Aktorja e njohur Olta Gixhari i është gjendur në këto ditë të vështira njërëzve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. E së fundmi me anë të një postimi në Instastory Olta është shprehur se ndihet zemërthyer për qytetin e saj të lindjes, Durrësin. “Kurrë qielli s’ka qenë kaq i zi në këtë orë. E dua shumë qytetin tim, lutem ti kthehet dielli përsëri”, shkruan Olta në ‘Instastory’.
Author: tirana
Tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, u shoqërua me pasoja fatale. Shumë njerëz humbën jetën, të tjerë janë të plagosur dhe mijëra shqipëtarë kanë ngelur në qiell të hapur. Në një lidhje direkte për emisionin ‘Pa Protokoll’, drejtori i Emergjencave, Erind Bejk, ka treguar se deri më tani 10 pallate në Tiranë janë konsideruar të pabanueshëm ndërsa në zonat rurale 350 shtëpi që do të rindërtohen. “Situata në disa zona është e normalizuar, ndërsa në disa ka probleme të mëdha sidomos në zonat rurale, mbi 350 shtëpi nuk mund të ndërtohen më Vaqarr, Pezë, Ndroq, por…
Lëkundje të tjera sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Durrës dhe në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, lëkundjet e pak minutave më parë zgjatën shumë pak sekonda. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për dëme një njerëz apo në banesat. Sipas EMSC, epiqendra e tërmentit është regjistruar në Detin Adriatik, 47 km nga Tirana dhe 30 nga qyteti i Durrësit.
Tjeter rast ku po “arnohen” pallatet jashtë çdo rregulli dhe ligji për ndërtimin. Duke përfituar nga situata e krijuar pas tërmetit, shumë prej ndërtuesve të cilët nuk kanë shitur apartamentet po nxitojnë që të rregullojnë fasadat në mënyrë që grupet e kontrollit që po kryejnë punën në terren për verifikimin e godinave të mos konstatojnë probleme. Sikurse shihni edhe nga kjo foto, në këtë pallat pranë rrugës së portit në Durrës, disa punëtorë po suvatojnë të çarat e mureve nga tërmeti, edhe pse brenda derës së ballkonit duket muri i shkëputur.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave. “Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrate vendeve të tjera. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës. Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar. U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së kryeministri Edi Rama, i cili e ftoi sot që të ulen dhe të bëhen bashkë për të përballuar situatën e rëndë, në të cilën po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit. Shef i opozitës tha se PD është pranë njerëzve dhe po bën maksimalisht përpjekjet për t;iu ardhur në ndihmë të prekurve. Sipas Bashës, sot është koha për solidaritet dhe jo për politikë e propagandë. “Këto ditë, që kanë qënë ditë të tmerrshme për shqiptarët dhe sot Durrësi ka përcjellë shumë viktima, duke përfshirë dhe 8 viktimat e…
Pas tërmetit 6.3 ballë të 26 Nëntorit, janë shënuar plot 1260 nën goditje të tjera sizmike. “Këto pasgoditje nuk kanë asnjë efekt në dëmtime strukturore”, tha sizmologu. Por Rrapo Ormeni thotë se trendi i tyre ka ardhur në rënie, çka dëshmon se vala sizmike po shkon drejt shuarjes. “Sa më i madh tërmeti aq më të mëdhenj janë edhe pasgoditjet dhe janë shënuar disa pasgoditje të mëdha. Ky është një tregues i mir që kjo energji atje po clirohet deri sa të stabilizohet plotësisht”. Mëngjesin e së shtunës është shënuar një tërmet 3.1 ballë në zonën e Korçës, por Ormeni…
Pamje të rralla vijnë nga Durrësi nga korrespodentët e Top Channel. Në videon që shihni më poshtë shihet se si perëndimi ka “ngecur” mes detit dhe reve të zeza.
Gazetarja Klodiana Lala këto ditë ka qenë afër banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 36 Nëntorit ku ka raportuar live çdo gjë që ka ndodhur. Në emisionin ‘Kjo Javë’ Lala ka rrëfyer se si e ka përjetuar ajo vetë momentin kur Shqipëria u godit nga tërmeti 6.3 ballë. “Ishte një moment i vështirë, ndodhesha te shtëpia e prindërve me të dyja vajzat. Isha në gjumë të tëthellë. Kam kapur vetëm vajzat dhe kam dalë në oborr”, është shprehur gazetarja Lala.
Blogerja Armina Mevlani ka sqaruar sot pse ka munguar me komente dhe reagime këto ditë për ngjarjet e rënda që përjetoi vendi pas tërmetit të fortë në 26 nëntor. Ajo thotë se është ndier keq dhe ka përjetuar shumë ankth për gjithë historitë që ka dëgjuar këto ditë. Por thekson se ka vendosur të mos tregojë asgjë nga ajo që po bën për të ndihmuar të prekurit nga dëmet e tërmetit. Postimi: Te dashur miqte e mi!Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe…
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli njofton se ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shqipëri, më 2 dhe 3 dhjetor, pas tërmetit tragjik që goditi vendin më 26 nëntor. Në Twitter, Sassoli njofton se nuk ka ende një datë konkrete se kur do të vizitojë vendin tonë. “Shpresoj që ju dhe familjet tuaja të jeni mirë dhe të mos jeni prekur shumë nga tërmeti. Për shkak të kësaj tragjedie, u vendos të shtyhej vizita. Ende nuk kemi një datë të re, por duam ta bëjmë këtë vizitë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jemi në kontakt”, shkruan…
Producenti nga Kosova Bini Nebihu ka “shpërthyer” në Facebook, duke kritikuar artistët shqiptarë, që pas tërmetit janë fshehur dhe nuk kanë dhënë ndihma për banorët që gjenden sot në qiell të hapur. Ndonëse nuk përmendi emra, përmes fjalëve la të kuptohet se ky ‘diss’ është pikërisht për Elvanën për tri arsye: E para, Bini tha se po jepni para për zezak për të bërë duete, kujtojmë që Elvana ka këngë me Ty Dolla $ign. E dyta, Bini shtoi se nëpër këngë “Kuq e Zi” po shitën patriota, dhe ne e dimë që Elvana ka këngë me Florin që quhet “Kuq…