në këtë kompleks janë 6”, – tha kreu i bashkisë së Kamzës. Kryeministri Rama u tha banorëve se më e keqja kaloi dhe se e rëndësishme është që nuk ka rrezik.…
Aktori i njohur turk, Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Përmes një postimi, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish. “Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mire. Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”-…
Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë. Një makinë tërësisht elektrike, Aspark Owl, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në vetëm 1.69 sekonda dhe për këtë jep garanci prodhuesi japonez i makinave, Aspark. Mjeti elektrik lë pas kështu rivalë të tjerë si Concept Two i Rimac dhe Roadsterin e Teslas, që respektivisht iu duhen 1.85 sekonda dhe 1.9 sekonda për të arritur të njëjtën shpejtësi. Owl, është prezantuar fillimisht si një prototip në 2017, por versioni final e bëri premierën botërore në shoun prestigjios të makinave në…
Të njëjtën foto e postojmë në Facebook, Tëitter, WhatsApp apo Instagram. Madje tek kjo e fundit e postojmë disa herë; në Story dhe Feed sepse siç e thamë, DUHET. Ju që e bëni shpesh këtë, duhet ta dini “hilen” e Instastory-it. Foton që sapo postuat aty, mund ta bëni post sa hap e mbyll sytë direkt nga Instastory. Gjithçka duhet të bëni është të shkoni tek fotoja dhe të klikoni “more”. Më tej, selektoni opsionin “share as post”. Kaq ishte. Po kaq e thjesht është të postosh një foto nga profili në Story, por besojmë se me këtë opsion jeni…
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri së bashku me të atin. Bebe së bashku me fansat e saj ka mbledhur gati 100 mijë dollarë ndërsa vetë ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë. Këngëtarja ka postuar disa video në Instagram ku tregon se do të ndërtojë një ose dy shtëpi për të prekurit nga tërmeti dhe do të sigurohet që paratë të shkojnë në duar të sigurta. Bebe ka menduar edhe për fëmijët e vegjël duke mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira për ta që t’i gëzojë në këto ditë që nuk kanë qenë aspak të lehta. Ndiqni…
Mjekja pediatre Lira Gjika, në emisionin “Rudina” ka dhënë disa këshilla për prindërit se si të sillen me fëmijët e tyre pas tërmetit. Ajo thotë nuk është e lehtë për prindërit, por gjeja më e mirë është përmes lojës, duke folur dhe duke i treguar fëmijës sa frikë ka vetë i rrituri. “Gjëja më e mirë është përmes lojës, duke folur dhe duke i treguar fëmijës sa frikë ka vetë i rrituri”. Të futësh në veprim harresën në moshat e brishta, është si të lësh një të rritur gati të paaftë të mendojë. Prandaj duhet të flasin, të luajnë, të…
Përjetimi i an kthit është pjesë normale e jetës. Sidoqoftë, njerëzit me çrregullime të an kthit shpesh kanë shqetësime dhe fr ikë intensive të tepruar dhe këmbëngulëse, për situatat e përditshme. Shpesh, çrregullimet e ankthit përfshijnë episodet e përsëritura të ndjenjave të papritura të an kthit të fortë dhe frikës ose ter rorit, që arrijnë kulmin brenda disa minutave (su lme pa niku). Këto ndjenja an kthi dhe pa niku që ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar, janë jashtë proporcionit me rre zikun aktual dhe mund të zgjasin një kohë të gjatë. Ju mund të…
Milot Rashica ka arritur të realizojë në Bundesligë, ndërsa Werder Bremeni po fiton me rezultatin 0-1 ndaj Wolfsburgut. Në minutën e 15 të takimit ka ardhur edhe një penallti me VAR në favor të Werderit, atje ku sulmuesi shqiptar nuk ka gabuar për ta dërguar topin në rrjetë. Menjëherë më pas ka ardhur edhe një dedikim me shqiponjë, për t’ia lënë vendin e festës Shqipërisë dhe momenteve dramatike që po kalon vendi ynë nga tërmetet. Në fakt Rashica është solidarizuar edhe më herët në këtë traumë tonën, ndërsa festa me shqiponjë pas një goli të shënuar në “Bundesligë” e kishim…
Lëkundjet e tërmetit vazhdojnë. Në orën 18:48 ka rënë një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës rihter. Lëkundjet kishin epiqendrën në detin Adriatik 28 km nga Lezha dhe 47 km nga Tirana. Lëkunjdet kishin një thellësi prej 10 km. Ky është tërmeti i disatë që bie gjatë ditës së sotme. Ndërsa prej 26 nëntorit lëkundjet kanë qenë të vazhdueshme, por me intensitet të ulët.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të saj nga Shqipëria, Edi Rama. “Me një tronditje të madhe mësova për tërmetin në Shqipëri, ku gjetën vdekjen shumë njerëz dhe një numër i madh u plagosën. Dëshiroj t’ju shpreh pjesëmarrjen time të sinqertë. Mendimet tona janë te viktimat dhe të lënduarit. E di edhe dhimbjen që ju desh të përjetonit Ju dhe familja Juaj e ngushtë”, shkruan kancelarja gjermane. “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Të…