Author: tirana

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se është momenti për t’u kthyer nga Zoti.Teksa ka marrë pjesë në meshën e së dielës në një kishë në Laç, ajo thotë se ky solidaritet i jashtëzakonshëm, kjo forcë e madhe shpirtërore duhet të jetë një pikë kthese për të gjithë. Postimi i plotë i zonjës Kryemadhi: Sot, pas disa takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Laç, mora pjesë edhe në meshën e së dielës, të mbajtur në Kishën e Shën Mhillit. Në atë sallë kishte shumë solidaritet. Qytetarët ishin shumë më pranë me njëri-tjetrin, se në çdo…

Read More

Raporti i politikës monetare, por dhe prononcimet e tjera publike të Bankës së Shqipërisë, kanë theksuar se rritja e pritur e inflacionit dhe kthimi i tij gradual në objektiv në afatin e mesëm do të vijnë pjesërisht nga rritja e pritur e pagave dhe e kostove të prodhimit dhe pjesërisht nga zbutja e presioneve dizinflacioniste që vijnë nga forcimi i kursit të këmbimit, tha Banka e Shqipërisë në një prononcim të posaçëm për “Monitor”. Lidhur më këtë projeksion, Banka e Shqipërisë sqaron se, komponenti kryesor i kostove të prodhimit, pra përcaktuesi i dinamikave afatmesme dhe afatgjata, janë kostot e punës…

Read More

Gazetari Edmond Arizaj përshëndet vendimin e kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako për tu dorëhequr nga detyra. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, gazetari shprehet se dorëheqja e Valbona Sakos, tregoi se ky vend ka njerëz që nuk mund të mësohen me plehrat dhe të pegerat që u hedhin përsipër me të padrejte vetëm për të mbajtur një post. Më tej ai shprehet se dorëheqja e Valbona Sakos ishte gjëja më krenare përballë piranjave që presin ta shqyejnë. Statusi i Edmond Arizaj: Doreheqja e Valbona Sakos, tregoi se ky vend ka njerez qe nuk mund te mesohen me plehrat dhe te…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikatë për mediat është shprehur se ditën e nesërme në të gjitha shkollat, mësuesit nesër duhet të paraqiten në punë. Kjo sipas ministres vjen në mënyrë që të përgatitet nisja e mësimit në të gjitha shkollat e vendit. Ndërsa për sa i përket fillimit të shkollë në qarkun e Durrësit do të fillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë dhe Lezhë do të fillojë më 5 dhjetor, me opsion shtyrje. Ndërsa për sa i përket datave të pushimit duhet të rishikohen për të zëvendësuar për të marrë veten me mësimin dhe orët…

Read More

Në Durrës kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për dorëhqjen e Valbona Sakos nga posti i kryetares së bashkisë. Sako njoftoi dorëheqjen e saj sot në mëngjes, e cila argumentonte se vendimi vinte pas deklaratave të saj për tërmetin ditën e djeshme. Ndërkohë, lidhur me këtë vendim të Sakos, Rama ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, ndërsa u ka kërkuar gazetarëve të mos merren me histori anësore. “Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren,…

Read More

Presidenti Ilir Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit për mediat Tedi Blushi. Blushi njofton se mbledhja do të thirret në orën më të përshtatshme në varësi të situatës. “Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Tedi Blushi.

Read More

Serjana Qerasaj, banore e Lagjes 17 të Durrësit ishte në shtëpi së bashku me gjyshërit kur u trondit nga tërmeti që i la të bllokuar brenda shtëpisë, ndërsa u detyruan të thërrisnin për ndihmë familjarët e tjerë që të mund të dilnin nga rrënojat. Tashmë, ajo ndodhet në Korçë dhe tregon se si e përjetoi tërmetin e tmerrit. E mbijetuara tregon se si ka parë e ndjerë ndërtesat që shembeshin përreth, ndërsa në shtëpi vazhdonin të binin tulla dhe copat e mureve. Qerasaj tregon se pasi arritën të dilnin jashtë, kanë shkuar për të kërkuar ushqime, por nuk u kanë…

Read More

Të shumtë kanë qenë personazhet publikë që kanë ndihmuar personat e prekur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. NJë ndër ta ka qenë edhe reperi Stresi, i cili ka shkuar personalisht për të dhënë ndihmat e tij. Mirëpo, jo gjithçka ka mbaruar me kaq dhe Stresi ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij. Nëpërmjet InstaLive ai është shprehur se kolegët nëpër klipe deklarojnë se kanë varëse 10 mijë euro, shkojnë në clube dhe shpenzojnë mijëra euro me shampanjë, ndërkohë në raste të tilla tragjike nuk duken. Stresi i ka ftuar të gjithë të shkojnë në çadra dhe të shohin gjendjen,…

Read More

Një çarje e dukshme është parë nga banorët e zonës së liqenit të Thatë në Tiranë këtë të dielë. Çarja e asfaltit është e madhe. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas tërmetit (paslëkundjes) që goditi vendin mbrëmjen e djeshme (4.5 e shkallës rihter), kjo pasi banorët e zonës nuk e kanë parë deri dje këtë çarje të dukshme të tokës. Për më tepër shikoni videon e bërë tek rruga e ‘Ullishtes’ tek Liqeni i Thatë, zonë kjo mjaft e populluar në kryeqytet.

Read More

Gonzalo Higuain është rikthyer te Juventusi ndërsa këtë sezon duket një tjetër në krahasim me sezonin e mëparshëm. Argjentinasi u largua pas transferimit të Kristiano Ronaldos, por as aventura te Milani dhe as ajo te Çelsi nuk nxorën në pah cilësitë e tij të vërteta. Kështu, këtë verë Higuain vendosi të vishte sërish fanellën bardhezi, ndërsa nuk pranoi oferta për t’u larguar. Edhe pse e dinte se vendi në formacion nuk ishte i sigurt, sërish sulmuesi provoi shanset e tij. Dhe deri më tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Mauricio Sarri, ndërsa golat e tij kanë vendosur…

Read More