Xhesika Biqiku është viktima e parë që u shënua në Tiranë nga tërmeti i madh i të martës. Ëndrra e 20-vjeçares për t’u bërë arkeologe u ndërpre në mes. Të afërmit e saj e kanë cilësuar me të drejtë një tragjedi vdekjen e saj dhe rrëfejnë përpjekjet e 20-vjeçares për të mbijetuar natën e tmerrit. “E njihnim Xhesikën. Gjynah! Vajzë e urtë, vajzë e sjellshme dhe e vuajtur. Sa të mira që ishin, çfarë bëri keq? Ulërinte atë natë ndihmë, ndihmë, ne ishim duke zbritur shkallët në ato moment. Një djalë e ka marrë me makinë. I ati vetëm ulërinte,…
Author: tirana
Pak ditë më parë në media bëri bujë arrestimi i Hermes Nikajt me akuzën e rëndë të shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas hetimeve, Nikaj kishte rolin e tutorit i cili u gjente klinte mikesha të tij të cilat akuzohen për prostitucion. Gjykata ditën e sotme vendosi të dënojë me dy javë burg “Zogun e Tiranës”. Para gjyqtares Shefkia Demiraj, e cila caktoi 15 ditë burg për Nikajn dhe liroi parukierjen Anjeza Bena (e shoqëruar gjithashtu si e përfshirë në të njëjtën skemë), Nikaj tha se nuk ka shfrytëzuar askënd dhe se gjithçka bëhej me dëshirë. Gjatë kohës së arrestimit, Zogu i…
Parisi dhe Ankaraja janë përplasur diplomatikisht pak ditë para samitit të NATO-s javën e ardhshme. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përdori të premten gjuhë të ashpër ndaj homologut, Emanuel Makron, duke ngritur dyshime mbi përvojën dhe gjykimet e tij. Reagimi erdhi pas qëndrimeve të Makronit kundër ofensivës anti-terror të Turqisë në Siri dhe komenteve se NATO-ja është e lodhur e ka pësuar “vdekje klinike” pse nuk u koordinua për ta ndalur. “Disa shtete që e kanë zakon të mos marrin përsipër rreziqet dhe që gjithmonë fitojnë, nuk i tolerojnë dot përpjekjet e Turqisë në mbrojtje të të drejtave, ligjeve, kufijve…
Në Durrës edhe ditën e sotme ka vijuar shembja e banesave që janë shkatërruar nga tërmeti dhe rrezikojnë jetën e njerëzve nëse nuk rrafshohen totalisht. Në zonën e Kënetës sot janë shembur dy banesa, ndërsa rreth orës 16:00 operacioni është ndërpresë për shkak të reshjeve të shiut. Njëra nga dy banesat që është shembur mesditën e sotme ka qenë në pronësi të dy vëllezërve që janë larguar së bashku me familjet. Vila mësohet se kishte pësuar dëme që nga tërmeti i 21 shtatorit duke u braktisur dhe të martën në mëngjes kur ra tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë nuk kishte…
Të qarat e Ameisit një ditë pas lindjes së saj, do të mbeten të pashlyera në memorien e së jëmës. Frikën që përjetoi nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit, gruaja e re e përcolli fatkeqësisht dhe tek e bija, fëmija i saj i parë, të cilën u desh ta nxirrte menjëherë nga dhoma e maternitetit, ndonëse ajo ishte në gjumë. Sot, 6 ditë nga lindja e vajzës, ajo tregon se çfarë përjetoi atë mëngjes të marte. “Isha në dhomë bashkë me vajzën. Sapo kam ndjerë tërmetin nuk kam menduar asgjë veç të nxjerr vajzën nga dhoma e të dal…
Dom Gjergj Meta ka reaguar lidhur me arrestimin e një vajze nga Durrësi, e cila akuzohet se ka përhapur panik në rrjetet sociale pas tërmetit me magnitudë 6.4 të së martës, që shkaktoi 51 viktima. Sipas tij, arrestimi i të resë është veprim i nxituar dhe kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm. “Arrestimi i vajzës nga Durrësi, Xhulia Aliaj, më duket një veprim i nxituar nga ana e policisë dhe i shproporcionuar në krahasim me një status në fb. Një arrestim i tillë do të ishte absurd në çdo vend demokratik. Jam i bindur se vajza duhet të lirohet menjëherë.”–…
Reali i Madridit ka marrë një triumf mes vuajtjeve kundër Alavas në transfertë, me shifrat 1-2. Një sfidë që u zgjidh nga mbrojtja për ekipin e Zidane, pasi golat u shënuan nga Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, të cilët bënë të pavlefshëm golin e Lucas Perez. Sfida nisi nën dominimin e madrilenëve, të cilët krijuan disa raste në pjesën e parë, por që nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Alaves. Sidoqoftë, fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e parë, ku Sergio Ramos shënoi pas një goditje me kokë në minutën e 52-të. Pavarësisht se u gjendën në disavantazh,…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në Bubq të Krujës, ku ka takuar banorët e pranishëm dhe ka parë vetë nga afër dëmet. Teksa po inspektonte dëmet, Rama ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe, i cili i bërtiti pasi Rama hyri brenda shkollës së dëmtuar. Biseda Braçe-Rama: Edi Rama: Kush e ka bërë këtë? Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria. Edi Rama: Të merren me strukturën Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, pa asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty. (Rama hyn vetë, tenton të hapë derën). Bërtet Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar…
Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat që kanë mbetur jashtë për shkak se tërmeti i 26 nëntorit iu ka dëmtuar banesat për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele. Drejtohuni tek njësia administrativeMerrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehimMe vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteliNga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit
Tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë shqiptarësh dhe la të pastrehë mijëra të tjerë ka qenë tëme e diskutimit në studion e “Java në RTSH”. Përmes një paneli të posaçëm, me emra në zë të sizmologjisë dhe ndërtimit, emisioni solli në vëmendje edhe një herë parashikimet e asaj që mund të ndodhë në vijim, si dhe sigurinë e qytetarëve. Në panel me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, sizmologu Rexhep Koçi tha se magnituda e lëkundjeve që pasuan tërmetin tragjik ka qenë tepër e ulët. Sipas tij, dridhjet ne vijim nuk duhet të krijojnë panik pasi kanë qenë…
Të gjithë njësitë e Bashkisë së Durrësit janë të organizuara dhe në terren pranë qytetarëve. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako deklaroi se janë marrë të gjithë masat për të ndihmuar çdo familje e cila ka nevojë për të kapërcyer këtë situatë qoftë me strehim ashtu edhe me ushqime. “Jemi shumë të organizuar, madje të koordinuar. Duhet ta dini që ka tre ditë që është krijuar Shtabi Qëndror i përqendruar në qytetin e Durrësit. Është një shtab ministror. Unë jam gjithë kohës në terren dhe koordinoj të gjitha veprimet në qytetin e Durrësit. Realisht situata është në dorë dhe…
Drejtori i Emergjencave në bashkinë e Tiranës Erind Bejko në një lidhje për emisionin ‘Pa Protokoll’ u shpreh se janë 10 pallate deri tani që kanë probleme dhe janë shpallur të pabanueshme, ndërsa në zonat rurale 350 shtëpi që do të rindërtohen. “Situata në disa zona është e normalizuar, ndërsa në disa ka probleme të mëdha sidomos në zonat rurale, mbi 350 shtëpi nuk mund të ndërtohen më Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe të tjera. Në Kombinat ka probleme në shumë pallate. Po ashtu edhe në Kinostudio një pallat është shpallur i pabanueshëm. Në pallatet e tjera që nuk është…