Author: tirana

Koreografja Riselda Sejdia njihet edhe si një personzhet televiziv që spikat në çdo dalje të saj, për natyrën dhe mënyrën e saj të të shprehurit. Ajo është mjaft e komentuar në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze dhe jo vetëm. E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, Sejdia ka folur edhe më shumë për jetën e saj në Dubai, por edhe për një ëorkshop të kërcimeve jazz, që ka organizuar për herë të parë aty. Apartamenti i saj në Dubai është në katin e 48 dhe është tejet luksoz. “Zakonisht jam njeri që më pëlqen të ri në shtëpi,…

Read More

Breanne Benson, Alby Rides e Myla Sinanaj mund të mos jenë emra të njohur tek ne, por mjafton të kërkoni në Google për to dhe mësoni për veprimtarinë e tyre. Këto tre femra janë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura në industrinë e filmave për të rritur. Këto vajza me origjinë shqiptare fitojnë miliona euro nga produksionet e huaja për skenat e nxehta që realizojnë.

Read More

Historiani dhe ish-deputeti grek, Manolis Glezos ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet spitalore bëjnë me dije se Glezos prej tri ditësh është i shtruar në spital pas problemeve serioze me frymëmarrjen. Gjendja e tij tashmë është stabilizuar edhe pse vazhdon të mbetet e rëndë.Glezos shihet si një simbol në Greqi për shkak të qëndrimeve të tij liberale ndaj emigrantëve si edhe pjesëmarrjes në luftën e Dytë Botërore. Kujtojmë se, pesë vite më parë ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare, duke i quajtur ata arvanitas. Në…

Read More

Gjatë stinës së dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për të moshuarit por edhe për të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk punon siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Shkaqet se përse keni ftohtë gjithmonë: Hipotiroidizimi Hipotirodizimi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit. Anemia Anemia ndodh kur një person ka më shumë rruaza të…

Read More

Postimi i fundit i Madonnës dukë bërë banjo të akullt e më pas duke kthyer një filxhan që sipas saj përmban urinën e vet, ka bërë lëmsh gjithë rrjetin. Mbretëresha e muzikës pop e postoi vetë videon në rrjetet sociale, duke ua sugjeruar të gjithë ndjekësve këtë trajtim, i cili supozohet se u bën mirë muskujve dhe lëkurës. Mirëpo të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, dermatologia Erjona Shehu dhe dietologia Matina Çobo, e quajtën të gjithën një çmenduri, duke theksuar se nuk ka asnjë studim shkencor që të vërtetojë se konsumi i urinës ka benefite për shëndetin.

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti sot në Komisionin e Sigurisë kërkesën e tij që ministria e cila ai drejton, të ketë më shumë fonde për vitin 2020. Duke bërë publikë disa zëra investimesh, me të cilave një laborator të ri për Policinë Shkencore, apo një godinë për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Lleshaj formuloi edhe një kërkesë tjetër. Ai kërkoi fonde për vitin 2020 për të blerë një aparaturë të re poligraf, ose e thënë ndryshe “makina e së vërtetës”, e cila do të shërbejë për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Deri më tani, në…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes diplomatëve dhe një sekretareje! Sekretares në Ambasadën e Katarit në Londër diplomatët e vendit arabik iu lutën për seks, i kërkuan që të organizonte orgji dhe madje donin të flinin me vajzën e saj adoleshente. Sipas mediave britanike, Deanne Kingson, 58 vjeçe, mësohet të ketë thënë se ishte në prag të vetëvrasjes, pas punës që kishte kryer në ambasadë, në Londër. Gjykata e Londrës dëgjoi edhe faktin se si ambasadori u përpoq vazhdimisht ta merrte në shtrat. Mësohet se kur ajo refuzoi, ai shënjestroi vajzën e saj 19-vjeçare. Zonja Kingson, e cila më…

Read More

Ndonëse ne i shohim gjithmonë në gjendje perfekte dhe na duket sikur janë gjithmonë shumë mirë, personazhet e famshëm kanë edhe ata problemet e tyre. Jo shpesh ndodh që t’i tregojnë, por rasti i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha bën përjashtim Bebe ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet seksi e veshur me të zeza dhe në përshkimin e fotos tregon sakrificat që bën një artist. Këngëtarja tregon se pavarësisht dhimbjeve të barkut është detyruar të ngjitej në skenë pasi fansat ishin aty për të. “Në të vërtetë kisha dhimbje barku të tmerrshme, kisha nevojë të shkoja në…

Read More

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchard ka paraqitur raportin vjetor të institucionit që përfaqëson. Misioni amerikan në OSBE thekson se Borchardt ka mbajtur në Këshillin e OSBE-së një qëndrim korrekt në lidhje me reformat që ky institucion ndërkombëtar kërkon të ndërmerren në Shqipëri. Njoftimi i misionit amerikan ne OSBE Faleminderit, Ambasadori Borchardt, për prezantimin tuaj sot dhe prezantimin tuaj joformal dje. Për më shumë se njëzet vjet, Prania e OSBE-së në Shqipëri ka qenë e domosdoshme për përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimit të gjyqësorit dhe mbështetjes së të drejtave të njeriut dhe…

Read More

Në prill të këtij viti bëri bujë sherri virtual mes Rezarta Shkurtës dhe Shkëlzen Berishës. Shkak i këtij sherri u bë një postim nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Shkëlzeni e Rezarta nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë disa muaj pas këtij sherri duket se raportet mes dy familjeve janë rregulluar. Rezarta ishte mbrëmjen e djeshme e shoqëruar nga Ermali në premierën e filmit “Falco” të Bes Kallakut. Aty Rezarta u fotografua nga “Blitz.al” duke u përqafuar e duke biseduar me Arminën, të fejuarën e Shkëlzenit. Dy vajzat dukeshin shumë të afërta me njëri-tjetrën dhe biseduan për pak. Vëmendje tërhoqën…

Read More

Debutim tepër pozitiv me fanellën e Irlandës U-15 për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata. Roko u aktivizua titullar në sfidën ndaj Polonisë, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës në triumfin 2-1. Pas një 11-metërsh të shpërdoruar nga shoku i skuadrës, Roko Vata, e ndoqi mjaft bukur aksionin, teksa arriti ta shtynte topin drejt rrjetës. 14-vjeçari nuk ishte shqiptari i vetëm i aktivizua me fanellën e Irlandës, teksa në fushën e lojës, ishin edhe 2 futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, bëhet fjalë për Justin Ferizajn dhe Kevin Zefin. Ky i fundit, ashtu si Vata, u bë protagonist,…

Read More

OSHEE ka njoftuar abonentët në Tiranë, se për shkak të rikostruksionit të kabinave do të ketë një shkëputje të energjisë elektrike, në disa zona të kryqytetit. Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datën 22 nëntor, gjatë orës 9 të mëngjesit e deri në 15:00. Njoftimi i plotë: Stakim, data 22 Nëntor Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 22 Nëntor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë 09:00-15:00 Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, “Rruga e Barrikadave”, rruga “Zenel Baboci” rruga “Abdulla Keta”, Kashar, Yrshek, “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”.

Read More