Në spitalin e Traumës në Tiranë mes personave që janë shtruar të lënduar si pasojë e tërmetit janë edhe dy fëmijë 7 dhe 10 -vjeç, Aurel Lala dhe Alesio Cakoni. Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt. Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti…
Author: tirana
Tërmeti me magnitudë 4.5 që ra pak më parë krijoi panik edhe në studiot e Top Channel. Në studion e Open një nga zonjave të publikut i ra të fikët pas lëkundjeve, por mësohet se tashmë është mirë.
Sapo jane ndjere lekundje te forta termeti ne Tirane. Nuk dihet ende fuqia e goditjes ne fjale.
Klajdi Qato ka rrëfyer ndjesitë që përjetoi poshtë gërmadhave teksa ekipet greke luftuan që ta nxirrnin prej aty. Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Open”, Qato u shpreh se s’e besonte kurrë që do të mund të dilte prej aty. “Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan, erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja…
Nga Artur Ajazi Përpos hallit të madh që ka zënë qindra e mijëra familje në Durrës, Thumanë, Laç, Tiranë dhe fshatra, p asi tragjedia natyrore ishte dhe do të mbetet edhe për muaj të tëra një kujtesë e hidhur, ajo çfarë po ndodh me sehirxhinjtë e kësaj panorame trishtuese, është edhe më banale. Nuk po mbetet portal, faqe on-line dhe faqe të tjera mediash, ku “komentuesit” mediokërr, qejflinjtë e sherreve edhe në kohë të tilla, specialistët e zanatit më të paguar, shpifësit dhe nxitësit e përjetshëm të urrejtjes, po luajnë me humbjet dhe solidaritetin e shqiptarëve dhe krejt botës. Ata…
Sali Berisha ka sulmuar gazetarët, pasi sipas tij, kanë heshtur pwr mbylljen e portlait “JOQ”. Sipas Berishës, ata gazetarë që heshtën janë mendërisht të kastruar dhe kush hesht për lirinë e tjetrit ka humbur të veten. “Dy fjale per gazetaret e vendit! Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.…
Pas tërmetit të fortë që goditi Durrësin dhe Thumanën të martën e 26 nëntorit, ku u shënuar 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, sensibilizimi ka qenë i madh për tu ardhur në ndihmë familjeve të mbijetuara. Një shqiptar i cili jeton në Kanada, Ramiz Vokshi, ka marrë përsipër në shenjë solidariteti që të sjellë në vendlindjen e tij, Mamurras, një autoambulancë në ndihmë të banorëve. Për “tvklan.al”, ai shprehet se është ndjerë thellësisht i prekur nga kjo tragjedi, ndërsa tre vite më parë në një aksident të rëndë në Kanada, humbi gruan, vajzën dhe mbesën e vogël. “Ambulanca është…
Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori. Në takimin që zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, Rama foli pas ambasadorit japonez, i cili shrpehu ngushëllimt e tij për fatkeqësinë dhe tregoi se atë natë po shikonte një film. “Po shihja një film, nuk e mbaj mend titullin. Djali në film ishte footgraf. Ajoe vizitoi nëatelie dhe në një moment filloi ngjarja si të thuash. Japonezi e çoi vajzën në një dollap dhe në atë moment ra një tërmet. Dhe po thoja sa inteligjentë I keni këto dollapë…
Duket si një subjekt novele, apo romani, por nuk është kështu. Një qen me emrin Kiko i ka shpëtuar jetën një familjeje në lagjen 18 të Durrësit. Tërmeti i 26 nëntorit ra në orën 4 pa 5 të mëngjesit, çka do të thotë se njerëzit kanë qenë ende në gjumë. Por, historia e një familjeje në Durrës që banonte prej vitesh në pallatin që u shemb plotësisht dhe ishte i pari që u shkatërrua, të emocionon. Gazetarja Anila Hoxha teksa udhëtoi me shumë banorë të pastrehë që u zhvendosën nga rruga në komplekset hoteliere mësoi historinë e një zonje, që…
“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar. Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë ështëe dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”, tha Rama. Ndërkohë ambasadori japonez: Edhe vendi jonë është prekur shumë herë nga tërmetet. Qeveria jonë ka vendosur të dërgojë tenda dhe mallra. Përfaqësues i OKB:…
Sapo ka përfunduar në shorti i vlefshëm për fazën finale të Euro 2020, ku 20 skuadrat e kualifikuara për këtë veprimtari, kanë njohur kundërshtarët e tyre. 20 ekipet janë ndarë në 6 grupe dhe do presin vetëm përfundimin e fazës play-off, që 4 nga këto grupe të plotësohen me skuadrat që më 31 mars do mësojnë fatin e tyre. Por pavarësisht kësaj, tifozët kanë njohur përplasjet më interesate dhe grupin e ferrit, që do jetë ai F, me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë që do të luftojnë për kualifikimin, bashkë me fituesen e play-off A, që do jetë një mes Islandës,…
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë takimin që pati mëngjesin e sotëm me Ilia Biqikun, babain e Xhesikës, viktimës së 51 nga tërmeti i tmerrshëm. Në takimin që pati me ambasadorët në Pallatin e Brigadave, Rama u shpreh se e dinte që 20-vjeçarja nuk do ia dilte dot, por që këtë lajm të hidhur s’ia thoshte dot të atit. “E dija që ajo nuk do ia dilte dot. Xhesika vdiq ditën e sotme, duke e çuar numrin e viktimave në 51, dhe pas diskutimit që pata me mjekët, e dija që s’do ia dilte dot. Takova të atin sot…