Sot në studion e“Historia ime” është sjellë historia e një nëne 28-vjeçare. Ardiana Marku nga Mirdita, është nënë e një djali 8-vjeçar me autizëm. Ajo ka kaluar shumë peripeci në jetë, madje ka tentuar edhe të vetëvritet, por ka arritur të gjejë forcën që të luftojë për djalin e saj. 8 vjet më parë pasi u martua me shkuesi, filluan edhe problemet me bashkëshortin, i cili sipas saj e dhunonte. Dhuna nuk ka ndaluar as gjatë periudhës së shtazënisë, por nuk ka treguar për shkak të frikës prej tij dhe mentalitetit të qytetit ku jetonte. Pas ardhjes në jetë të…
Author: tirana
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire. Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa mbetet e lë pa ndjenja. Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë. Siç shihet dhe në video, një person ndërhyn…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me liderët më të rëndësishëm europianë, teksa ishte I pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se ka marrë mbështetjen e pakursyer të liderëve evropiane. Sipas tij, përkrahja është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike. Postimi i plotë i Lulzim Bashës: Më konfirmuan se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e tyre të…
Pavarësisht mungesës së opozitës në Kuvend, debatet nuk mungojnë mes vetë socialistëve. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, kryeparlamentari Gramoz Rucci ka pasur një përplasje me nënkryetaren Vasilika Hysi, lidhur me projektkalendarin e Kuvendit “Për shqyrtimin dhe diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2020”. Deputetja Hysi kërkoi që projektbuxheti të diskutohet edhe në këndvështrimin gjinor nga Nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Aleanca e Grave Deputete. Kjo kërkesë ka sjellë reagimin e fortë të Ruçit i cili i ka ndërprerë fjalën. Tirananews sjell për lexuesit debatin e plotë:
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane, pasi akuzohen për një serë veprash penale. Sipas raportimit të medieve italiane, dy shqiptarët ishin pjesë e një bande të specilizuar për vjedhje automjetesh dhe apartamentesh. Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë të moshës 45 dhe 41 vjeç , policia kishte një urdhër arrest për personat në fjalë nga gjykatësi Busto Arsizio. Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover dhe makinave të mëdha, makina të cilat gjenden në aeroporin e Milanos, Malpansa dhe Linate.
Një skandal seksual ka “tronditur” botën e futbollit. Gjithçka ka ndodhur në futbollin italian, aty ku portieri i Reggiana, Matteo Voltolini është bërë protagonist i një video seksuale. Portieri 23-vjeçar shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua të re, në tualetet e një disko. Video zgjat 15 sekonda dhe vajza ka denoncuar tashmë përgjegjësin që ka kryer regjistrimet dhe i ka shpërndarë. Për të mos prishur imazhin, klubi i Seria C ka vendosur të pezullojë për një javë Voltolinit për shkaqe disiplinore.
Një adoleshenti iu plotësua dëshira e fundit dhe iu mblodhën me qindra makina luksoze në funeral. Djaloshi 14-vjeçar nga Misuri, SHBA, kishte katër vite që luftonte me kancerin e kockave, por më në fund e humbi betejën. Dëshira e tij e fundit ishte që në funeral ta çonte një karvan me makina sportive, pasi i pëlqente shumë. “Kishte një dashuri të madhe për makinat sportive. McLaren, Lamborgini”, tha për mediat një mikeshë e familjes, e cila ka një fondacion dhe arriti t’ia realizojë dëshirën, duke njoftuar personat me makina sportive që t’i vijnë në funeral./Tch/
Më shumë se 2 mijë familje në 12 qarqe të vendit kanë tashmë gati lejen e Legalizimit. Agjencia e Kadastrës ka publikuar listat emërore dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që gjejnë emrin në listat e më poshtme, të paraqiten për të tërhequr pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastrukturë. “Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimit dhe më pas certifikatën e pronësisë. Ndaj lutemi të paraqiteni për të tërhequr këtë faturë! “ njofton Kadastra. SCAN Listat e plota:
David Guetta, është fotografuar në momente intime me të dashurën e tij, Jessica Ledon, teksa po shijonin rrezet e diellit në Miami Beach. “Daily Mail” ka publikuar disa foto të çiftit, ku 52-vjeçari dhe 27-vjeçarja duken mjaft në formë me rroba banje, duke ekspozuar trupin e tyre të palestruar. Ata shfaqen mjaft të dashuruar teksa janë në det, duke u përqafuar e puthur. Ndërkohë Jessica tregon edhe unazën e saj me diamant që ka marrë dhuratë nga partneri i saj 25 vite më i madh se ajo. Krijuesi i hitit “Say My Name”, u divorcua nga bashkëshortja e tij, Cathy,…
Shqipëria u mposht 2-0 nga Franca në ndeshjen e fundit të vlefshme për grupin H eliminator të Euro2020 dhe që përkonte me përurimin e “Air Albania Stadium”. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë nëse Etrit Berisha nuk do kishte shfaqur të gjithë talentin e tij në momente të caktura. Një prej të cilëve gjen hapësirë dhe në faqen zyrtare të UEFA Euro2020, e cila u kërkon tifozëve ta vlerësojnë me notë nga 1 te 10 superpritjen e gardianit që aktivizohet në Serinë A me skuadrën e Spalit. Ja video:
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka pranuar se është në një proces divorci me bashkëshortin e saj. Por ashtu si ka treguar ajo ndarja ka qenë paqësore. Së fundmi ka postuar një foto me të, duke shkruar se tashmë ai është një djalë beqar. Duket se ajo ka një mendim pozitiv për ishi-in edhe pse nuk jetojnë më bashkë. “Aleksi çun beqar,“-shkruan ajo teksa e shoqëron batutën me një shkelje syri.
Të gjithë personat që do të duan të errësojnë xhamat e automjeteve duhet ta bëjnë këtë sipas kuadrit të ri ligjor të miratuar përndryshe do të mbajnë përgjegjësi penale. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit xhamat nuk do të lejohen të errësohen në masën 100% por vetëm sipas tre niveleve të përcaktuara. Automjetet do të lejohen të errësojnë vetëm xhamat anësore dhe nuk do të lejohet aplikimi i asnjë materiali, errësuese ose jo errësues, në xhamin ballor të mjetit. Xhamat anësorë të përparmë do të lejohen të errësohen deri në masën 50% ndërsa për xhamat anësorë të pasmë…