Author: tirana

sh-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka kritikuar veprimtarinë e Kuvendit, për të cilin thotë se në kulmin e emergjencës gjen kohë të merret me një projekt të diskutueshëm, siç është ai i fiskalizimit duke mos u marrë fare me rastin e fatkeqësisë natyrore. Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti Spahiu thotë se ky projekt synon shtimin e kostove ndaj bizneseve dhe asgjë më shumë. Postimi i Përparim Spahiut: Në kulmin e emergjencës, Kuvendi gjen kohë dhe meret me një projekt mjaft të diskutueshëm, siç është ai i fiskalizimit. Një projekt që dihet me siguri shtimi i kostove ndaj bizneseve dhe…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka inspektuar sot disa objekte që do të shëmben në Durrës, pasi janë shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëtorit. Ministri tha për media se të gjitha godinat e shembura nga tërmeti do të varrosen, ndërsa paralajmëroi se “Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me këtë cedim që kanë patur në disa godina, kryesisht pallate dhe disa godina të tjera”. Prononcimi i ministrit Lleshaj: Pyetje: Policia do të marrë tashmë të gjitha provat si për godinat që janë shembur, por edhe ato që janë në plan…

Read More

Në muajin tetor të këtij viti u bë e ditur se këngëtarja shqiptare Kida do të sillte një super hit në bashkëpunim me artistin francez Maitre Gims. Madje në rrjet qarkulloi edhe një pjesë e shkurtër e këngës e cila do të mbajë titullin “Te quiero”. Megjithëse të gjithë ishim përgatitur për këtë bashkëpunim të Kidës me Maitre Gims, duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë. “Djasadoff” ka treguar se në vend të Kidës, në bashkëpunim do të vijë Dhurata Dora. Ende nuk dihet pse është bërë ky ndërrim mes dz vajzave, të cilat janë mikesha të mira. Kënga…

Read More

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, kryeministri Rama iu bën thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë, pasi do vijojë gjithçka në terren si ditët e mëparshme. Më tej, kreu i qeverisë thekson se nuk do të flejë gjumë, deri sa të mbulojë me strege nevojtarin e fundit dhe të përfundojë programin e ringritjes. “Nesër pasdite do të nisem për Tiranë, por me një ndalesë, pasi do jem në një intervistë në “Porta-Porta”, në Romë. Pastaj do kthehem në Tiranë, ku do jem në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Samitin e…

Read More

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare që jeton në SHBA njihet për bamirësitë e shumta që ka bërë në Shqipëri dhe në këto ditë të vështira nuk ka munguar ndihma e saj. Emina po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues. Në një lidhje për emisionin “NIN”, Emina tregoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar. Modelja nuk i mbajti dot lotët dhe premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri. “Unë tani jam në Los Angeles, por jam munduar të bëj sa kam mundur, se e kam për detyrë si Emina dhe e kam…

Read More

Këto janë dy shenjat më me fat, 3 dhjetor 2019. Dashi Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Luani Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e martë shumë intriguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë…

Read More

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka insistuar se sulmuesi i Juventusit duhet të vlerësohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, përkundër që e humbi garën kundër Lionel Messit për Topin e Artë këtë vit. Cristiano Ronaldo u radhit i tretë në garën për Topin e Artë 2019, duke mbetur prapa fituesit Lionel Messi dhe qendërmbrojtësit Virgil Van Dijk, në ceremoninë që u mbajt të hënën në mbrëmje në Paris. Messi u shpërblye për të gjashtën herë në karrierë me Topin e Artë, pasi e fitoi titullin e La Ligës sezonin e kaluar, ndërsa bëri paraqitje mbresëlënëse…

Read More

Ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme. Këto janë simptomat e lidhura me sëmundjet e stinës së dimrit ku na vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale për t’i trajtuar. Një shembull është shafrani i Indisë, i cili, i kombinuar me mjaltin, kanellën dhe qumështin ose çajin e ngrohtë, lufton simptomat e gripit pa qenë nevoja të merrni medikamente. Mjalti ka veti antimikrobiale kurse shafrani i Indisë përmban kurkumin, një antiinflamator i fuqishëm. Dhe nëse shtojmë fuqinë e kanellës do të përftojmë një medikament natyral pa qenë nevoja të marrim medikamente në farmaci kundra sëmundjeve të stinës.…

Read More

Anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi, Gun-Britt Sundstrom ka dhënë dorëheqjen, pjesërisht edhe për shkak të çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor. Sundstrom tha se largohet nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë e emëruar si anëtare e jashtme, kryesisht për Nobelin e vitit 2019 për Handke. Sundstrom tha se ishte kundër qëndrimit se “letërsia është mbi politikën” – një referencë kjo për polemikat rreth Handkes. Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi,…

Read More

Kishte vetëm pak orë që kishte marrë e marta e 26 nëntorit. Ngjitur me vilën 4-katëshe të familjes së madhe Lala ishe dhe ajo e Fehim Imerajt, që tregoi se ishte fqinj i mirë në gëzime dhe hidhërime. Feimi jetonte përballë tyre me gruan Bukurien dhe fëmijët, aty në zonën e Kënetës në Durës. Ora shënonte 2:50 minuta e mëngjesit kur dridhja e parë e tokës i zgjoi ata nga gjumi. Të alarmuar, Bukuria dhe Fehimi rrëmbyen të përgjumur fëmijët dhe dolën jashtë shtëpisë për të shpëtuar. U kujtuan dhe për Marjetën, të cilës i thirrën nga jashtë për ta…

Read More

Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë shqiptarësh të pafajshëm duke lënë me qindra të plagosur e me mijëra të pastrehë. E sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për VIP-at e saj, për ata të cilët janë bërë të famshëm nga këta fatkeqë të këtij fenomeni natyror. Shumë prej të famshmëve kanë ngritur zërin, kanë dhuruar shifra të majme parash nga xhepi i tyre dhe i kanë bërë thirrje kolegëve dhe ndjekësve të kontribuojnë. Por ka edhe nga ata VIP-a që nuk janë ndjerë fare. Për ta filluar me Loredanën e cila që prej ditës të tërmetit ka…

Read More