Author: tirana

Kryeministri i vendit ndodhej në zonën e ish-Kënetës në një takim me banorët e kësaj lagjeje, për të inspektuar zonat e prekura së bashku me ekspertë francezë. Rama, gjatë këtyre inspektimeve ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca. Soreca shprehet se nuk janë vetëm shtetet anëtare të BE-së të cilat me bujarinë e tyre kanë sjellë inxhinierë të shumtë në terren, si dhe shton se kjo punë po koordinohet nga BE. “Më lejoni të shtoj një gjë, ne jemi në proces rekrutimi të inxhinierëve të tjerë që do të vijnë, kjo për arsye se nuk janë vetëm shtetet anëtare…

Read More

Profesor Përparim Kabo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar thirrjen e rëndësishme kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos pas dorëheqjes së saj të bujshme. Sipas tij kjo dorëheqje nuk duhej të ndodhte sidomos duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet ky qytet. Kabo shkruan se e ka dëgjuar prononcimin e kryebashkiakes, që në formulim ishte i pasaktë, por në thelb donte të thoshte se “ishte fat që nuk pati më shumë viktima”. Statusi i Përparim Kabos: Mora vesh qe kryetarja e Bashkisë së Durrësit zonja Valbona Sako jep dorëheqjen…e dëgjova dhe pronocimin e saj për viktimat që…

Read More

Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka reaguar pas shpalljes së shteteve që ndihmuan Shqipërinë në fatkeqësinë e 26 nëntorit. Mes listës së shteteve nuk ishte Holanda dhe Bosch këtë e konsideroi një turp. “Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar,”-shkroi ai në Twitter. Të shumta ishin shtetet që ndihmuan në ditët më vështira të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë të së martës. Midis tyre ishin, Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë mëngjesin e sotëm me një njoftim në rrjetet sociale ku bën të ditur se një ekip ekspertësh në raste fatkeqësisht nga USAID dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Europian vizituan dje komunitetet e prekura rënë nga tërmeti në Shqipëri. Jo vetëm kaq por premton mbështetjen pa kushte të SHBA për Shqipërinë pas fatkeqësisë së tërmetit. “Një ekip ekspertësh në raste fatkeqësisht nga USAID dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Europian vizituan dje komunitetet e prekura rënë nga tërmeti në Shqipëri, për të vlerësuar dëmet dhe për të diskutuar nevojat humanitare me autoritetet vendore. Qeveria e Shteteve…

Read More

Gjashtë banesa ne fshatin Rraze të malësisë së Krujes janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disas të tjera jane me dëme të pjesshme. Shumë banorë po kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet. Banoret e prekur nga termeti apelojnë për ndihme, ata kërkojnë që institucionet të kthejne sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, 51 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Kashar për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti në këtë zonë. Në takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama u mundua t’i qetësonte ata duke shkëmbyer dhe batuta me disa prej tyre. ”Do ta propozoj sot, kush nuk ka lidhje me fshatin, por rri përkohësisht, t’i blejmë shtëpinë në Yzberisht”, u shpreh Veliaj. ”Ata që se kanë tokën, është e vështirë ta ndërtojnë shtëpinë në tokë tjetër. Ne do ta bëjmë të gjithën, si katunar tirone që jam, jua kuptoj psikologjinë. Ata analistët…

Read More

“Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”. Kështu deklaron sizmilogu Rrapo Ormeni. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Ormeni dha mesazhin e qartë për qytetarët, të cilët vijojnë të jenë të ‘mbërthyer’ nga paniku dhe kanë braktisur banesat e tyre. Po ashtu ai tha se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar, po ashtu edhe ato banesa që nuk kanë pasur asnë dëmtim. Nga pasgoditjet sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që…

Read More

Një mjet është djegur mbrëmjen e djeshme në afërsi të një lavazhi në Fushë Krujë. Mësohët se makina është në pronësi të Alfred Stojani nga fshati Ulëz. Sipas shërbimit zjarrfikëse, dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme pasi pjesa e brendshme e mjetit është lyer me lëndë djegëse. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personit që dogji makinën e Stojanit.

Read More

Pak ditë më parë, interesimit të shumë klubeve për Marash Kumbullën iu shtua edhe Napoli. Madje vetë agjenti i mbrojtësit u shpreh se të kaltrit janë gjithnjë të vëmendshëm ndaj talenteve dhe në këtë formë edhe Kumbulla është në vëzhgim. Por, për sezonin surprizues që po zhvillon Verona deri më tani në elitën e futbollit italian, një meritë të madhe ka edhe reparti i mbrojtjes. Pjesë e të cilit përveç Kumbullës, është edhe Amir Rrahmani. Ish-futbollisti i Partizanit, u transferua këtë verë në Serinë A nga Dinamo Zagreb, ndërsa po zhvillon paraqitje të nivelit të lartë nga java në javë.…

Read More

Tërmet i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme materiale jo vetëm në Durrës dhe Thumanë, por edhe në vende të tjera. Ky pallat në Bulqizë, ku banonin 45 familje Pallati, mësohet se ka qenë vazhdimisht problem. Ndonëse disa prej fqinjëve kanë vendosur që të lënë banesat, disa të tjerë qëndrojnë sërish brenda në pallat. Ata shprehen se bashkia iu ka thënë që të dalin nga banesat, por nuk iu ka ofruar atyre një vend strehimi. Ndërkohë që as shirti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan.…

Read More

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ka përfunduar inspektimi në shkollat e dëmtuara. Po ashtu ministrja tha se kanë opsione se kur duhet të fillojë mësimi dhe për këtë duhet të marrin një vendim. Lidhur me këtë Shahini mbështeti më shumë opsionin e mos-hapjes së shkollave në zonat e prekura nga tërmeti si dhe shkollat struktura e të cilave është e paprekur të vijohet normalisht me procesin mësimor duke filluar nga nesër. Ministrja bëri me dije gjithashtu se Ministria kishte një plan zhvendosjeje të nxënësve nga shkollat e dëmtuara. “Në Durrës janë…

Read More

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Tiranë duket se do të jenë të konsiderueshme. Gazeta “Si” pa nga afër situatën në disa pallate, nga ata që konsiderohen si “pallate të reja” në zonën e “Astirit”. Nga ajo që pamë ne terren ishin godina shumëkatëshe bosh, ku banorët kanë frikë që të rikthehen për të vijuar jetën normalisht. Një pjesë janë larguar që prej së martës tek të afërm, kryesisht në rrethe, ndërsa ata që janë ende në Tiranë na thonë se flenë nëpër makina, furgonë, ose hotele. Shumë po mendojnë të zhvendosen me qira nëpër zona të tjera të kryeqytetit,…

Read More