Author: tirana

Artan Shkreli zv. ministër i Infrastukturës shpjegoi gjatë mbledhjes së qeverisë aktivitetin sizmik në vendin tonë. Shkreli tha se në ditët në vazhdim të ketë lëkundje sizmike më të lehta pasi energjia sizmike është në rënie. “Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një…

Read More

Një sasi tritoli është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të një lokali nate tek Stacioni i Trenit. Sasia e tritolit është vënë në vazon e lules para hyrjes së lokalit. Shkak dyshohen konfliktet e pronarit të lokalit. Paraprakisht janë kryer veprimet e para hetimore ndërsa janë shoqëruar disa persona deri në këto momente.

Read More

Pasi dje u vu ne qender te vemendjes nga mediat pas nje gafe qe beri ne nje prononcim per mediat, ka dhene doreheqje kryetarja e Bashkise se Durresit, Valbona Sako. ” E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëv”, shkruan ajo ne Fb. Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel” Valbona Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së…

Read More

Tërmeti i madh në Hanshin, i cili shkatërroi qytetin e Kobes dhe rrethinat e tij në orët e para të mëngjesit të 17 janarit 1995 dhe mori jetën e 6.434 njerëzve, mund të duket si një kujtim i largët sot për shumë njerëz, por vendosi rregullat botërore të ndërtimeve moderne, duke fortifikuar ndërtesat, kollonat dhe themelet me tonelata çelik e hekur. Japonia ka tanimë ndërtesat më të sigurta në botë dhe ka ringritur nga rrënojat jo vetëm qytetin e Kobes, por edhe kryeqytetin e Tokios, dhe Osakan, duke ndjekur rregulla të hekurta anti-sizmike. Ekspertët janë të bindur se nëse nuk…

Read More

Dashi Ju mund të ndiheni pak të ngadalshëm sot, megjithëse emocionet tuaja do të jenë të shpejta për të vepruar. Shikoni përreth dhe mund të duket sikur të gjithë janë kilometra përpara jush për sa i përket përparimit ose karrierës. Mundohuni të mos lejoni që xhelozia ose frika juaj të bëjë që të tërhiqeni pak nga vetja. Gjëja më e mirë që ju mund të bëni është të largoheni nga kjo situatë. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë thjesht kini parasysh faktin se dita juaj po vjen shumë shpejt. Demi Ndiqni faktet sot, emocionet dhe kritika nuk janë mënyra…

Read More

Jo të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfitojnë nga Qeveria ndihmë për të rindërtuar shtëpitë. Në mbledhjen e kësaj të shtune të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama foli për dy kategori që nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria e paarë janë familjet që deri para tërmetit kanë qenë të pastrehë dhe jetonin me qira. “Familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira, të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin”, sqaroi Kryeministri. Kategoria tjetër është ajo e familjeve që shtëpitë e tyre grupet…

Read More

Ndër shqetësimet shëndetësore që shfaqen shpesh tek femrat janë edhe ato që njihen si vulvodynia, të cilat i referohen dhimbjeve në zonën vaginale dhe të hyrjes së saj. Mjekja Ilda Xhelili tregon gjithçka duhet të dinë femrat rreth kujdesit për këtë gjendje shëndetësore, duke nisur nga faktorët që janë përgjegjës për shfaqjen e këtyre dhimbjeve, simptomave dalluese, si dhe masave që duhet të merren për trajtimin dhe parandalimin e tyre. sipas saj, një rol vendimtar krahas terapisë medikamentoze të përshkruar nga mjeku luan edhe ndjekja e disa këshillave të thjeshta praktike gjatë ditës. Çfarë i shkakton këto dhimbje? Shkaku se…

Read More

Solidarizim me popullin shqiptar kanë pasur edhe italianët, gjë që nuk kanë munguar ta shfaqin edhe në ndeshjet e fundjavës. Në takimin e orës 18:00 mes Xhenoas dhe Torinos, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”. Një banderolë të ngjashme, e hapën edhe tifozët në takimin e Serisë B, mes Krotones dhe Çitadelas. Krahas shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të shumtë janë edhe italianët që janë prekur e solidarizuar me pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Read More

Gratë tradhtojnë për arsye emocionaleKur gratë tradhtojnë është e thjeshtë të supozosh që ato arritën deri këtu pasi kanë probleme me lidhjen e tyre dhe dikush tjetër i bëri të binin në dashuri. Kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. Tradhtia është emocionuese si për burrat ashtu dhe gratë, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Gratë kur tradhtojnë krijojnë lidhje, jo thjesht për seks të rastësishëmNuk është e thënë se kur femrat tradhtojnë partnerin s’e bëjnë për seks. Gratë gjithashtu kanë nevojë për varietet në jetën e tyre seksuale po aq shumë sa edhe burrat. Gratë janë më pak aventuriere se burratKy…

Read More

Banorët janë trembur pas lëkundjeve të forta që u ndjenë mbrëmjen e sotme. goditje me magnitudë 4.5 gradë të shkallës righter ka bër që banorët të dalin nga banesat e tyre në rrugë, ku ndihen më të sigurtë. Siç shihet edhe në foto, ashtu rrëmujshëm dhe të veshur siç ishin, njerëzit kanë vrapuar duke braktisur banesat e tyre.

Read More

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka sqaruar një lajm të përhapur nga mediat pranë opozitës në lidhje me situatën në Durrës. Kryebashkiakja Sako thekson se qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb, ndërsa shpreh keqardhje që disa individë dhe portale kanë deformuar deklaratat duke i nxjerrë nga konteksti. “Qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb. Dhimbje për 51 jetët e humbura, dhe e lumtur për shpëtimin e qindra mijërave të tjerëve. Jam shume e keqardhur që siç ka dy anë që po punojnë dhe një anë që përpiqet të abuzoje…

Read More