Artur Zheji ka bërë një koment pas tërmetit të 26 nëntorit, ku thotë se ai nxorri në pah varfërinë e shqiptarëve dhe arsyen përse ata duan të largohen nga Shqipëria. Zheji shkruan se tani do kemi një eksod të ri, edhe nga frika e tërmeteve. “Nëse ka patur një skemë, për ta zbrazur Shqipërinë nga banorët e saj autoktonë, kjo ‘skemë’ apo ky plan, ka funksionuar më së miri prej vitesh. Porse Tërmeti dhe tërmetet, duken se i erdhën në ndihmë, antishqiptarëve që më së shumti na udhëheqin, me ligësinë dhe marrëzinë e tyre. Sepse askush sot, nuk mund ta…
Author: tirana
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron se nuk ka ende njoftim se kur rifillon mësimi në shkolla. “Mos merrni në konsideratë lajmet fake për rifillimin e mësimit. Njoftimi për rifillimin e mësimit pasi të vlerësohen shkollat”, thuhet në njoftim.
Me anë të një postimi në Twitter, Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) ka sqaruar se pse aplikacioni LastQuake po shfaq probleme, duke punuar ngadalë ose duke mos u hapur fare. “Pas tërmetit në Shqipëri dhe Bosnje, kemi pasur mbi 200 000 instalime të reja dhe vetëm nga Shqipëria kemi rreth 120 000 përdorues. Ju falenderojmë për besimin. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe pse aplikacioni LastQuake ka qenë i ngadaltë dhe kërkojmë ndjesë për këtë fakt”, lexohet në një njoftim të EMSC në Twitter. Ndërkohë, para dy ditësh, EMSC njoftoi se që nga hapja e aplikacionit të saj në vitin 2014, nuk…
1. Siç mund ta keni lexuar shumë herë: Mos u alarmoni nga pas-goditjet. Do të vazhdojnë për disa kohë me radhë ! 2. Bëni kontroll paraprak të banesës suaj. Edhe nëse tërmeti nuk ka dëmtuar objektin ku jetoni, kontrollojeni atë. Fillimisht shihni nëse pallata ka ndryshuar apo jo pjerrësinë. Eshtë gjeja që duhet bërë me urgjencë! 3. Në rast se vini re një ndryshim kërkoni inxhinierë të specializuar të bëjnë vlerësimin. Ata mund t’i merrni privatisht ose të lajmëroni bashkinë e qytetit për një kërkesë të tillë. Më tej, janë ata që do të vlerësojnë dhe vendosin nëse ndërtesat janë…
Familja Cara nga Thumana ka qënë një nga më të prekurar nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, duke humbur 6 anëtarët e saj. I mbijetuari i vetëm nga banesa është kryefamiljari Alberti, i cili u nis me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali në gjendje të rëndë për jetën. Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka qënë pranë të afërmve të tij, duke disktuar lidhur me rastin e tragjedisë së familjes. Të afërmit i kanë treguar kryeministrit se ende nuk i kanë treguar asgjë dhe se kryefamiljari mendon që i ka gjallë njerëzit e tij më…
Pas Durrësit dhe Thumanës, Rama është zhvendosur në Lezhë në një kompleks ku ka takuar disa prej familjeve që janë akomoduar. Gjatë bisedave me fëmijët dhe prindërit e tyre, kryeministri për të shtensionuar situatën ka bërë edhe disa batuta, ndërsa shkruan në facebook se më në fund ‘një buzëqeshje’. “Qetësohuni, pushim dhe gjumë, mos e keni mendjen te tërmeti, do u duket sikur tundet, por nuk është e vërtetë. Kush ka nevojë për ilaçe duhet të regjistrojë emrin dhe ne do të sjellim mjekun. Ju nuk do të fusni dorën në xhep për asgjë. Unë jam bërë si ariu i…
Në të gjithë lagjet e kryeqytetit po merren masa për të parandaluar fatkeqësitë që mund të vijnë si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar objektet nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga termeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtareve. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe nëse konstatojnë një rrezik të tillë, të telefonojnë në nr 128. “Në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e…
Agjencia e huaj, EMSC, e cila është e specializuar në përllogaritjen e tërmeteve ka përditësuar vëzhgimin për paslëkundjet e tërmeteve në Shqipëri. Në një reagim në Tëitter, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur duke bërë edhe thirrje shqiptarëve që të qetësohen. “Aktiviteti i paslëkundjeve është kufizuar. Shpresojmë që shkallës së pasojës do të vazhdojë të ulet kështu që miqtë tanë në Shqipëri të gjejnë pak paqe. Qëndroni të sigurtë.”
Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshëm pas isnpektimeve në terren në njësinë administrative nr 6 në zonën e Kombinat duke e çuar në dy nr e ndërtesave me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë. Por pavarësisht këtij urdhri ka nga ata banorë që refuzojnë të dalin jashtë nga banesat e tyre. Të tjerë qytetarë, familjarët e të cilëve mbetën të lënduar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit e kanë braktisur me kohë. Zona e Kombinatit rezulton edhe më e prekura nga tërmeti apokaliptik i të martës, ku dëmët janë mëse të dukshme. Krahas pallateve ka…
Elseid Hysaj fluturoi me skuadrën këtë mesjavë në Angli, aty ku Napoli u përball me Liverpulin. Por, mbrojtësi nuk u përfshi në formacionin e trajnerit Karlo Ançeloti, ndërsa nuk ishte pjesë as e stolit duke zënë një vend në tribunë. Megjithatë, shkodrani pritet të rikthehet titullar në këtë fundjavë të Serisë A. Napoli do të presë në shtëpi ditën e diel Bolonjën. Të kaltrit janë në një krizë në kampionat teksa nuk fitojnë prej pesë ndeshjesh dhe kanë rrëshkitur në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit, duke humbur shumë terren me tre vendet e para. Ndaj fitorja ndaj Bolonjës…
Qyteti 3 mijë vjeçar, i cili është ringritur disa herë pas tërmeteve shkatërruese, është goditur sërish rëndë prej lëkundjeve sizmike që vijojnë prej 3 ditësh dhe që kanë detyruar mjaft qytetarë të largohen prej tij. Nga Geri Emiri, Gëzim Kabashi Adi, një taksist në qytet duket i prerë në fytyrë dhe i lodhur, ndërsa tregon se nuk po i pushon celulari. “Duan të ikin të gjithë. Kam çuar njerëz në Elbasan, Peqin. Nuk pushojnë duke ikur drejt aeroportit. Gati sa nuk hidhen përpara makinës njerëzit në rrugë, duan t’i dërgoj diku”, tregon me zë të ulët. Rrugët e qytetit duken…
Kjo ishte banesa katër katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj. Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe. Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti…