Nga Ben Andoni Përplasja e fundit e kryetarit të shtetit Ilir Meta me maxhorancën për parimet dhe në praktikë me emrat në Gjykatën Kushtetuese kanë zbuluar një paradoks të madh, që lidhet me sovranizmin dhe sjelljen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aleates që ia kemi falur shpesh sovranizmin, tashmë po ia kujtojmë hidhur. Ndërkohë që maxhoranca e përdor një e dy drejtësinë që vjen nga SHBA-ja, kryetari i shtetit mundohet me kërcime të ndryshme herë-herë ta gërvishë hidhur dhe pastaj ta lavdërojë Aleatin e madh, me një fjalor disi bajat. Në fakt, janë regjime të tilla si ajo që…
Author: tirana
Ditët e fundit ka ndodhur një zhvillim i ri që lidhet me gratë dhe fëmijët shqiptarë në kampin A Hawl në Siri. Në kushtet e konfidencialitet një burim nga departamenti i Antiterrorit në policinë e shtetit i tha Top Channel se ka nisur marrja e deklaratave nga familjarët në Shqipëri për fëmijët dhe gratë në Siri. Përmes kësaj deklarate u merret pëlqimi që ata pranojnë kthimin e të afërmve nga Siria. Emrat e disa prej grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Al Hawl në Siri: Etleva Beshir Stafhasani lindur më 28.03.1968 TiranëHilma Mehmet Stafhasani lindur më 05.11.2006 TiranëStela Mehmet Stafhasani lindur më…
Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të enjte përplasjen mes Presidncës dhe Ambasadës Amerikane, sa i përket Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë dy gazetarët e aktualitetit kanë sqaruar edhe “shantazhimin” ndaj zëdhënësit të Presidentit. Klodiana Lala: Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që…
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në stadiumin e ri kombëtar. Lajmi konfirmohet nga presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, që në një prononcim për mediat ka pohuar se derdi i radhës do të luhet pikërisht në impiantin e ri të kryeqytetit. “Edhe sikur fusha e “Selman Stërmasit” të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet atje. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u zhvilluar në fundjavë dhe…
Policia e Beratit ka ndaluar tre të rinj që kanë dhunuar barbarisht një 30-vjeçar . Në një komunikatë, policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 Shtatori”, ku është dhunuar shtetasi me iniciale N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas. I riu ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e dhunës së mashirshme u publikuan sot në media nga një banor i qytetit, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë. Komunikata e Policisë: Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi nëd flagrancë i shtetasve: • F.G, 17 vjeç, • …
Aleksandër Varfaj, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt është bërë pjesë e mediave rozë pas ndarjes nga moderatorja. Së fundmi ai është bërë edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku poston foto dhe video nga përditshmëria e tij. Pas reklamës që i bëri vetë Rudina, duke e deklaruar beqar, Aleksi ka publikuar disa video në Instastory ku duken disa skena të nxehta të një shfaqjeje që është vënë në skenë një natë më parë në Teatrin Eksperimental. Bëhet fjalë për shfaqjen “Histori Antike” ku Ledion Zoi dhe Ilirda Bejleri shfaqen në një sexy-comedy. Në pamje shihet që dy aktorët shkëmbejnë dëshirat e…
Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por jo me çmimin e ndarjes së Kosovës. Teksa ishte i ftuar në studion e Fax news, Haradianaj deklaroi se nuk është kundër këtij bashkimi, por sipas tij copëtimi i Kosovës do të shkaktonte luftëra. “Unë nuk jam kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por nuk jam me një bashkim që ka si kusht ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, kjo do të ishte tragjike, do të shkaktonte edhe luftëra. Mogherini ka lëvizur me deklaratat e saj në vazhdimësi ka qenë e lëkundur. Nuk mundet dikush të…
Miku i Sali Berishës në qeverisje, Damir Fazllic, ka komentuar sot takimin e Partive Popullore Europiane. Por Fazllic ka zgjedhur të postojë fotot e Majlinda Bregut në takim me Joseph Daul dhe Merkel, dhe jo ato të Bashës. Ai shkon edhe më larg teksa në Twitter shkruan: “Kryetarja e ardhshme e PD, Basha IK!”…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar përfundimisht Besnik Muçin, të dekretuarin dhe të betuarin e Presidentit Ilir Meta për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mos justifikimit të pasurisë. Sot, Muçi deklaroi para gazetarëve se nuk e njeh këtë shkarkim, pasi vendimi është marrë në kushtet, kur ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që edhe Kodi Penal, në nenin 249 të tij, për rastet e vijimit të detyrës nga ana e personave që janë vënë në dijeni se nuk duhet ta ushtrojnë atë detyrë ka parashikuar deri në një vit burg. Ja çfarë thotë konkretisht Neni 249…
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998″, Adem Jashari me 21 anëtarët e familjes për tri ditë rresht u bënë rezistencë forcave serbe. Por, edhe në bazë të dëshmive të dhëna, ishte Ali Jashari, personi që nuk iu nda Adem Jasharit, komandantit legjendar, në asnjë moment. Pamjet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, paraqesin figuren e dëshmorit të lirisë. Ali Jashari padyshim se ishte krahu i fortë i Adem Jasharit. Në vazhdim ju sjellim pamjet.
Një mësues është kapur duke fotografuar poshtë fundeve të nxënëseve të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ekuador, ndërsa mësuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pezulluar dhe kanë nisur hetimet ndaj tij. Në videon e shpërndarë në rrjet, duket mësuesi i cili përgatit telefoninë tij dhe e vë krahun poshtë karriges, ndërsa nxënëset afrohen. Sipas “the mirror”, Ministria e arsimit po heton rastin, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj ngacmimeve seksuale në shkolla.
Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mbrëmje pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, i riu i cili drejtonte automjetin është një 18-vjeçar. Raportohet se ai vuri re që diçka nuk shkonte mirë në sistemin e drejtimit të makinës dhe ka zbritur prej saj. Vetëm pak sekonda u deshën dhe makina ka shpërthyer duke marrë flakë.