Haradinaj homazhe te varri i Rugovës – ende optimist që lajmi për vizat do të jepet këtë muaj Gazeta Express 2 Dhjetor 2019 10:23 Derisa shteti francez vazhdon të deklaroj se Kosova duhet të jap rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të besoj se liberalizimi i vizave do të ndodhë në këtë dhjetor. Haradinaj, është ende i bindur që kosovarët lajmin për liberalizmin e vizave do ta marrin para krishtlindjeve. Deklaratë të njëjtë për vizat, Haradinaj kishte dhënë edhe në periudhën e…
Author: tirana
Të paktën 69 nga këto kimikate thuhet se shkaktojnë kancer, dhe shumë të tjera janë toksike, transmeton Gazeta Metro. Shumë nga këto kimikate gjenden gjithashtu në produktet e konsumit, por këto produkte kanë etiketa paralajmëruese siç është paketimi i helmit të miut. Ndërsa publiku paralajmërohet për rrezikun e helmeve në disa produkte, në cigare nuk ka asnjë paralajmërim të tillë për toksinat në tymin e duhanit. Këtu janë disa nga kimikatet që ndodhen në tymin e duhanit, dhe vendet e tjera ku ato gjenden: Aceton– që përdoret për heqjen e llakut të thonjëve Acidi acetik– përbërës në ngjyrën e flokëve…
UEFA bën një thirrje të hapur për të mbështetur Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon vendi ynë pas tërmetit apokaliptik që mori jetën e 51 personave. Dy ditë më parë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e hedhjes së shortit për Europianin 2020, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takoi kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, për të kërkuar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. UEFA është vënë menjëherë në lëvizje dhe si hap i parë ka qenë një mesazh i përcjellë përmes faqeve zyrtare të saj në rrjetet sociale. “Jashtë futbollit, një mesazh i rëndësishëm nga Shqipëria si pasojë…
Pse Italia peshon kaq pak sot? Për të kuptuar rënien aktuale parasëgjithash duhet analizuar origjina. Kështu që duhet kujtuar se cila qene vendosja jonë gjeopolitike gjatë Luftës së Ftohtë. Ne qemë një vend dyfish në kufi: ekzistonte një limes i jashtëm, me vendet e Lindjes, por njëkohësisht ekzistonte edhe një limes i brendshëm, pasi perdja e hekurt e përshkonte Italinë dhe e ndante më dysh – «perëndimorët» miq të Amerikës dhe «lindorët» miq të Bashkimit Sovjetik. Italia ishte e shënuar nga një kundërvënie ideologjike dhe qytetërimi. Ekuilibrat politikë kombëtarë qnë të kushtëzuar nga konstelacioni gjeopolitik botëror. Kujtoj akoma një bisedë…
Teksa nesër pritet masa e sigurisë për Xhulia Aliajn, e reja që u arrestua vetëm për një postim të Facebook, ish kryeministri Sali Berisha përsërit apelin e tij për lirimin e saj të menjëhershëm. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha denoncon edhe izolimin total të vajzës dhe ndalimin e takimit me familjarët. STATUSI I BERISHËS: “Miq, me urdhër të Edvin Mafisë vendoset në izolim total, terror psikologjik, i ndalohen takimet me familjarët si dhe tejkalohen të gjitha afatet ligjore për paraqitjen e Xhulia Aliaj në gjykatë”, shkruan ndër të tjera Berisha. Reagimi i plotë i Sali Berishës: Liri per Xhulian!…
Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat shihen me kohë. Më poshtë ju paraqesim shtatë shenja të rëndësishme që tregojnë se shëndeti i fëmijës është i dobët dhe se nuk duhet të injorohet. Rritja e ndonjë nishani Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek. Rënia e flokëve Burimi i këtij problemi është me shumë gjasë, i fshehur brenda…
Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit dhe të ditëve në vijim shkaktuan dëmtime edhe në monumente kulture. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar nga afër monumentet më të goditura, si Kalaja e Krujës, Kalaja e Prezës dhe muri bizantin në Durrës, për të evidentuar dëmet dhe marrë masat e duhura. Ministrja thekson se “nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të kërkojë kohë. Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona, po bashkëpunojmë me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj”. Duke kërkuar mirëkuptimin e kujtdo, Margariti bën apel që të respektohet perimetri i sigurisë.
Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kancerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime. Pija ka prejardhjen nga India. Përbërësit: ½ e lugës së gjellës xhenxhefil ½ e lugës së gjellës kanellë 1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë ½ e filxhanit të çajit qumësht Pak mjaltë. Përgatitja Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini ½ e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.
Tashmë ekziston një ”listë e zezë” me pesë baktere dhe 11 mikrobe që përbëjnë “një kërcënim urgjent” për shëndetin global, sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që këtë vit shtuan edhe dy mikroorganizma të tjera. Pesë bakteret më vdekjeprurëse janë ”clostridium difficile”, ”enterobacteriaceae”, rezistente ndaj karbapenemit (CRE), ”gonorrea neisseria”, ”candida auris” dhe ”acinobacter” rezistente ndaj karbapenemit. Sipas një raporti, çdo 15 minuta një person vdes në SHBA për shkak të komplikimeve nga infeksionet rezistente ndaj çdo antibiotiku qarkullues. Gjithsej 35 000 vdekje në vit. “Disa nga këto ilaçe të cilat rezistojnë ndaj ilaçeve kanë mësuar se…
Kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ruajti sërish titullin e lartë edhe për këtë vit pas fitores së Grand Prix të Abu Dabit. Piloti i Mercedesit doli më shumë se 16 sekonda para Max Verstappen të Red Bull-it. Charles Leclerc përfundoi i treti. Valtteri Bottas, shoku i ekipit i Hamilton, doli i katërti, pas u nis i fundit pas një ndryshimi të motorit. Hamilton e përfundoi sezonin F1 2019 me 11 fitore, ndërkohë që për Mercedes-in kjo ishte fitorja e gjashtë resht.
Solidarizimi mbarëbotëror vazhdon…mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri. Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti. Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore “Nënë Tereza”. Fëmijë, të rritur e të moshuar u lutën për shpirtrat që kaluan aq shumë vujatje atë mëngjes së marte që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë e Tiranë. Ata kanë veshur kostume popullore…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë pjesë e mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, por zhvilloi në selinë blu një takim me disa ekspertë në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen. “Pjesë e këtij takimi ishin personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard…